Karmina optimiste për vizën amerikane, pas intervistës së Doktorit

8 Shtator 2020, 20:00Antena TEMA

Doktori ka dhënë dje një intervistë tek “Zeni TV”, rreth zhvillimeve të fundit politike.

Ajo që ra në sy, ishte se Doktori lavdëroi shumë marrëveshjen në SHBA mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësinë e Trumpit, edhe pse më parë e kishte quajtur Minishengenin, projekt antishqiptar të Edi Ramës.

Shumë komentues të Karminës janë shumë të hutuar nga ky reagim dhe kërkojnë shpjegime prej saj.

Sot Karmina vendosi t’iu përgjigjet vetë:

“Të dashur fansat e mi!

Ju e dini që nuk dua të merrem me politikë, por në këtë rast ajo që bëri babi i Zenit është shumë logjike dhe një detyrim ndaj fëmijëve dhe familjes së tij.

Qëllimi i Edi Ramës është ta izolojë familjen tonë nga SHBA dhe unë e Zeni të mos shkojmë në SHBA.

Ai bën ç’është e mundur që ta nxjerrë babin e Zenit në pozicion anti-amerikan.

Këtë ka synuar me reformën në drejtësi, por dhe me nisma të tjera, si ajo që detyroi PD-në të iki nga Parlamenti apo mbajtja e zgjedhjeve pa opozitën.

Por babi i Zenit më në fund ka zënë mend.

Ai nuk do ta lërë më veten si viktimë të Edi Ramës.

Siç ka thënë Merlin Monro, burrat e fortë e bëjnë vetë fatin e tyre.

Dhe babi i Zenit ka vendosur ta bëj vetë atë.

Për të nxjerrë jashtë loje Edi Ramën, ka vetëm një mënyrë, që ai të lavdërojë marrëveshjen në SHBA.

Kjo ja heq argumentet Edi Ramës dhe nuk e përplas babin e Zenit me SHBA.

Për fat të mirë ai nuk ka Tuiter dhe nuk e ndjek ambasadori Grenell, pasi ai është gati të reagojë për çdo gjë, por në këtë rast atij i ka shkuar fjala që babi i Zenit ka qenë pozitiv dhe i ka çu të fala.

Unë e kërkova këtë Grenellin në Instagram, por nuk ishte.

Kjo është taktikë e duhur.

Ne s’kemi pse persekutohemi të rrimë pa viza për shkak të tij.

Aq më tepër që mua më presin në SHBA në shumë hotele luksoze t’u bëj reklamë.

Tani dhe Zeni e ka mbyll gjyqin, nuk ka më interes të hapë gjyq tjetër në SHBA.

Kjo është arsyeja përse duhet t’i normalizojmë këto marrëdhnie dhe të shikojmë jetën tone”.

2 komente në “Karmina optimiste për vizën amerikane, pas intervistës së Doktorit”

  1. Faruk Myrtaj farmacist says:

    O Karmina ta honksha ate qe sthuhet

  2. fabi says:

    Mos o zot! Nqs kërma e ka lëvduar, atehere kjo marreveshje demton Shqiptarët!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje