Karmina shpjegon simbolikën e dekorimit të Avni Rustemit nga Meta 

22 Shtator 2020, 20:02Antena TEMA

Pas dekorimit të Avni Rustemit me “Urdhërin e Flamurit Kombëtar” nga presidenti Meta dhe kushtrimit të tij për vrasjen e armikut të brendshëm kombëtar, shumë fansa të Karminës kanë kërkuar nga ajo, të sqarohen nëse ka ndonjë plan për vrasjen e armikut kombëtar Edi Rama dhe cili mund të jetë heroi i ri i kombit shqiptar, që mund ta bëjë këtë.

Ja shpjegimi që dha analisti Qim Peka i Zeni TV, për fansat e Karminës:

“Simbolika e Ilir Metës me dekorimin e Avni Rustemit është e gjetur, por është dhe pak problematike.

Eshtë e gjetur, pasi ajo që kërkon Meta, është të dalë një Avni Rustemi, që të vrasë Edi Ramën si tradhtar të kombit shqiptar.

Edi Rama është autor i humbjes së pavarësisë dhe integritetit të shtetit shqiptar, duke lejuar të huajt të fusin hundët në punët e Shqipërisë.

Ai ka krijuar “Republikën e ambasadorëve” që na mbajnë të shtypur dhe të shfrytëzuar.

Ata kanë kërcënuar Doktorin dhe Ilir Metën me burg dhe nuk lejojnë të fitojë opozita.

Për gjithë këto arsye, Ilir Meta është në të drejtën e vet të gjejë një Avni Rustemi kundër Edi Ramës.

Nga ana simbolike kemi problem.

Avni Rustemin e vrau Ahmet Zogu dhe ne jemi aleatë me Zogun.

Po ashtu, Avni Rustemi vrau Toptanin dhe ne kemi Fevzon aleat.

Prandaj duhet të gjejmë një interpretim të ri të kauzës përmes Avni Rustemit.

Tani Avni Rustemi nuk do jetë më nga Jugu, po nga Veriu apo Shqipëria e Mesme, kurse Esat Pashë Toptani është nga Jugu dhe Shqipëria e Mesme.

Kështu që nëse vritet Avni Rustemi jonë, pasi të vrasi tradhtarin, atëhere do ketë revolucion të Veriut kundër Jugut dhe do marrim pushtetin.

Pastaj ekziston rreziku, që me ndihmën e Vuçiçit ata mund të kthehen në pushtet, si Zogu me ndihmën e Pashiçit, dhe kjo do na dëmtojë.

Ndaj duhet të jemi të kujdesshëm në simbolika.

Sidoqoftë Metës i duhet vetëm hapi i parë, që një Avni Rustemi i ri, të vrasë Edi Ramën.

Të tjerat i rregullojmë pastaj”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje