Pas shfaqjes së Edi Ramës në Athinë, për një darkë me kryeministrin Micotaqis, shumë fansa të Karminës pyesin nëse është e vërtetë që Edi Rama e ka shitur detin në Greqi.
Karmina për këtë jep argumentet e analistit Qim Peka, të Zeni TV:
“Eshtë e qartë se pazari është mbyllur.
Të merremi fillimisht me darkën.
Darka u shtrua tek hotel “Grand Britania”.
Ju e dini kush është pronar i këtij hoteli?!
Nëse nuk e dini ua them unë.
Pronar i hotelit është Laskaridhi, një milioner grek që është pronar i kazinosë së Besos së Tajvanit, shok i Edi Ramës.
Kjo është shenjë e qartë, që Beso ka mbyllur pazarin me Laskaridhin, dhe e kanë lënë që Laskaridhi të marrë detin, Beso të marrë lincenën e kazinos në Tiranë.
Fitimet pastaj i ndajnë gjysëm për gjysëm.
Një tjetër argument është çehrja e fytyrës.
Siç u pa, kur hynë Fuga dhe Rama ishin si të drojtur dhe të pasigurtë.
Pas darkës ata dolën të sigurtë dhe të qeshur.
Përse mund të jetë i qeshur Edi Rama, veçse kur shet trojet shqiptare!
Në asnjë rast tjetër ai nuk qesh, ai vetëm nxin.
Vetëm kur i bën keq Shqipërisë, ai qesh.
Argumenti i tretë, që është më i pakundërshtueshëm, është polemika me motrën e Micotaqisit, Dora Bakojanis, që ka pas nënshkruar ndarjen e detit me Doktorin më 2009.
Ajo tha se më 2009 marrëveshjen e prishi Erdogani, duke ndërhyrë në Gjykatë Kushtetuese.
Rama e kundërshtoi hapur duke thënë se nuk e prishi Erdogani, por ai vetë.
Kjo tregon se ai ka prishur një marrëveshje të Doktorit me qëllim që ta ndante ai detin, kur të vinte në pushtet.
Dhe më në fund ja arriti.
Këtë gjë ai nuk e fsheh dot më para shqiptarëve.
U pa më zë dhe figure.”
Konkluzion i cuditshem..!?