Shumë fansa të Karminës kanë kërkuar sot shpjegime prej saj, pse TV Zeni kishte ftuar në studio Muç Nanon, i cili njihet si ideator i thirrjes për bashkim të gjithë qelbësirave kundër Berishës.
Karmina u shpërndau fansave komentin e Qim Pekës, për këtë çështje:
“Ftesa ishte një ide e imja, pasi siç dihet, kur Muç Nano e tha këtë, kishte parasysh që në koalicion me Edi Ramën do ishte dhe Ilir Meta.
Tani Ilir Meta është me ne, d.m.th me Lulin, dhe nevoja për një thirrje të re që gjithë qelbësirat duhet të bashkohen kundër Edi Ramës, ishte evidente.
Këte detyrë e mori përsipër Ad Krasta.
I thashë që Muçi është gazetar i vështirë, por ai e mori lehtë.
-Unë kam menaxhuar tekat e miss-eve, tha, jo më të gazetarëve.
Dhe kështu ndodhi.
Muçi në fakt na doli nga parashikimi dhe nuk e përsëriti thirrjen.
Atëhere u detyrova të sajoj diçka vetë, se kështu mund ta preknim në sedër.
Por dhe atë e përgënjeshtroi.
Ky është dhe lajm i mire, dhe lajm i keq.
Lajm i keq është se nuk morëm dot një thirrje nga Muçi, që gjithë qelbësirat të bashkohen kundër Edi Ramës, duke pasur parasysh që tani Ilir Meta është me ne.
Lajm i mirë është që Muçi mund të mos e ketë bërë këtë, ngaqë mendon se tani Ilir Meta nuk është më qelbësirë.
Pra mund ta përdorim dhe këtë si të duam.
E rëndësishme është që Ad Krasta ja dhjeu, se i tha:
-S’je i bukur.
Dhe kur një burrë e dëgjon këtë nga ai, duhet të reflektojë thellë, se është më e rëndë se sa të të thojë një femër lozonjare.”
???Adi sinonim i shemtise ka qene gjithe jeten e vet,
Adi eshte ai burri i gjate i holle e me pak kurriz te dalë…qe i ka syte si lëvozhg qepe ….??? … me falni , ..si tope lepuri ..??!!!