Shumë fansa të Karminës i janë drejtuar asaj, 24 orët e fundit, të shqetësuar që Presidenti Meta po i vjedh elektorat PD dhe partive të tjera përmes dekoratave.
Ja letra e njërit prej tyre.
“E dashur Karmina.
Meqë ti je njeriu ynë më popullor, po të shkruaj për të të shprehur një shqetësim që kemi ne në Zall- Dardhë, në Dibër.
Presidenti Meta ka ardhur këtu dhe po na vjedh elektoratin.
Konkretisht ai ka dekoruar dje zotin N. Ndreu, i cili ka qenë kontigjent i PD. Ai ka qenë shofer i zëvendësministrit të PD, SH. Shehu dhe një demokrat i flaktë. Tani është polic privat.
Befas u shfaq Ilir Meta me një dekoratë në dorë për shërbime të larta civile, dhe ai u bë me LSI.
Kam frikë se do ketë dhënë miratimin dhe Shero, se janë fqinjë me Ilirin në Lalëz, se aty bëhen dallavaret. Kjo është një goditje e fortë për PD në Zall- Dardhë.
E njëjta gjë ka ndodhur dhe me zotin Halil Rama. Ai ka qenë anëatr i Partisë së Arjan Starovës. Sa herë që vdes një plak në Zall- Dardhë ai vjen, mbledh të dhëna dhe pastaj bën një libër me shpenzimet e familjes. Për këtë arsye sa herë ai shfaqet në anët tona nga Tirana e ke të sigurtë që ka vdek një plak. është njeri i drejtë. Shkruan mirë dhe për të persektuar dhe komunistë.
Edhe atë e dekoroi. Kjo është e rrezikshme se përveç lekëve mund të na marrë dhe votat e atyre të familjes që i vdes personi.
Lutemi ndërhyni urgjent tek organet kompetente në Tiranë, të ndalet kjo hemorragji, se tani LSI ka heq dorë nga lekët se dhe i janë mbaru e po na blen vota me dekorata.
Anonim të lutem se çfarë nuk pret nga ai”.
Dhenderri nderon fashatin fhe krahinen e Gruas. NORMALE.