Agjencia e Mbrojtes Civile shkresë 5 prefekturave: Në veri-perëndim dhe jug të Shqipërisë priten stuhi dhe reshje të mëdha shiu, merrni masa

25 Shtator 2020, 16:43Sociale TEMA

Agjencia Komëbtare e Mbrojtjes Civile i ka dërguar një shkresë 5 prefekturave të Shqipërisë duke i paralajmëruar të marrin masa në dy ditët në vijim pasi do të ketë stuhi dhe reshje të dendura shiu.

Sipas AKMC, zonat që rrezikojnë janë Shkodra, Dibra, Malësia e Madhe dhe Kruja nëveri, ndërsa në jug Gjirokastra, Lezha, Fieri dhe Vlora.

NJOFTIMI NGA AKMC

AKMC, agjencia në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, shkresë prefekturave Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër. Sipas IGJEUM, në veri perendim dhe jug të vendit priten stuhi dhe reshje të mëdha shiu.

Zonat që rrezikojnë të preken më shumë Shkodra, Dibra, Malësia e Madhe, Kruja. Reshjet e shiut dhe stuhitë mund të bëhen shkak për përmbytje në disa prefektura në dy ditët në vijim.

Apel prefekturave për masa të menjëhershme parandaluese dhe vënien në gatishmëri të strukturave operacionale. Vlerësoni zonat më të rrezikuara nga përmbytja, merrni masa për popullsinë.

Njoftoni popullsinë për rrezikun dhe planifikimin e masave reaguese në rast përmbytje. Pushteti vendor të përcaktojë vendet e pa rrezikuara për zhvendosjen e popullsisë në rast rreziku. Kaloni në gatishmëri të gjitha strukturat e pushtetit lokal. Forcave të Armatosura dhe Policisa Shtetit, në gatishmëri me kapacitetet e deklaruara për rastet e emergjencave.

1 komente në “Agjencia e Mbrojtes Civile shkresë 5 prefekturave: Në veri-perëndim dhe jug të Shqipërisë priten stuhi dhe reshje të mëdha shiu, merrni masa”

  1. Shqiperia e Mesme says:

    Qyqja…….hiqeni Lezhen nga jugu se na moret ne qaf…..(shkollen)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje