Karmina e shqetësuar për Salianusin dhe djalin e Fahros

24 Shtator 2020, 19:44Antena TEMA

Ndërkohë që kanë filluar të shfaqen listat për kandidatë në disa Qarqe, shumë fansa i shkruajnë Karminës se janë të shqetësuar që djali i Fahros dhe Salianusi nuk do jenë kandidatë për deputetë, pasi nuk kishin emrat në Qarkun e Korçës, dërguar nga “Komisioni Nishani”.

Analisti Qim Peka i Zeni TV, u dha këtë shpjegim, për t’i qetësuar:

“Shqetësimi juaj lidhur me djalin e Fahros është i drejtë.

Ai është një hero i luftës opozitare në Unazë dhe një publicist i nderuar, pasi ka botuar dhe është zhdukur në kohë rekord nga tregu, libri i tij “Beteja për Unazën”.

Fakti që ai nuk është kualifikuar nga ‘Komisioni Nishani’, nuk do të thotë që nuk do të jetë deputet.

Ai do të jetë deputet me statusin që kanë udhëheqësit e lartë të parties, siç është zoti Berisha, zoti Nishani etj, të cilët nuk do t’i nënshtrohen procsit të seleksionimit nga Komisioni, pasi përbëjnë elitën politike në PD.

Nga ana tjetër, ka dhe një presion nga LSI, që ai të jetë kandidat i përbashkët edhe i PD, edhe i LSI, nëse ato dalin me listë të përbashkët.

Ndaj dhe ky moment duhet sqaruar.

‘Komisioni Nishani’ nuk ka kapacitetin e duhur për të vlerësuar dhe gjykuar figura të tilla.

Lidhur me shqetësimin që keni për Salianusin, ju bëjmë me dije se ai është peng i një procesi të falsifikuar që i ka hapur Edi Rama në Prokurori për çështjen “Babale”, por që do të kalojë.

Ajo që pritet të qartësohet është zyrtarizimi i lidhjes së tij martesore, pasi nëse kjo ndodh, nuk pranohen dy vetë nga një familje, deputetë.

Ai duhet të zgjedhë, ose Grigjën, ose Parlamentin.

Shqetësimi juaj tregon se të dy këto figura janë figura të dashura për demokratët dhe ndjehet boshllëku që mund të lënë ata, nëse nuk kandidojnë, dhe kjo është fitorja e tyre reale”.

2 komente në “Karmina e shqetësuar për Salianusin dhe djalin e Fahros”

  1. Dashi says:

    Hahaha Grigja rruspijaaaa prap deputete???? Joooo nuk e besoj kurrrrr

  2. Viktor says:

    Ka lezet Jorida Tabaku zonj qytetare kinge familjare, por kjo shurraxhija Duma Suma aman mos e nxirni se na ben me vjell a e keni par shtupen n rrug nojher me ato kembet si tatërr plus qe esht imorale..prandaj humb PD. Thirrje Lul Bashes: nese fut Grigja Sumen dhe Saliamusin qe u kapen n kuvend me mesazhe te ndyra sju votojm kurrrrrr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje