NATO: Përparime në bisedimet teknike greko-turke

24 Shtator 2020, 11:07Bota TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se në bisedimet teknike mes Turqisë dhe Greqisë për Mesdheun Lindor është shënuar “progres i mirë”.

Në një konferencë për media pas takimit me kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez në selinë e NATO-s, Stoltenberg, rikujtoi se mes Turqisë dhe Greqisë deri më sot janë zhvilluar disa takime për formimin e mënyrave të ndarjes në Mesdheun Lindor dhe parandalimin e ngjarjeve dhe incidenteve të padëshiruara në ajër dhe në det.

“Këto takime vazhdojnë. Është shënuar një progres i mirë”, theksoi Stoltenberg.

Pasi ka vënë në dukje se takimet janë bisedime teknike ushtarake, Stoltenberg konfirmoi se këto janë në cilësinë plotësuese të përpjekjeve diplomatike që Gjermania ka zhvilluar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

“Përpjekjet e Gjermanisë siguruan që dje Turqia dhe Greqia të dakordohen për rifillimin e bisedimeve hulumtuese”, tha Stoltenberg i cili bëri të ditur se e ka mirëpritur këtë dhe se do të vazhdojë të jetë në kontakt të afërt me liderët turq dhe ata grekë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje