SHBA: Përhapja e koronavirusit nuk realizohet përmes ajrit

22 Shtator 2020, 22:15Bota TEMA

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) hoqi të hënën udhëzimet paralajmëruese për transmetimin e mundshëm nga ajri të koronavirusit, duke thënë se projekt-rekomandimi ishte postuar gabimisht.

Aktualisht, udhëzimet e agjencisë thonë se virusi përhapet kryesisht nga personi në person përmes spërklave që dalin nga goja për shkak të frymëmarrjes, të cilat mund të bien në gojën ose hundën e atyre që rrinë pranë.

Deklarata vjen pasi Donald Trump nuk ra dakord me drejtorin e saj në lidhje me rolin që kanë maskat në mbrojtjen nga virusi që u pasua nga një sërë artikujsh në revista ku pohohej se udhëzimet në lidhje me testimet mbi koronavirusin të postuara muajin e kaluar në faqen e internetit të CDC-së, nuk ishin shkruar nga shkencëtarët e agjencisë dhe ishin postuar pavarësisht kundërshtimit të tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje