Mazhoranca i përgjigjet Metës në Kuvend, rrëzon tre dekrete: Shtetësinë, pronat e paluajshtme dhe ndarjen në 4 rajone

24 Shtator 2020, 15:34Politika TEMA

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar në seancën e sotme parlamentare 3 dekrete për kthim të Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Me shumicë votash me 82, 83 dhe 84 kundër, Kuvendi nuk miratoi dekretet për ligjet për shtetësinë, pronat e paluajtshme dhe zhvillim rajonal dhe kohezion që e ndan Shqipërinë në 4 rajonë zhvillimore.

Por ndërkohë është miratuar dekreti për shkarkimin e Besa Shahinit ndërsa, Evis Kushi është miratuar nga Kuvendi si Ministre e re e Arsimit me 104 vota pro.

3 komente në “Mazhoranca i përgjigjet Metës në Kuvend, rrëzon tre dekrete: Shtetësinë, pronat e paluajshtme dhe ndarjen në 4 rajone”

  1. Bbb says:

    Dite e zeze
    Kaloi ligji i shtetesise….qe sot mbi tokat e Skenderbeut nuk jane me pronare vetem shqiptaret me gjak… qe sot te drejte prone ketu ka kushdo qe lind ketu…si psh femija e ndonje emigranti nga Afrika rruges per Gjermani
    Sot u firmos qe SHQIPËRIA NUK DO TË RROJË !
    Edhe pa luftuar fare shqiptarët….po vetem me nje firme te disa analfabeteve e derbedereve
    Madje pa iu thene fare shqiptareve…

    1. Emigranti says:

      O Bbb,meri me mire rregullisht ilaçet,sepse asgje e keqe nuk vjen nga ky ligj. Mos harro qe jemi mbi nje milion qe jetojme neper bote ne pronat tona private dhe kurre nuk kemi degjuar te thone qe po na marrin pronat Shqipetaret……mos u tregoni kështu te ngushte ne shpirte se ato prona do ti shesin shqipetaret per te fituar,mos ngatero kekun me byrekun ?????

  2. sokoli says:

    Rezojini sa te doni tani dekretet e dallkaukut Meta , demin e beri , i dha shtetesine shqiptare Janulles , dem i madh …..ate qe se kish bere asnje nga Presidentet e meparshem , e beri hajduti i Cepanit brenda nje nate …….
    Verviten qenin jashte nga Presidenca dhe dorezojani SPAK-ut , tja kepusin koken si te zogut , ta rasin brenda dhe mos tja shikojme suratin e tij te poshter kurre .
    Keta jane trdhetaret e koheve te sotme , Meta , Sali Berisha , Lulzim fyelli , pse ckujoni ju ?? Cberi Esat Pasha me teper se keta ?? Absolutisht asgje me teper , keta i kane kaluar caqet dhe vijat e kuqe me kohe …. cprisni o pisat e PS?? qerojeni nga presidenca , ua ka ndezur driten jeshile ambasadorja , cdoni me ?? Apo jeni njesoj te gjithe dhe nguroni ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje