Sot gazetat kanë botuar foto të Lulit tek vilat e reja në Hamallaj.
Plazhi para vilave dukej i virgjër, me kallama, dhe çadra e Lulit ishte po ashtu me kallama.
Shumë fansa të Karminës janë të shqetësuar se Luli po e zgjat shumë periudhën e plazhit.
Ja shpjegimi i Qim Pekës për këtë çështje:
“Arsyeja pse Luli po e shtyn dhe këtë fundjavë në plazh, është Edi Rama.
Ai qëllimisht ka vendosur që shkollat të hapen të hënën më 14 shtator, me qëllim që Luli ta shtyjë fillmin e sezonit politik më 14 shtator.
Ai e di mirë që Luli është familjar dhe nuk i lë dot vajzat vetëm tek vilat në Hamllaj, dhe të merret me politikë.
Ai i shoqëron ato në mëngjes në shkollë me makinë të vet dhe shkon i merr.
Ndaj deri më 14 shtator është i detyruar të rrijë me ato në plazh.
Edi Rama, që e njeh këtë dimension familjar të Lulit, ka shtyrë me qëllim shkollën, që të dëmtojë opozitën.
Nga ana tjetër Luli hyri me vonesë tek vilat e reja në Hamallaj.
Mezi i mobiloi në korrik dhe ju desh të fillonte pushimet në gusht.
Kështu që nuk është ndonjë distancë e madhe kohore.
Nga ana tjetër, vetë Luli po përdor taktikën e mos konsumimit të ideve që në shtator.
Në fillim ka nxjerrë Monikën dhe Ilirin të bëjnë ata pak politikë.
Ata duhet të testojnë opinionin si është situata dhe kur duhet të nisë aksioni politik.
Deklaratat e Ilirit për dorëheqje dhe sulmet e forta të Monikës, i kanë rritur pikët PD, pasi kanë shtuar dyshimet për LSI.
Dhe kjo, falë talentit të Lulit, që nuk është përzierë.
Ndonjëherë njeriu bën më shumë punë të mirë kur s’bën asgjë, se sa kur bën gabime.”