BE: Presidenca e Lukashenkos nuk ka asnjë legjitimitet demokratik

24 Shtator 2020, 10:08Bota TEMA

Betimi i Aleksander Lukashenkos nuk ka asnjë legjitimitet demokratik pasi Bashkimi Europian nuk i njeh rezultatet e falsifikuara të zgjedhjeve presidenciale bjelloruse, deklaroi Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme të unionit, Javier Borrell në një shënim.

Borrell riafirmon mbështetjen e plotë të Bashkimit Europian për qytetarët bjellorusë, të cilët vazhdojnë të protestojnë si edhe përsëriti të drejtën e tyre për t’u përfaqësuar nga ata që zgjedhin lirshëm përmes zgjedhjeve të reja gjithëpërfshirëse, transparente dhe të besueshme.

Siç dihet, presidenti Bjellorus u betua dje dhe mori detyrën për herë të gjashtë në krye të vendit.

Ceremonia u mbajt e fshehtë deri në momentin e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje