Ngjarja makabër, burri i çan barkun gruas për të parë gjininë e fëmijës

22 Shtator 2020, 22:00Bota TEMA

Një burrë në Indi është arrestuar pasi i ka çarë me drapër barkun gruas së tij shtatzënë për të mësuar gjininë e fëmijës. Akti barbar shkaktoi vdekjen e fëmijës, ndërsa nëna është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas mediave lokale, çifti kishte 5 vajza.

Në Indi, vajzat shihen si barrë për familjen dhe preferohen djemtë. Shumë familje bëjnë fëmijë derisa të lindin një djalë.

Në Indi aborti është i ligjshëm, por aborti selektiv, që targeton femrat, jo. Gjithësesi, qindra mijëra vajza abortohen çdo vit në këtë shtet. Kjo është arsyeja që India ka vetëm 100 femra për çdo 107 meshkuj të lindur. Në botë, mesatarja është 100 femra për 105 meshkuj.

2 komente në “Ngjarja makabër, burri i çan barkun gruas për të parë gjininë e fëmijës”

  1. Evis says:

    o gazetar psikopat boll me keto makabritete
    o merroooo mblidhja pllumat ketyre se terrorizun nje popull te tere!!!!!!!!!!!!!!

  2. Shenjestra says:

    Te thuash kafshe nuk shkon se kafshe nuk e bene nje veprim te till makaber.Ketyre burrave maskarenje duhet t’u pritet mishi me gersher.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje