“I kemi vënë kapakun, s'ka më fëmijë”, flet sërish burri me dy gra: Nuk janë xheloze, i dua të dyja njësoj. Jemi të lumtur

23 Shtator 2020, 13:58Sociale TEMA

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë Ilaz Laskaj nga Peshkopia, i cili ka dy gra. Në vitin 2001 Iliazi u martua me Anifën, por në vitin 2005 ai lidhi një kurorë të dytë me Manushaqen.

Ai ka 7 fëmijë dhe pret që së shpejti të bëhet baba për herë të 8. Gjatë bashkëbisedimit Ilazi tregoi se vendosi që të merrte gruan e dytë pasi e para nuk bënte fëmijë.

Madje Anifa u shpreh se ka shkuar së bashku me Ilazin për t’i kërkuar dorën Manushaqës për të shoqin. “Shkova bashkë me burrin për të kërkuar dorën e gruas së dytë. U ndjeva mirë”, tha ajo.

Ndërsa Manushaqja tha se ishte e dashuruar dhe nuk e kishte aspak problem se ai ishte i martuar. “Kur erdhën në shtëpi i prita mirë, edhe prindërit po ashtu. Prindërit e patën të vështirë në fillim, por pastaj u mësuan”, shtoi ajo.

Nusja e dytë tregoi se nuk janë fare xheloze për njëra-tjetrën dhe se ja kalon shumë mirë me Anifën. Kjo e fundit tregon se donte vetë që burri i saj të merrte grua të dytë, pasi nuk bënte fëmijë. “Unë i thashë që nuk dal nga shtëpia dhe pranova që ai të merrte një grua tjetër”, vijoi ajo.

I pyetur se si e ndan kohën me dy gratë, Ilazi u përgjigj: “5 ditë me njërën, pesë me tjetrën. Po të sëmurët njëra nuk ka problem me kaluar kohë më shumë me tjetrën. Nuk mërziten”.

“Nuk janë zënë asnjëherë. I dua të dyja njësoj, të dyja janë të mira dhe nuk e mbajnë mendjen te xhelozia. Gratë nuk kanë telefon, nuk e duan”, shtoi burri i shtëpisë.

Më pas dy moderatorët pyetën Manushaqen nëse ka veshur fustanin e bardhë e ajo u përgjigj: “Nuk kam celebrim, bashkëjetojmë. Nuk kemi patur mundësi për të bërë dasmë.

Nuk jam veshur nuse. Arifja është veshur nuse. Nuk e pata problem fare që nuk jam veshur nuse, fati kështu më erdhi.

E lumtur jam,deri tani ja kalojmë shumë mirë e shpresojmë që edhe fëmijët t’ia kalojnë mirë. Fëmijët i thërrasin teta. I bëjmë të dyja punët bashkë”, përfundoi ajo.

Ndërkohë të pyetur nëse mendojnë për të bërë fëmijë tjetër, Ilazi u shpreh se i “kanë vënë kapakun”.

5 komente në ““I kemi vënë kapakun, s’ka më fëmijë”, flet sërish burri me dy gra: Nuk janë xheloze, i dua të dyja njësoj. Jemi të lumtur”

  1. Detari says:

    Mire se vini ne albanistan.

    domth keta jane “bijte” e Kastriotit, autoktonet 100% ilir?

  2. Kim été says:

    Manushaqja u ka treguar se në cilën vrimë bëhen fëmijët, ndryshe do i kishte plasur sumën Anifes gjith jetën. Dokushdo bëhet prind.

  3. loni says:

    Pune katunaresh gjelle qensh

  4. jam kurioz says:

    se mora vesht fare! mire kur njona eshte me ato ai shlon ke tjetra, dhe nuk lishin krevat dhe ne divan e benin, pot vallr a e kane bere ndonjehere treshe?! sa mite do iahte te iahsin ene pak lrzbike ato te dyja dhe vellai ti rehatonte te dyja njekohesisht nfej nga pilli i lirise!

  5. Emigranti Athine says:

    Pyeta njehere nje plak ne Greqi , i thashe . Kur nje femer quhet kurve . Me tha kete . Po te pyesesh nje femer sa djem ke pasur para meje ajo thote . Nje ti je i dyti . Po te pyesesh nje djale sa dashnore ka pasur te thote . Nja pese ose gjashte . Keta nga Peshkopia te pakten thone te verteten .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje