Andi Bushati: As me të tallur PS nuk mund ta propozonte këtë “hapje listash”

21 Shtator 2020, 15:22Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Propozimi i PS-së për të hapur listat 100% është barazvlefshëm me mashtrimet më të mëdha që Edi Rama ka bërë qysh prej kurse gjendet në politikë.

Ai mund të krahasohet me thirrjen që në PS të lulëzojnë fraksionet, të cilën e shndërroi pastaj në një parti ku për kryetarin nuk bëhen më as zgjedhje.

Ai mund të barabitet me përbetimet se kushtetuta nuk mund të ndryshohet më si në prillin e 2008-ës, që u bënë nul në këtë 30 korrik.

Në listën e gjatë me titull : “E hëngrët edhe këtë herë”, kjo lëvizje mund të qëndrojë denjësisht përkrah nismave për rishikimin e koncesioneve të oligarkëve të Saliut, zhdukjen e kanabisit duke sulmuar Lazaratin, moratorium dhe zero ndërtime në Tiranë, ndalimin e importit të plehrave apo mbylljen e kazinove.

Sepse në thelb, ajo përbën një tallje të madhe. Le ta shohim përse. Socialistët vërtet depozituan në Këshillin Politik amendamentet e titulluara “për hapjen 100% të listave”, por falë tyre, në 25 prill, mund të rezultojë që të kemi një parlament ku asnjë prej deputetëve të mos jetë zgjedhur nga vota popullore, por të gjithë të jenë ata që kanë qenë të parët në preferencat e kryetarëve. Pra në një rast teorik, mund të ndodhë që në një qark si Kukësi, dikush që ka marrë 14 mijë vota të mbetet jashtë dhe dikush tjetër që ka marrë vetëm dhjetë të futet në parlament sepse shefi e ka vënë ndër të parët në listë.

E gjitha kjo mund të ndodhë sepse në mendësinë e rilindasve, zgjedhësit mund të entuziazmohen e të vënë një plus mbi x apo y që gjykojnë se janë të denjë për deputetë, por nëse këtë politikan të pëlqyer nga qytetarët kryetari e ka vendosur në një vend jo fitues në listë, ai duhet të marrë më shumë vota se mesatarja e partisë, për ta ndryshuar fatin e tij. Pra në një zonë ekektorale si Shkodra, nëse Jozefina Topalli apo Ditmir Bushati (emrat janë të përzgjedhur rastësisht) merrnin personalisht mbi 10 mijë vota, ata nuk do të bëheshin deputetë nëse Basha dhe Rama nuk do ti kishin qejf.

Ky pra është versioni i listave të hapura që propozon PS-ja. Ai është tjejet idiotesk për tu marrë seriozisht si ndryshim dhe aq më shumë diskreditues nëse ke parasysh fushatën që I parapriu për ti dhënë vlerë votës së qytetarëve dhe për të respektuar atë që kërkon shumica e shqiptarëve.

Në këtë kuptim edhe idhtarët e listave të hapura që po e kundërshtojnë atë sa për të larë gojën, nuk bëjnë asgjë më tepër sesa vetëdiskreditohen në sytë e publikut.

Sepse kjo është një shaka e rëndë, të cilën nuk mund ta tolerojnë edhe ata që thonë se rilindja nuk e ka seriozisht. Edhe për ata që besojnë se ky nuk është versioni përfundimtar, por Rama po e bën këtë për të tërhequr vëmendjen, për ti’a mbivendosur zhurmës për ndryshimet kushtetuese dhe ndalimin e koalicioneve, kjo duhet të përbëjë një vijë të kuqe, të pakapërcyeshme.

Sepse edhe sikur me shaka ti ketë depozituar PS këto propozime edhe kaq mjafton që kjo të jetë shumë e rëndë. Pasi është një tallje e padëgjuar që të bësh fushatë se po i’a lë në dorë popullit të zgjedhë deputetët dhe pastaj në parlament të mos përfundojë asnjë që është votuar nga zgjedhësit.

9 komente në “Andi Bushati: As me të tallur PS nuk mund ta propozonte këtë “hapje listash””

  1. Malsori says:

    Helmi qe ka ne bark Bushat Komunisti kunder Rames e shperfytyron si njeri se dihet logjika e tij eshte alla Meta e Sali.Mavriu Bushat nuk ka faj sepse nga keta eshte bere milioner bashk me Fevzon Eni Syzgurdulluar.Malsori Boston

    1. Kute says:

      Ky Bushati nje cop. Gomari MBETI
      RAMA edhe henen te sjell ne TIRAN prap ky LEGEN vrer do vellai. Monster
      RAMA BURE SHTETI ka BERE DETYREN QE nuk e ka BERE nonje KRYEMINISTER tjeter njeriu me I MATH QE ka PARE SHQIPERIA
      Gjigandi fiton zgjedhjet
      Bushati to haje K,,,,,,,, ,,n Rames

  2. Korabi says:

    Po sa i zgjuar pake qen mor lepurushi i gjyshit. Po si e gjete ?

  3. Ideali says:

    O malesor, o bese prere, o Plarent Ndreca qe s ka lene gje pa bere dhe te gjitha ne emer dhe ne bese te Shen anour. Pse nuk shpjegon ate arsyetim qe ben Bushati, po vetem shan para e prapa. Ptuuuu race e keqe sklleverish qe shitesh e blihesh per 30 aspra si Juda. Ne djall shkofsh, me kete prerje ne bese me te verteten. Mbi koke te rafte hakmarrja e nje populli te tere qe kerkon ndryshim me vote. Palaco je, njelloj si padroni yt. Horr i basifondeve te Parisit. Mut i jati, mut i biri.

  4. kasemi says:

    Eh, more bebushi bushat, po si kujton ti se parti nuk do te influencoje ne caktimin e kandidateve!!! Cudi, po perse bejne fushate partite qe te fitosh ti me ate bythelepiresin berisha. Po afer mendsh qe secila parti do te influencoje ne caktimin e kandidateve per deputete. Hapja ose jo e listave pak influencon ne zgjedhje. Kur te hapen listat eshte mire se secili votues e njeh kandidatin per deputet dhe vendos vete per cilin voton, pra nuk voton vetem partine por edhe deputetin me emer. Ndersa per sa thote bushati, si me lista te hapura ashtu edhe te mbyllura ps do te fitoje ore nipi i besnikut te berishes.

  5. Timi says:

    Arsyetimi i Bushatit or Ideali eshte nje srsyeti debilash plot dashakeqesi e “shaj shaj se dicka do te mbetet”. Bushati yt o Ideali nuk e ka idene se si funksionon propozimi i PS dhe lustat e hapura…dhe con uje ne mullurin e Brishes me sryetimin e tij gjenial, sic ka berd me srsyetimet e tij gjeniale plot shpifje qe nga ora e pare kur Rama fitoi zgjedhjet ne 2013 e Sali krimineli iku duke qare.
    Arsyetimi i sakte eshte qe ai kandidat qe merr me shume vota automatikisht drl ne krye te listes dhe fiton. Nese e lexon kete koment i Ideali, tregoja dhe Bushatit te mos ngaterrohet kot me, me arsyetime gjeniale se edhe Saliu, edhe Meta bashke me Luli Bashen dhe Moniken perseri koqet e Edit do fitojne. Akoma nuk e ka kuptuar arsyetuesi i madh Bushati kete…kriminelet qe permenda me siper nuk fitojne me kurre me ne kete vend, jane me pozitat e komunusteve me 1989- 1990…i ka marre muti shalet, apo jo o Ideali. Nuk ka sistem zgjedhjesh e lista te hapura e te pahapura qe i ben derman ketyre krimineleve. Shqiptaret keta plehra i duan ne BURG o Ideali. Lujtoja Bushatit tend qe keta kriminele jane pikerisht ne kushtet e partise dhe shokeve t gjush Hysniut ne 1990 kur shqiptaret donin ti shkelnin ne kembe jo ne te votonin per to, eshte e nhejta skene edhe tani me kriminelet Sali, Meta, Luli, Monika e hordhite e tyre. Shiptatet duan i cajne, ti shkelin ne kembe e ti nxjerrin gjerat e vjedhura nga bytha ketyre hajduteve jo me ti votojne.

  6. Timi says:

    Arsyetimi i Bushatit or Ideali eshte nje arsyetim debilash plot dashakeqesi e “shaj shaj se dicka do te mbetet”. Bushati yt o Ideali nuk e ka idene se si funksionon propozimi i PS dhe listat e hapura…dhe con uje ne mullirin e Berishes me aryetimin e tij gjenial, sic ka bere me arsyetimet e tij gjeniale plot shpifje qe nga ora e pare kur Rama fitoi zgjedhjet ne 2013 e Sali krimineli iku duke qare.
    Arsyetimi i sakte eshte qe ai kandidat qe merr me shume vota automatikisht del ne krye te listes dhe fiton. Nese e lexon kete koment i Ideali, tregoja dhe Bushatit te mos ngaterrohet kot me, me arsyetime gjeniale se edhe Saliu, edhe Meta bashke me Luli Bashen dhe Moniken perseri koqet e Edit do fitojne. Akoma nuk e ka kuptuar arsyetuesi i madh Bushati kete…kriminelet qe permenda me siper nuk fitojne me kurre me ne kete vend, jane me pozitat e komunusteve me 1989- 1990…i ka marre muti shalet, apo jo o Ideali. Nuk ka sistem zgjedhjesh e lista te hapura e te pahapura qe i ben derman ketyre krimineleve. Shqiptaret keta plehra i duan ne BURG o Ideali. Kujtoja Bushatit tend qe keta kriminele jane pikerisht ne kushtet e partise dhe shokeve te gjysh Hysniut ne 1990 kur shqiptaret donin ti shkelnin ne kembe jo ne te votonin per to, eshte e njejta skene edhe tani me kriminelet Sali, Meta, Luli, Monika e hordhite e tyre. Shiptatet duan i cajne, ti shkelin ne kembe e ti nxjerrin gjerat e vjedhura nga bytha ketyre hajduteve jo me ti votojne.

  7. shkelzen haxhia says:

    Si shpjegohet qe nuk del asnje ne mbrojtje te Bushatit nga komentuesit.edhe pse shkrimi i tij eshte shume realist.Kuptohet se kush eshte komunist me 99% i keq ose 99% i mire. Nuk e mbani me dot Ramen me komente delirantesh ne rrjetet sociale. Rama do pesoje si Berisha me nje humbje shume te thelle.

    1. Loni says:

      Edi Rama do rrije edhe 2 mandate te tjera, o shkelzen haxhia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje