Nesër fillon viti i ri shkollor dhe Karmina shikon se shumë njerëz janë të paqartë dhe të pasigurt për fëmijët që do shkojnë në shkollë.
Duke reflektuar për këto rreziqe, Karmina ngjen pak arsye për t’u shqetësuar.
Së pari në familjen e Zenit gjithë fëmijët janë në shkollë jasht shtetit dhe ajo nuk di kë të pyesë.
Ndaj vendosi të bëjë një reflektim publik për këtë.
“Të dashur fansa!
Shikoj që ka shumë shqetësim për fillimin e vitit të ri shkollor. Personalisht jam e paqartë përse ka kaq shumë shqetësim.
Nga gjithë çfarë kam lexuar tek libri i Merlin Monros, kam mësuar se nga leximi i librit nuk ngjitet virusi. Ka disa raste kur librat e vjetër janë shtypur në shtypshkronjë plumbi që të bën alergji libri.
Unë për shembull kur isha në shkollë, sa herë hapja librin më shkohej në banjë se më bënte alergji.
U vizitova në shumë doktorë dhe më rekomanduan të mos kap libër me dorë se ato shtypen me plumb dhe më helmojnë. Më rekomanduan vetëm revista mode dhe ato të printuara me lazer.
Prej atëhere nuk kam më alergji. Mund të rri të lexoj revista pa fund dhe nuk shkoj në banjë.
Tani me sa di unë fëmijët i kanë librat me ngjyra dhe figura si në revista dhe nuk ka arsye të jenë të shqetësuar se mund t’u ngjisë ndonjë sëmundje libri.
Po ashtu jam e paqartë ça të keqe ka të shkosh me turne në shkollë. Unë ku ta gjeja këtë fat për shembull të isha turni i tretë. Flija deri më 12 haja bukë, dilja shtetitje, pastaj kthehesha vonë dhe thoshja jam në shkollë. Mua ky më duket okazion i madh për nxënësit. Nuk di kush ua ka futur frikën.
Dhe sa i takon maskës mendoj se nuk ka vend për shqetësime, pasi është rast i mirë që mësuesi të mos të të pyesë dhe ti mos të përgjgjesh, pasi ke maskë. Dhe po e the gabim, mund ti thuash se e ka dëgjuar gabim.
Nuk jam e sigurt përse është gjithë ky shqetësim. Unë një shkollë si kjo kam ëndërruar gjithnjë”.