Zbardhet ditari sekret i Hysni Kapos/ Enver Hoxha: Fadil Paçrami dhe Todi Lubonja janë plehra

22 Shtator 2020, 11:43Dossier TEMA

Dënimi i Fadil Paçramit dhe Todi Lubonjës, finalizuar në Plenumin IV të Komitetit Qendror, ka qenë ngjarja më e bujshme e vitit 1973.

Përtej asaj që është bërë publike në kohë, ditari i Kapos zbulon kronologjinë e fushatës së fshehtë projektuar drejtpërdrejt nga Enver Hoxha për goditjen e radhës, njohur ndryshe si goditja në kulturë. Plenumi i qershorit për Sekretarin e KQ-së e ka pasur zanafillën në fjalimin e Hoxhës në Presidiumin e Kuvendit Popullor më 9 janar të vitit ’73, ku goditi ashpër Festivalin e 11-të të Këngës në RTSH.

Kapo shkruan se kreu i partisë e ka qartësuar më mirë projeksionin mbi këtë çështje në plenumin e 3 shkurtit ’73, i cili ishte paralajmëruar për probleme ekonomike, por që Hoxha e devijoi tërësisht për shqetësime të rëndësishme në fushën e kulturës dheka njollosur figurën morale të komunistit” artit.

Kur shumëkush nga të pranishmit priste mendimin e tij për shkurtimin e veprave të pesëvjeçarit, kushtëzuar nga bllokada e pashpallur e Kinës, siç ishte rendi i ditës, shënon Kapo në ditar, ai tronditi sallën për rrezikun që kërcënonte partinë dhe vendin nga “retë e zeza”, që ishin grumbulluar dhe shfaqeshin rrotull disa institucioneve si Radio Televizioni Shqiptar, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve e sektorë të tjerë të kulturës dhe edukimit të rinisë.

Sidoqoftë, deri këtu nuk bëhej fjalë për një grup antiparti, por për shfaqje liberale që kryesisht ishin demonstruar në Festivalin e 11-të të Këngës në RTSH. Ajo që do ta konturonte më të plotë objektivin e Hoxhës ishte fjala e tij në mbledhjen e aparatit të KQ të 15 marsit, tre muaj para Plenumit IV të KQ së Partisë.

Fjalimi bombastik “Si ta kuptojmë dhe luftojmë me sukses rrethimin e egër imperialisto-revizionist mbi vendin tonë”, i quajtur ndryshe “Hiroshima” politike mbi rininë dhe inteligjencën, veniti çdo shpresë për një frymë liberale dhe orientim më të moderuar të regjimit socialist. Në ditarin e Kapos dallon përpjekja për të bërë sa më bindës alarmin e shefit të Partisë se Shqipëria vërtet përjetonte rrethimin e egër imperialisto-revizionist dhe kërcënohej nga një rrezik potencial, që këtë radhë nuk vinte nga kufiri, as nga kundërshtarët tradicionalë, por nga një lëvizje e brendshme e inspiruar nga agjentura perëndimore borgjezo-revizioniste.

Shënimet e ish-numrit dy të partisë rreth këtij argumenti konfirmojnë se nga janari deri në qershor kur u zhvillua Plenumi i 4-t i KQ-së, ka vijuar një fushatë e jashtëzakonshme me reagime ndaj asaj çfarë kishte ndodhur, liberalizimit të papranueshëm në arte dhe letërsi, e cila do të përmbyllej me dënimin e të gjithë “modernistëve” dhe kryqëzimin e krerëve të lartë, që kishin drejtuar sektorët e edukimit dhe propagandës. Sakaq, ndër preokupimet e zëvendësit të Enverit në këtë periudhë, siç dokumentohet në ditar, ka qenë angazhimi në debatet me Beqir Ballukun, asokohe ministër i Mbrojtjes, i cili përveç “kusureve” të njohura, këtë radhë kishte guxuar që bashkë me gruan e vet të merrte valutën në financën e Ministrisë së Mbrojtjes, e cila drejtohej prej tij.

Pjesë nga ditari sekret

9 mars 1973

Thirra Agim Meron(në atë kohë rektor i Universitetit të Tiranës-shënim i red.) dhe Karamanin(Yllin). Bisedova për disa çështje të universitetit, që sipas mendimit tim duhet të shikohen më mirë si nga rektori, ashtu dhe nga ministria. Në universitet ka liberalizëm, shthurje, hatëre, karrierizëm, arrivizëm, servilizëm, mungesë disipline dhe përgjegjësie, që vijnë si nga dobësitë e rektoratit e ministrisë, ashtu edhe nga puna e dobët që bëjnë organet dhe organizatat e partisë. Duhet ndjekur me vëmendje dhe duhet analizuar thellë puna e universitetit.

15 mars 1973

Në orën 10 u bë mbledhja e komunistëve të aparatit të KQ. Në orën 12 e 30 erdhi shoku Enver. Ai mbajti një fjalim shumë të rëndësishëm, ku u goditën shfaqjet e liberalizmit dhe u demaskua armiku i Partisë, Fadil Paçrami. Mbledhja u mbyll më 14 e 30.

16 mars 1973

Bëra mbledhje me Karamanin, Thoma Delianën, Agim Meron, Shpresa Kenon dhe Deko Rusin. U fola për gabime që janë bërë nga universiteti dhe Ministria e Arsimit në lidhje me kuadrin, ku është shkelur vija e Partisë. I porosita të marrin masa, të ndreqin sa më parë gabimet.

17 mars 1973

Prita Fadil Paçramin sipas kërkesës së tij. E dëgjova. Dukej se reflektonte shumë cekët në lidhje me kritikën që i bëri shoku Enver. I fola të thellohet. Ai ka faje të rënda ndaj Partisë. E porosita të përgatitet e të bëjë autokritikë, ndryshe do t’i ketë punët keq. Kam përshtypjen se Fadili ka vepruar me ndërgjegje kundër vijës së Partisë.

19 mars 1973

Sadik Bocaj më raportoi për mbledhjen e Byrosë së Partisë së Radio Televizionit. Todi Lubonja (ish-drejtor i RTSH) nuk bëri autokritikë, megjithëse ishte kritikuar rëndë nga të gjithë shokët. Shkova dhe informova shokun Enver për takimin me Fadil Paçramin dhe mbledhjen e Byrosë së Radiotelevizionit. I shfaqa mendimet e mia për këta dy njerëz se nuk janë në rregull me Partinë. Shoku Enver më dha udhëzim të punohet në Parti e në popull fjala e tij e 15 marsit.

24 mars 1973

Mora pjesë në mbledhjen e Plenumit të Komitetit të Partisë së Tiranës. U diskutua për fjalimin e 15 marsit të shokut Enver. Diskutimet në përgjithësi ishin të mira. Megjithëse duhej thelluar më mirë, sidomos në shkaqet dhe pse shumë shokë të Plenumit kanë mbajtur në kokë shumë gjëra të këqija që ia kanë parë dhe nuk i kanë thënë në sy as Fadil Paçramit dhe as Partisë. Fadil Paçrami nuk tha gjë: i bëmë shumë pyetje. Plenumi vazhdoi deri në orën 18:00. Në fund bëra konkluzionet. Natyrisht, dënova Fadilin. Vura në dukje se mjaft shokë nuk u thelluan sa duhet dhe ajo që më bëri përshtypje ishte fakti që në Plenum ka munguar kritika nga poshtë-lart. Për shembull, tani që foli shoku Enver për Fadil Paçramin, ngrihen të tjerët e flasin plot fakte e gjëra të këqija për të. Ku kanë qenë këta shokë? Mbi punimet e Plenumit i raportova shokut Enver.

30 mars 1973

Më raportuan për çështjet që kanë dalë në mbledhjen e Organizatës së Partisë, ku bën pjesë Beqir Balluku. Ai dhe gruaja e tij kanë tërhequr padrejtësisht fonde nga arka e Ministrisë së Mbrojtjes. Njoftova shokun Enver. Më dha porosi si të veproja. Thirra Beqirin. I fola për këto veprime të gabuara të tij dhe të gruas së tij. E udhëzova të bëjë autokritikë të thellë. Beqiri ka kohë që nuk është në rregull…

2 prill 1973

Shoku Enver më informoi për kritikat e rrepta që i kishte bërë Beqir Ballukut, që njollosin figurën morale të komunistit e sidomos të kuadrit udhëheqës. Biseduam me shokun Enver për ca probleme në Ushtri.

10 prill 1973

U takova me shokun Enver dhe folëm për rrezikun e liberalizmit dhe të liberalëve. Bëmë mbledhjen e Sekretariatit për rrezikun e liberalizmit.

14 prill 1973

Vazhdojnë diskutimet në konferencën e Partisë së Universitetit. Në përgjithësi, mirë. Agim Mero u mundua të bëjë autokritikë, por jo të plotë, duhet të thellohet akoma. Për Todi Lubonjën nuk foli ato që di. Disa pedagogë janë dhaskal, por jo punëtorë partie. Kritika duhet të jetë më e fortë, më e hapur. Në fund fola edhe unë. Ka oportunizëm, karrierizëm, liberalizëm e intelektualizëm.

26 prill 1973

Kinezët po i hapin dyert. Kanë lejuar më në fund edhe martesat e kinezëve me të huajt, duke kaluar nga njëri ekstrem në tjetrin.

30 qershor 1973

Thirra Agim Meron, bisedova mbi disa mendime që i kishte shfaqur Vitos. Nuk më pëlqeu qëndrimi i tij. Si duket, nuk do t’i thotë Partisë haptazi gabimet e tij të rënda dhe influencimin që kanë ushtruar mbi të Todi Lubonja e të tjerë.

12 korrik 1973

Në orën 18, bashkë me Ramizin shkuam tek shoku Enver në Durrës. Biseduam. Na dha mjaft udhëzime të rëndësishme për zbërthimin e vendimeve të Plenumit të IV të KQ.

12 gusht 1973

Bashkë me Haxhiun (Lleshin-shënim i red.) shkuam në festën e Brigadës së Parë. U bë parakalimi dhe mitingu me rastin e 30-vjetorit të krijimit. Foli Haxhiu.

1 shtator 1973

Të gjithë shokët janë kthyer nga pushimet, kanë filluar punë. Shoku Enver erdhi, u takuam, biseduam mbi Kongresin e 10 të Partisë Kineze. Dha udhëzime si duhen kuptuar vendimet e tij.

11 shtator 1973

Në Kili u bë grusht shteti. Aliende u vra. Fashistët morën fuqinë në dorë. Ja ku të çon politika e “revolucionit paqësor” e revizionistëve sovjetikë. Pompidu u nis për në Pekin. Të shohim çfarë do bëjnë kinezët me Francën.

22 shtator 1973

Sot u nisa për në Burrel për të marrë pjesë në stërvitjen “Kaptina”. Shkuam në Komandën e Korpusit. Komandanti më raportoi për situatën. Beqiri nuk më priti. Ai ka shkuar në drejtim të Selishtës.

24 shtator 1973

Me Adilin vizituam Brigadën e Krujës. U takuam me ushtarët, i përshëndetëm. Shkuam në Komandën e Korpusit. U takuam me pjesëtarët e batalionit të Dibrës dhe ata të shkollës Frashëri. Vizituam fortifikimet. Në drekë u kthyem në shtab. Midis Beqirit dhe Petritit ndodhi një grindje pa vend. Shkaktari dukej qartë, ishte Beqiri. I qetësuam, por Adilit dhe mua nuk na la përshtypje të mirë qëndrimi i tyre. Në darkë u kthyem në Tiranë.

Shpërthimi i Enverit në Plenum: Fadili e Todi janë plehra

Fadil Paçrami e Todi Lubonja janë elementë antiparti. Këta plehra revizionistë na dalin të predikojnë që të kaluarën ta braktisim, themelet duhet t’i hedhim në erë, pse ajo na qenka anakronike, është konservatore, nuk e do rinia. “S’duhet më të shkruajmë e të krijojmë vepra që të entuziazmojnë, duhet flakur tej çdo gjë që ngjall emocione ose ndjenja patriotike”.

“Modernia nuk i duron këto”, thonë këta plehra. Fadil Paçrami, në të ashtuquajturën autokritikë thotë: “Të ndalemi ca në çështjen e vitit ’60 e tëhu” dhe kërkon të na shpjegojë se si “ky revolucionar i madh” mori pjesë “me të madhe” në luftën e revolucionarizimit dhe veçanërisht të literaturës dhe të arteve. Kjo i përngjet përrallës së mizës dhe të buajve, që tërhiqnin qerren e ngarkuar plot në një rrugë të përpjetë. Ngritja e çdo gjëje në një nivel më të lartë, po ashtu edhe në literaturë dhe në arte, janë vepra të Partisë dhe të punonjësve dhe jo të atyre që bëjnë zhurmë si miza, që pickojnë dhe sabotojnë.

Në çdo periudhë të jetës sonë ka pasur ngritje, ka pasur përparim, ka pasur progres. Kjo është karakteristika revolucionare e gjithë zhvillimit tonë. Të moshuarit revolucionarë dhe krijues janë të lumtur dhe ky është objektivi i tyre i jetës, t’u shërbejnë me të gjitha forcat atdheut dhe popullit dhe të ndihmojnë, të nxisin dhe të inkurajojnë brezin e ri që të afirmohet, të krijojë, të marrë stafetën, të vazhdojë traditën revolucionare më me shkëlqim. Përse vallë Fadil Paçrami po përpiqet të na shpjegojë në periudhën e pasviteve ’60 që për ne e për të gjithë është e qartë?

Apo pse pas vitit ’60 ai filloi të shkruajë “dramat e tij të famshme”? Gjepura! Dihet historikisht se viti 1960 ishte fillimi i luftës së hapur frontale heroike të Partisë sonë kundër revizionizmit modern sovjetik dhe botëror, ishte lufta për jetë a për vdekje e Partisë kundër bllokadës revizionisto-kapitaliste. Këtu fillon edhe starti i Fadil Paçramit dhe Todi Lubonjës, por jo në rrugën revolucionare të Partisë, por në rrugën kundërrevolucionare, antiparti, revizioniste.

Faktet këtë tregojnë. Ata më kot duan të humbasin gjurmët e dhive të zgjebosura në këtë det të madh revolucionar, që ka shpërthyer në vendin tonë. Ata nuk mund të identifikohen dot me rininë tonë heroike, që i përbuz, pse me pikëpamjet dhe veprimet e tyre përpiqeshin ta degjeneronin moralisht, ideologjikisht dhe fizikisht. Ata nuk mund të identifikohen me njësitet e mëdha të shkrimtarëve, poetëve, kompozitorëve, këngëtarëve e artistëve të talentuar, pse ata i urrejnë si njerëz pavlerë, intrigantë, ngatërrestarë, rrufjanë politikë, përkrahës të rrymave dekadente borgjezo-revizioniste në literaturë e në art dhe armiq të betuar të artit tonë realist socialist.

Lufta e Partisë dhe durimi që ka treguar për anëtarin e saj, Todi Lubonjën, nuk bëri efekt tek ai. Todi Lubonja mbeti një mikroborgjez me të gjitha karakteristikat meskine të njerëzve me këtë origjinë, që nga zemërvogëlsia dhe lufta e përpjekjet që bënte ai, si për të përfituar favore dhe poste të rehatshme dhe deri tek arroganca e megalomania për “vlerat e mëdha” të vetvetes.

Për të, ashtu si edhe për Fadil Paçramin, vija e Partisë dhe horizontet që hapte ajo ishin të ngushta. Për “mendjet e tyre të mëdha” duheshin hapur të tjera perspektiva, “të çlirëta, të gjera, pafund, liberale, moderniste”, në çdo gjë.(Panorama)

24 komente në “Zbardhet ditari sekret i Hysni Kapos/ Enver Hoxha: Fadil Paçrami dhe Todi Lubonja janë plehra”

  1. Zeni says:

    Gjyshi i Andi Bythes te Saleh Mortjes! Ja ky eshte shoku Besnik i Partise!

    1. Kalec Dega says:

      …mire e ke ..ata te gjithe kane vetem nje emer: PPSH (PS+PD+LSI)…PLEHRA TE VERTETA…

    2. Erhard says:

      Bravo shqiptari i madh Hysni Kapo!
      Jo vetem ata ishin plehra,por edhe keta,qe sunduan Shqiperine keto 30 vjet kane qene dhe jane …plehra!

  2. Terbaçioti says:

    Ore po si ia keputur koken ai nipi i tij, ai bytheq. me ze kurve.

    1. Mandravellua says:

      Ti nuk je Terbaciot. Terbaciotet shkojne vendosin lule te busti i tij
      Ti he dylber nga Librazhdi.

  3. Titi says:

    Popull bythqir paskemi qen pra , na paska majt nji burr tek pull me dhun nen kontroll jasht deshires ton , esht edhe turp ta pranosh se esht ofendimi me i madh per nje popull ta thuash kte gje , ose kjo esht genjeshter qe na ka mbajtur tek pull Enveri nen hyqem dhe jemi popull pa byth , ose jemi ata qe thash ne fillim , mu per vete nuk me ka majt me dhun ai sistem me ka bindur qe ishte politik e goditur kaq , voten ja kam dhen vet me vullnetin tim te lir , nuk me ka detyru kerkush , per at koh beja gjen e duhur , sot esht histori tjeter , turp te keni o popull legen qe ju ka majt me zor nji njeri tek pull per 50 vjet . Zorraxhinj pasket qen.

    1. XheJ eN Bi says:

      Titi…
      E jetuam për një kohë jo të vogël atë sistem.Tani e shohim me një sy tjetër dhe çuditemi me veten, tani.
      Unë mendoj se kemi qënë naiv dhe këtë e ka besuar 90% e popullsisë.
      Kurse sot na del se 90% kan qënë ” kundër” atij sistemi dhe politikave ië PPSH- ës.

      1. Edi Shpata says:

        Ti je vertetete ashtu sic thote titi,pra bythelepires e servi i rendomte,dukesh dhe emri qe i ke vene vetes,plehra si puna jote fatkeqesisht jane shumica e shqiptareve sot

  4. h says:

    H.Kapo krijesa më servile,i ndyrë,bythqirë,i padinjitet, i pakarakter dhe spiun
    që njerëzimi ka prodhuar.
    Ai mendonte,vepronte,jetonte dhe thoshte vetëm ato që i pelqenin enverit.
    Ai ishte krijesë e vdekur shpirtërisht.

  5. violina says:

    Po ai PORDHACI Njeriu i peshtire i ekraneve mos eshte Nipi i Husniut?

  6. Konjak says:

    Zoteri Kapo nuk se ishte nje komunist i betuar , as nje perkrahes fanatik i E Hoxhes ; por ai ishte nje komunist dinak , shume i kujdesshem , dhe nje mik i shtrenjt ne dukie i E Hoxhes . Gjith ky qendrim i tij , kishte vetem nje qellim ; Te kapte majat me te larta te pushtetit , nepermjet dukjes si komunist i flaket , dhe eleminimit te ” shokeve” te lart te partise –te cilet edhe ata kishin te njejtin qellim final . Z Kapo i njifte shume mir mendimet dhe prapaskenat e z Hoxhes , duke eleminuar pretendentet — gje per te cilen dha ndihmesen e vet edhe z Kapo , ne interes te vet — , dhe frikesuar popullin , per ta bere besimtar fanatik te tij ,por edhe regjimit , per te siguruar pushtetin , i pa trazuar . Z Kapo , beri c’eshte e mundur te fitonte besimin e z Hoxha , a thua se ky i fundit s’dinte per c’aresye betoheshin per besnikeri e synqeritet te gjith qe verdalliseshin reth tyj . Keshtu , nje dite te bukur , pa prit e pa pandeh , u eleminua edhe “shoku i armeve ” Hysni .

    1. Mandravellua says:

      O konjak fallco.
      Me gjej nje procedverbal te vetem mbledhje ku Hysniu te kete sulmuar Mehmetin, Beqirin, Kadriun apo dhe te tjeret. Nje te vetem me gjej…
      Ik ore debila qe flisni vetem me hamendje.
      Hysniu ka qene.kryeburre, po pak e njihnin.
      Shkoni ne Laberi dhe pyesni per te, se do degjoni histori qe do cuditeni…

  7. veterani says:

    Te gjith mut komunistash keni qene prandaj mos u beni disident me zor…..

  8. Dash Pacja says:

    Mos u cudisni me nipin e Hysniut!
    Nese do ti referoheshim trashegimise shkenca ka provuar ne zberthimin gjenetik se niperit dhe mbesat i ngjajne gjysherve te tyre.
    Po te vrojtosh thjesht nga paraqitja nipi ka sjellje apo te themi me konkretisht nje fryrje, fodullek si dhe nje peshtiresi provinciale sikurse edhe karakter shume te ngjashme me gjyshin.

  9. Hysniu nuk e dinte qe nipi tij do behesh nje plehre me i keq se todi. says:

    Ore po e dini qe per todi lubonjen ka pas te drejte qe eshte plehre dhe na ka lene nje bastard me plehre si fatosi bllokut qe na cane trapin cdo dite me antishqiptarizmat e tij.

  10. Na myten says:

    Mire qe kane lene keto “mrekullira” me shkrim t’i njohim me mire
    22 shtator 1973 – ” … Beqiri nuk me priti…”
    Ia kishin prerë biletën “shokët” një vit më parë për hatërmbetje.
    Korrik 1974 – Beqiri shpallet armik
    Dhjetor 1974 – Arrestohet
    Netor 1975 – Ekzekutohet

  11. kastro says:

    Enveri ishte Enver,kopuk dhe xhahil,por jo pak nxitej e fryhej nga Hysniu i Andit me shoke.Jo rralle denigroheshin njerez,drejtues,per inate te Hysniut dhe si ai,si dhe nga inatet qe kishin grate e ketyre,me grate e atyre qe e hanin.I di Andi keto…me siguri,prandaj sillet si anti-anti…per te mos u futur ne goje te Sales dhe te te persekutuarve…prandaj eshte pozicionuar pro Sales.Jo me kot dhe gruan e pare e kishte xhambaze,pelivane dhe shvatese paresh,pallatesh,shoqe dhe mike e Berishajve.Bordello e papare!

  12. Gani says:

    Ky edhe ne ditar tingellon si ne mbledhje.

  13. Intelektuali tironas says:

    Njeriu me i rendeishem per Hoxhen ne Byro ishte Hysniu.Ky njeri mbulonte sigurimin e shtetit dhe kuadrin e Partise.
    Natyrisht Hoxha i dha per grua ish sekretaren e tij gjate luftes ne shtab Z.Kapo me privilegje te panumurta brenda Bllokut…..Por sikur ti kishte dhene Mehmetit sigurimin e shtetit apo kuadrin e Partise cdo te ndodhte valle ?! A kishte frike mehmeti Hoxhen apo e kunderta ?! Nje njeri me karakter te forte dhe sy patrembur qe Hoxha gjate gjithe kohes e mabnte nen kontroll.Nuk gjen kur ne Arshivat nje Foto bardh e zi ku te jene bashke Hysniu me Mehmetin ?! Mjeshtri Hoxha i mbante te distancuar dhe i perplaste si tja donte qejfi.Nje mjeshter 24 karat per te nxjere perfitimet e veta, per te rruajtur fronin me Egoizmin e tij pathologjik.Do deshiroja nje Abaz Kupi,Ali Kerlcyra apo Mehmet Sheu si udheheqes dhe jo nje Hoxha frikacak qe jetoj per te kenaqur epshet e veta me Egon e tij pathologjike.Shqiptaret i ka karakterizuar Historia si krenar dhe sy patrembur.

  14. Pato says:

    Xhaxhi te paralajmeronte shume here qe mos te haje mut kot se te hiqte koken apo te fuste brenda… Mbushej kupa dhe nuk donte qe ta dinte me. Ne dallim nga kohet e sotme qe xhahat e rinj te inkurajojne te hani mut.. Ta thone hapur ha mut ti ha.

  15. varkari says:

    Te njejten perpjekje po bene edhe nipi i tij Andi Bushati qe si dhe vete gjishi po demaskon devijimet ne vijen e Partise Dhjemokratik,ku here pas here njofton Saliun per liberalizimin e Partise ku spikat indiferenca e Lulit!
    Shoku Sali ka thirruar disa here Lulin ne zire duke i hequr verejtje per mos zbatim te vijes se partise !Propaganden ia ka lene ne dore anetarit te Birose Politike te PB ,Andi Bushatit duke demskuar ne çdo dite devijimet qe po pesohen brenda gjirit te Partise!
    Ndaj dhe shoku Sali e ka lavderuar disa here ate e nen udheheqjen e tij here pas here ata kujtojne rrugen e lavdishme qe shoku Hisni zhvilloi deri sa e pstroi tere Partine duke e lene ate te paster e te shendoshe!
    te marrim shembull i ka thene ai nipit te Hisniut na gjishi se ishte shembull ne perpjekjet e tij deri sa ma besuan mua sherimin e tij ku s’lashe vend pa i shpifur semundje te pasherueshme,kuptohet me ndihmen e atyre dy personave qe me ofruan bashkepunim ne Paris por qe s’ishin vendalinj por te huaj!
    Ndaj duhet ta luftojme armikun deri ne fund e me mire se ki qi kam rritur me duart e mia(fjala eshte per Andushin)dhe me porosi te Vitorise gjishes se tij ,jam i bindur qi Partia Demokratike do te korr fitorje edhe me te medha ne te ardhmen.Kjo ishte edhe mbledhje e fundit e PD drejtuar nga Sekretari i saj i Pare zoti Sali Berisha !Ne plenium merte pjese edhe Lulezim Basha,Agron Gjekmarku,Mark Marku ku propaganden e mbulonte Qim Peka!

  16. AF says:

    Histori me te degjuar eshte dhe kam bindjen se ls te verteta.Rreth muajit prill apo maj 74, enveri therret ne zyre beqirin pasi ishte i shqetesuar per shendetin e tij,beqiri ishte mbipeshe e si kuader i mire partia duhet te merrte masa per ti sherbyer sa me mire shendetit te tij. Prandaj i thote se do ti propozoje birose per ta derguar nje muaj ne Paris,France i shoqeruar nga nje dietolog i rrepte produktesh shtazore,kryesisht mishit te viçit dhe kecit,pasi mishin e derrit se hante Beqiri. Nderkohe qe beqiri shkon ne paris, ne zyrat e KQ, i bejne planin per nje pritje madheshtore pasi dietologu i kishte sherbyer mjaft mire beqirit. Nuk shkon as nje muaj e beqirin e perjashtojne nga partia dhe e shkarkojne nga MM,fillimisht pasi kishte harxhuar disa para me shume nga buxheti i shtetit. E dihet si shkoj puna e tij…….. Ne mos gaboj ne muajin korrik 79 semuret papritmas Hysni Kapo dhe enveri i propozon birose qe ta dergojne ne paris pasi atje e shendoshin. Me gjithe refuzinet e Hysniut me arsyen se kishte mjeke te mire shqiptare dhe kete e dergojne ne paris, dhe dihet si erdhi. Me pas i erdhi radha Kadriut.. Pasi e kishin denuar me vdekje i thone se do ta bejme me keq,,, do te te dergojme ne Paris. Ky duke e ditur parudhen thote me mire te vdes ketu se te me qoni ne Paris……… Pastaj beqiri nuk ja paska bere mire hysniut qe nuk e priti ne burrel….. Qe hysniu ishte mashe e enverit dhe servil i rendomte vertetohet edhe ato letrat te fallsifikuara sikur mehmeti ishte agjent…… Kam frike se edhe keto ditaret e hysniut jane te fallsifikuar se nuk mendoj se kishte kellqe qe ne 65 te hidhte ne ditar kritika per mehmetin. Prandaj mendoj se kemi histori te fallsifikuar. Tjeter gje ezhte vepruar,tjeter gje eshte shkruar.

    1. Mandravellua says:

      Kane tallur meneren me ty kur te kane tregu kto histori.
      Hysniu ka qene burre dhe burre i vertete.
      Kishte te njejtat bindje politike me Enverin. Ky eshte i vetmi faj i tij. Kur jane denuar antare te byrose politike, asnjehete nuk i ka sulmuar publikisht. Nuk ka asnje proces verbal ku ai te kete sulmuar pabesisht shoket.
      Te gjithe ju qe flisni e shani pa asnje baze, jeni llafazane pa vlere dhe te paditur.
      Shkoni ne Laberi dhe pyesni per Hysniun. Do te cuditeni nga historite qe do degjoni. As ish ballistet nuk flasin dot keq per te.
      Nejse, ne paranteze: ky topekeci, Andi Bushat, nuk vlen as sa nje qime bythe e Hysniut.

  17. Messerschmitt says:

    Ky ne Foto ketu eshte hysniu ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje