Arbitri ndërkombëtar për detin, një thikë e domosdoshme me dy presa

18 Shtator 2020, 14:47Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Ka një lojë pasqyrash në debatin për marrëveshjen detare mes Greqisë dhe Shqipërisë. Një nga ato situata iluzive dhe të vështira për t’u shquar saktë dhe për t’u kuptuar dhe zbërthyer në të gjitha detajet e tyre. Fjala vjen, ajo që fillimisht u pa si një akt force i Edi Ramës ndaj Mitsotakis, pra vizita tek “sulltani” Erdogan vetëm pak orë para vajtjes në Athinë, më pas u komentua nga mediat si një ndërmjetësim i mundshëm i kryeministrit shqiptar në sherrin më të fundit greko-turk për ishujt e Egjeut.

Ana tjetër e errët dhe e rrezikshme e pjesës tonë të diskutimit me grekët për detin, vjen nga precedenti i marrëveshjes së mëparshme të rrëzuar bujshëm nga Gjykata Kushtetuese shqiptare. Së treti, ujrat turbullohen edhe më tepër nga fakti që qeveria aktuale në Tiranë ka konsumuar një copë të mirë negociate me qeverinë Cipras, që sot nuk është më në fuqi në Athinë. Duke bërë që në kryeqytetin shqiptar të nisin spekulimet e zakonshme rreth faktit nëse ka ose jo një projekt-marrëveshje në fazë të avancuar me palën greke, apo thjesht gjithçka është rikthyer edhe një herë në pikën zero.

Në këtë aspekt të fundit duket se Edi Rama ka mësuar nga paraardhësit e tij demokratë. Teksa Berisha dhe Basha negocionin me qeverinë e Karamanlis në vitin 2009, duke marrë “hua” nga pala greke edhe hartat ushtarake mbi të cilat diskutoheshin kufinjtë detarë, qeveria aktuale ka deklaruar se do ta nisë procesin vetëm me praninë e një pale të tretë. Jo si Berisha, i cili pasi humbi në Kushtetuese me marrëveshjen që firmosi me dorën e Lulzim Bashës, hodhi idenë se mund të vijohej me një arbitrazh gjykatash. Jo. Rama ka hedhur idenë se tashmë deti mes Greqisë dhe Shqipërisë duhet të ketë një dëshmitar/këshilltar/arbitër. Një nocion ende për t’u përcaktuar, pasi format e asistencës në këtë drejtim janë të shumta.

Në vitin 2009 Shqipëria dhe Greqia diskutuan pa palë të tretë një marrëveshje që u cilësua nga Gjykata Kushtetuese si një akt që cënonte sovranitetin e Shqipërisë dhe integritetin e saj territorial. Ky dështim kishte brenda edhe standartin e ri që duhej të plotësonte negociata e radhës për këtë çeshtje. Dhe duket se parimi kryesor është që jo vetëm të gjenden kompromise delikate të natyrës politike dhe teknike, por edhe që gjithçka të zhvillohet në prani të një pale të tretë.

Siç na mëson historia, në vitin e largët 1984 Vatikani ndërmjetësoi me sukses një mosmarrëveshje territoriale dhe detare mbi Kepin Horn dhe ishujt Beagle, të pretenduara nga Argjentina dhe Kili. Papa Gjon Pali II ofroi të dërgojë përfaqësuesin e tij personal për të ndërmjetësuar, pasi ishin përhapur fjalë se junta argjentinase po bëhej gati për një pushtim ushtarak të këtyre territoreve. Vite më vonë, të njëjtën mënyrë zgjidhjeje do të përdornin Kroacia dhe Sllovenia, kur do të pranonin ndërmjetësimin e Havier Solanës, shefit të politikës së jashtme të BE, në një mosmarrëveshje detare. Një rol të tillë kanë luajtur gjatë viteve personalitete të njohura botërore si Ahtisari, De Melho etj. Precedentet në historinë botërore janë me dhjetra, në mos më qindra. Në këtë aspekt, debati shqiptaro-grek për detin me një palë të tretë si asistuese, është një masë preventive për të shmangur situata si ajo e vitit 2009, por edhe për t’i dhënë integritet dhe perspektivë të qartë procesit.

Duke propozuar një arbitër në bisedimet me Athinën, Edi Rama ka shuar që në pikënisje hamendjet dhe akuzat e opozitës apo të patriotëve të minutës së fundit, për shitje territoresh apo marrëveshje okulte në dëm të interesave tona shtetërore e kombëtare. Megjithëse Lulzim Basha deklaronte se Rama kishte vajtur tek idea e tij për detin, pra tek pala e tretë, ndryshimi i negociatës aktuale me atë të vitit 2009 është esencial. Një dekadë më parë palët negociuan mes tyre pa palë të tretë dhe vetëm kur Kushtetuesja në Tiranë rrëzoi marrëveshjen (e nënshkruar dhe duartrokitur solemnisht nga dyshja Berisha-Basha), hodhën si ide zgjidhjen e sherrit në arbitrazh ndërkombëtar.

Propozimi aktual i qeverisë shqiptare i del përpara kësaj ngatërrese potenciale dhe është një lëvizje mëse korrekte. Prania e një arbitri apo konsulenti të tretë e bën më të lehtë procesin, por njëkohësisht i jep atij një përmasë më komplekse. Nëse palët do t’ja besojnë vendimmarrjen një shteti, organizate apo personaliteti të caktuar, ato duhet të jenë të përgatitura që ta pranojnë ofertën  e tij. E cila, me gjasë, do të lerë shije të hidhur në gojën e njërës prej qeverive. Me futjen në lojë të një aktori të jashtëm, relativizohet pesha dhe roli i dy palëve në tryezë.

Shqiptarët dhe grekët duhet të jenë të përgatitur për këtë rrethanë, duke marrë përsipër të përmbushin kompromisin që do të arrihet. Të paktën kjo është ajo që ofron ndërmjetësimi ndërkombëtar në këto raste. Fjala vjen, nëse ndërmjetësi do ta merrte të mirëqenë tezën greke për shkëmbin liliput përballë Sarandës, ku pulëbardhat shkojnë për të hedhur glasat, duhet te jemi të përgatitur që të do të ishte edhe më e vështirë sesa sot, që të hidhej poshtë një qëndrim i tillë.  Kjo duhet llogaritur që tani.

12 komente në “Arbitri ndërkombëtar për detin, një thikë e domosdoshme me dy presa”

  1. Bbb says:

    Ça arbitri nderkombetar thot ky aguridhja më
    O gazetar a i lexon gazetat ti se ça bohet apo jo?

    1. Drenova says:

      Eshte hera e pare qe lexoj nje shkrim antishqiptar te Minxhozit!
      Idea,qe t’i drejtohen nje gjykate nderkombetare,qe ne fillim eshte nje mashtrim i madh i perdorur nga Rama per te fshehur mareveshjet e fshehta te tij me greket!
      Qe t’i drejtohesh nje gjykate nderkombetare me pare duhet te kesh patur mosmareveshje dy paleshe,pra nje konflikt!
      Ne se Greqia i ka paraqitur pretendimet e veta per 12 milje detare ne favor te saj,po pala shqiptare,cfare pretendimesh ka shtruar dhe qe nuk qenkan pranuar nga ata?
      Eshte teper djallezoire qe Rama vetem ka folur se Greqia ka te drejte te kerkoje 12 milje detare,por ne asnje rast nuk ka thene se cfare kerkon Shqiperia dhe se ky pretendim i Greqise eshte kunder interesave te Shqiperise?
      Kur nuk ke patur mosmareveshje,pra konflikt,si mund t’i drejtohesh gjykates?
      Eshte cmenduri dhe DJALLEZI te pranosh kete ide te cmendur dhe antishqiptare te Rames!
      Ai mbi te gjitha nuk i ka thene opinionit shqiptar se ne kete perplasje me greket ne kemi keto pretendime!
      Por sa here qe eshte pyetur nga gazetaret ai ka perseritur si papagall vetem se Greqia ka te drejte te shpalle 12 km ne det!
      Po ti more MAVRI me boje,cfare pretendimesh ke?
      Ne fund te fundit ,kush je ti,qe merrke persiper tjetersimin e teritorit te Shqiperise me Greqine sikur ta ka lene si prone yt ate?
      O popull shqiptar!
      Qendroni vigjilente se Rama eshte tradhetar si Esat Toptani!

  2. injorantja says:

    e kush na qenka ky arbitër ndërkombëtar dhe me votat e kujt asht zgjedh?

  3. injorantja says:

    e kush na qenka ky arbitër ndërkombëtar dhe me votat e kujt asht zgjedh? ???

  4. Ilir says:

    Arbitri nderkombetar mund qe me 12 milje ta sjelle detin e grekut brenda ne toke shqiptare. Cfare do ti benim mender arbitrit? Asgje. Berisha ka faj qe iu fut asaj marreveshjeje. Duhet te kishte ngulur kembe se i mbetej ndarjeve te hershme te kufirit. Nga na doli ne 2009 kjo ngutje per rishikim te kufirit te ujrave? Çudi e madhe vetem probleme na ka hapur ky njeri.

  5. Logos says:

    Nese ndermjetesuesi bazohet tek teza greke apo shqiptare, ai nuk eshte me ndermjetesues por sekser i njeres pale, apo me keq akoma, perfitues personal i shtetit te tij nga rezultati i marreveshjes. Ekziston nje ligj nderkombetar qe rregullon mosmarreveshjet detare, ndersa ketu luhen gjera qe fare pak njerez i shohin. Deti nuk eshte vec nje pretekst. Pastaj pozitat greke nuk jane te barabarta me ato shqiptare. Nese kjo asimetri ruhet dhe perdoret si pikenisje e negociatave, marreveshja nuk do jete kurre e barabarte. Po te shtojme ketu edhe presionin grek per celje/pengim negociatash per Shqiperine, e gjithe marreveshja shpie ujin e detit te greqia.

  6. Neroni says:

    Mbi te gjitha varet kush zgjidhet si ndermjetes. Nqs eshte Gjykata e Arbitrazhit Nderkombetar e specializuar per legjislacionin detar, OK. Por nqs zgjedhin ndonje nga BE, normal qe greku do favorizohet.

  7. E VERTETA says:

    Ne vitet 80te arka e nje mence puntore, diku ne veri te Shqiperie ndersa po vidhej po nga nje puntor qe kish hyre nga dritarja,
    u kap nga banakjeri.
    Banakjeri e kontrolloi dhe i gjeti nen kanatjere rreth 50 mije leke.

    Pas keaj e hodhi ne gjyq per vjedhje dhe se i mungonin rreth 40 apo 50 mije leke te tjera.

    Prokurori i ceshtjes kerkoi qe kjo ceshtje te mbyllej.
    I demtuari i thote: shoku prokuror po keto 40 apo 50 mije leke te tjera qe me mungojne ne arke kush do mi paguaj mua?

    Prokurori pasi u mendua pak i thote: Nikolle, ka ngelur me i pagu ti.
    Si i thote Nikolla i revoltuar, dhe i vjedhur dhe te paguaj, sikur nuk shkon.

    Gjykatesi dha vendimin qe ato ti paguente Nikolla.

    Arsyeja: djali qe vodhi banakun e kish dajon shef te madh te prokurorit dhe gjyqtarit.

    Ju e kini lexuar deklaraten e Kryetare se Keshillit te Evropes qe thote: Turqia te terhiqet ne do mbrojme Greqine dhe Qipron sepse jane antare te Bashkimit Evropjan, sipas doktrines se te famshit Macro, se “‘ne mbrojme kufjte e Evropes se Bshkuar”.

    Ju mendoni me te vertet qe, ne kete klime botrore, mund te fitoje Shqiperia dhe me 100% te drejte, sic ka per ceshtjen e Shelfit Kontinental/Zones Ekonomike Ekskluzive?

    Mese qesharake. Lexoni opinionet per trafikun e droges dhe do kuptoni se asnje gjyqtar/gjykate nuk e merr persiper kete cehtje.

    Ne disa shkrime dhe komente ne Gazeten e hapur Tema eshte rekomanduar me force qe:

    SHQIPERIA DUHET TE SHPALLE BOTRISHT KUFIJTE E SHELFIT KONTINENTAL/ZONES EKONOMIKE EKSKLUZIVE

    ashtu sic kane bere gjithe shtetet e Detit Medheut dhe me gjere.

    Kur ti si shtet del ne ballafaqim me kufijte e tu fillon dialogu, diskutimi, ndermjetesimi deri ne pranim apo refuzim te
    marrvehjes.

    U eshte thene dy personave qe pretendojne se kane shkruar libra dhe qindra faqe per kete pune, se ajo qe duhet te kishin bere do ishte te paraqitin vetem nje harte me keto kufij, ne ndihme te Grupit te ngarkuar me kete problem.

    Menjehere, te nesermen apo pas disa ditesh argumentimin per domosdoshmerine e nje harte te tille e paraqitin si te tyre
    ne nje Gazete Hermetike (qe nuk lejon komente, si ato te Korese se Veriut).

  8. Epo kjo pune says:

    Arbitri nuk eshte UFO.. greqira e lyen rroten e qerres, nuk ka bisedime me nje pale qe jemi ne lufte, te mbaroje lufta dmth heqi ligjin e luftes pastaj llogje beni sa te doni se del shejtani nga shishja e fillon ceshtja came e hapen petet

  9. Tr says:

    KOKRRA E IDIOTIT, I SAPO SHITUR TE PS.
    PALA E TRETE ESHTE 100% ME GREQINE. DHE RAMA THOTE NUK JA DHASHE UNE POR PALA E TRETE. ????????????

  10. Klimax says:

    Perse perdridheni si kurvat?!! Ne qoftese marreveshja e 2009-es se qeverise Berisha “cenonte sovranitetin kombetar dhe integritetin e saj territorial”, atehere perse nuk ka paraqitur per kaq kohe qeveria shqiptare e Edi Rames, kjo qeveri qe kundershtoi me te madhe dhe e dergoi ne Gjykaten Kushtetuese marreveshjen dhe qe eshte ne pushtet qe prej vitit 2013, nje projekt apo nje alternative te dyte qe nuk cenon “sovranitetin” kombetar dhe te paraqitet ne dialog e negociata me palen greke?!!! Nuk ka njohje? Atehere si ishte e bindur qe marreveshja e pare “cenonte sovranitetin kombetar”?!!!
    Propaganda populiste u konsumua ne vitet 2009-2013 me fitoren e “Rilindjes” ne zgjedhje. Ballafaqimi i qeverise Rama me realitetin ne rolin e pozites tregoi se ligjeve nderkombetare mbi kufijte detar nuk mund ti perballesh me populizem primitiv, por me fakte te bazuara pikerisht nga keto ligje. Ky eshte dhe faktori i pare ku Edi Rama ka humbur entuziazmin e dikurshem si “patriot” dhe “hero” kombetar.
    Faktori i dyte qe Edi Rama i shmanget realitetit per vazhdimin e negociatave me Greqine eshte Turqia. Eshte kjo e fundit qe dy-metroshin Edi Rama e ka futur ne brekushet e Erdoganit dhe e ka bere ate nje bythlepires qesharak!

  11. Tori says:

    Perse ti ke pas pershtypjen se perpara ka qene nje bythlepires serioz !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje