Dje Karmina bëri një shpjegim për fansat e saj, pse Doktori tani ishte dakord me “Minishengenin” dhe daljen e Serbisë në det në Durrës.
Shpjegimi që dha Karmina është se kur këto i propozoi Rama ishin antishqiptare, pasi Rama kishte qëllim të keq. Tani që i propozoi SHBA janë të mira, se SHBA nuk ka qëllim të keq.
Sot Doktori në postimin e tij, ka imituar pik më pikë Karminën në komentet e tij rreth “Minishegnenit” dhe marrëveshjes Kosovë- Serbi.
Kjo e nxiti Karminën ti paraprijë me ide daljeve publike të Doktorit me qëllim që ai të ketë sukses.
Me këtë rast ajo vendosi t’i tërheqë sot vemendjen Doktorit për gjërat që duhet të thotë tek emisioni i Qim Pekës nesër në darkë.
Ja tezat e Karminës:
Së pari duhet të mbrojë marrëveshjen Kosovë- Serbi me ndërmjetësi të SHBA, duke theksuar se kjo është bërë për t’i hequr nga duart Edi Ramës, Kosovën.
Së dyti duhet të mbrojë marrëveshjen detare Greqi- Shqipëri të 2009, duke theksuar se vërtet humbisnim det, por fituam pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese.
Po të mos kishim shitur detin, nuk mund të provonim pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese. Dhe prioriteti im ka qenë absolutisht pavarësia e Gjykatës Kushtetuese.
Së treti duhet të analizojë se marrëveshja e re që do bëhet është e dëmshme, pasi ajo mund të fitojë më shumë det, por kjo do të thotë të rrisë mundësitë e Zografit bis për më shumë korrupsion. Këtë nuk duhet ta lejojmë.
Së katërti komentet e Genc Rulit për moskandidimin e Doktorit janë keqkuptuar. Ai nuk ka thënë që Doktori mund të kandidohet ose jo. Ai ka thënë Doktori e ka në dorë të iki apo të rrijë. Kjo është diferencë e madhe dhe nuk mund të hidhet baltë mbi zotin Ruli.
Së pesti mbrojtja që i ka bërë zoti Mustafa është malinje, pasi ai bën sikur mbron Doktorin për një cështje që nuk është i rrezikuar. Mendoj se mbrojtja prej tij ka qenë më keq se ai që u përjetua si sulm nga Ruli.
Këto teza kryesore shpresoj t’i aritikulojë qartë. Jemi në pritje.