Karmina shpjegon pse Luli është i qetë me ndryshimet në Kodin Zgjedhor

21 Shtator 2020, 20:33Antena TEMA

Një sërë fansash të Karminës janë të paqartë se në gjithë këto tensione për Kodin e ri zgjedhor, Luli është i qetë dhe nuk ka reaguar.

Po ashtu, e vetmja deklaratë e PD lidhet me Kolegjin Zgjedhor dhe jo me listat e hapura.

Analisti Qim Peka nga Zeni TV u dha këtë shpjegim:

“Edi Rama po përpiqet të imitojë Berishën e 2009, i cili për të bërë ndryshimet kushtetuese, i ofroi Ramës listat e mbyllura.

Tani Rama këtë gjë po përpiqet t’ia bëjë Bashës.

Ai po i ofron listat gjasme të hapura, me qëllim që lista të jetë sërish në dorë të Lulit.

Kjo i krijon mundësi Lulit të mbajë rreth vetes aleatët e vet dhe të rrisë autoritetin në parti, i cili po i binte, pasi dukej sikur listat nuk kishin më rëndësi.

Në këto kushte, Kunati i Lulit bëhet sërish pika kyçe e këtyre zgjedhjeve.

Njerëzit pasi të kalojnë “Komisionin” Nishani, duhet të paraqiten tek Kunatit për t’u testuar nëse e përballojnë dot fushatën elektorale.

Kjo është e qartë.

Nga ana tjetër dhe vendosja e pragut kombëtar, shpëton Lulin nga partitë rebele të opozitës parlamentare, pasi nuk hyjnë dot në Kuvend.

Kështu që torta kërkon të ndahet mes Lulit dhe Ramës.

Por këtë herë e ka kot.

Këtë herë dy koalicionet opozitare, ai i LSI dhe ai i PD do kenë shumicën dhe Rama do jetë në opozitë.

Këto që po bën i ka detyrim përcaktim.

Ndaj nuk ka asgjë për të shqetësuar.

Jemi në rrugën e duhur”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje