Karmina ka plot dilema për deklaratën e Metës për dorëheqje

11 Shtator 2020, 19:12Antena TEMA

Deklarata e Ilir Metës përmes TV Ndroqit, se do të japë dorëheqjen më 26 prill, ka shqetësuar shumë fansa të Karminës, të cilët e kanë konsideruar Ilir Metën aleat të tyre.

Në sqarimin që bëri për fansat e Karminës,  analisti Qim Pika i TV Zenit, mes të tjerash tha:

“Gabimi i parë i Ilir Metës është që paralajmërimin për dorëheqje e bëri nga TV Ndoqi dhe jo nga TV Zeni.

Kjo e identifikon atë me TV Ndroqin, dhe tregon se ai është duke na bërë shantazh ne si TV Zeni, me TV Ndroqin.

E vërteta është se ne për ndonjë lek korrupsioni dhe na ka dalë llafi, po lekë burgu jo.

Ndaj ai këtu ka gabuar, dhe kjo mund ta dëmtojë të ardhmen e tij.

Së dyti, dhe këtu dua të jem i drejtëpërdrejtë, dua t’i them Ilir Metës, se më 26 prill jep dorëheqje kot, se zgjedhjet nuk kanë për t’u mbyllur as më 26 maj, dhe nuk i dihet si dalin.

Ndaj të mos nxitohet, ose, po u nxitua, le ta japë që tani.

Së treti, dhe kjo ka shumë rëndësi për opozitën, ky është një shantazh që Luli ta bëjë listën me 34 deputetë të sigurtë, aq sa thotë Monika se do fitojnë këta të LSI-së.

Kjo do të thotë që PD të dorëzohet qysh para zgjedhjeve tek Meta, ose ndryshe ai do dalë me listë me vete e do kërkojë kryeministrin më 26 prill.

Këtu e ka gabim.

Luli vërtet është njeri i butë, por dhe macen po e vure në qoshe, bëhet tigër.

Dy duar për një kokë janë dhe po ja bëre këtë, ai ikën me Ramën dhe Meta ngelet rrugëve.

Ndaj duhet të jetë më i matur herë tjetër.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje