"Objekte një, dy dhe tre katëshe", IKMT nis prishjet në gjurmën e lotit II të Unazës së Madhe

24 Shtator 2020, 11:35Sociale TEMA

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot prishjen e pesë objekteve pranë fushës së helikopterëve, Farkë. Këto prishje janë në kuadër të projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës, Loti II, zona lindore.

Objektet janë të madhësive të ndryshme, një, dy dhe tre katëshe, ndërkohe që janë shpronësuar sipas ligjeve në fuqi.

IKMT është duke punuar njëkohësisht edhe në disa fronte të tjerë, që kanë lidhje me prishjen e ndërtesave të dëmtuara rëndë nga tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje