Takimet me drejtorët në Vlorë, Rama: S’duhet të ketë qytetarë të pakënaqur, impenjohuni maksimalisht

26 Shtator 2020, 17:50Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka organizuar një takim me drejtorët e qytetit dhe asamblenë e Partisë Socialiste në Vlorë.

Në fokus të takimit kanë qenë porositë për fushatën zgjedhore dhe raportimet e problemeve në këtë zonë.

Sipas burimeve, gjatë mbledhjes  Rama u ka kërkuar vartësve të tij që të merren me nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.

Sipas numrit një të qeverisë, nuk duhet të ketë asnjë qytetar të pakënaqur nga qeverisja e socialistëve, duke kërkuar prej tyre impenjim maksimal.

“Nuk duhet të ketë qytetarë të pakënaqur. Impenjim maksimal për të zgjidhur çdo problem të qytetarëve,“-mësohet se është shprehur Rama.

 

5 komente në “Takimet me drejtorët në Vlorë, Rama: S’duhet të ketë qytetarë të pakënaqur, impenjohuni maksimalisht”

  1. Ana says:

    Rama, kete pune duhet ta bejne drejtiret ne cdo dite te vitit dhe jo vetem ne kohe fushate.

  2. spata says:

    Z.Rama . Nuk korigjon dote me ato qe kane bere organet e pushtetit qendror e vendor . Populli ju ka kaluar ne filter dhe e ka nje mendim tani.Pakenaqsite jane te shumta ne krahesim me ato pune te mira qe keni bere . Do rrish apo jo ne pushtet perpara ke shume pikpyetje. Pushtetin dota marri ajo force politike qe dote beje popullin per vehte .Po si do ta realizoni kete dote varet nga zgjuarsija e krerve te partive ne baze .Rol dote kete dhe fushata se si dote orjentohet. Po filluat te shani njeri tjetrin sbesoje se do fitoni .Populli u njeh kush jeni si ju dhe te Djathtet .Kush menexhon dhe bene per vehte te pakenaqurit do te fitoje dhe zgjedhjet . Ke vetem nje avantazh. Puno me aparatin larte e poshte qe te marresh maksimim e votave te tyre. Po u bere ngritje pensjonistave qeta ndjejne ike per vete votat e tyre dhe pjeserishte te familjeve .Po u dhe demshperblimet e pronarve te tokave ne qytet ,qe kane nga 93 pa i mare ,dote shtohen dhe keta . Po u mbyllen dokumentet burokratike te legalizimeve te pronave e pallateve metapite domarresh dhe nga ata .Me emigrantet te gjithe palet ekini humbur mbeshtetjen .Do te votojne ata qe jane te lidhur me ndarjet qe u bene nga sistemi demokratike dhe kryesishte do jete krahinor .Ketu mundte dilnite barabarte gje qe nuk u rrezikon .
    Nje rrol kyc do te luajne Aleatet. Kush ka simpatine Amerikane do kete avantazh nese do jete diferenca e vogel vota e popullit .Ideja se duhet perfunduar Reforma ne Drejtesi nukju favorizon . Aleatet tani ekane venene rrugen e perfundimit me hire apo pahire ajo do te mbyllet shume shpejte . E vetmja qe do te haje kohe do te jete faza e dyte qe ka te beje me sekuestrim pasurish e denime pershkak te detyres . PD ka vetem nje avantazh po u vu kushte, nga Aleatet, rrotacjoni .Ndryshe nuk vjene kurr ne pushtet .

  3. ERTV says:

    Po po Edo se zgjidhe tani.
    Normal që njerez te pakënaqur do te këtë…
    Madje gjithmonë shtohen.
    Se helbete me Bellindën, Ogertën, Oltën dhe Elisën shtet nuk bëhet Edo..
    Ndonjë gjë tjetër edhe bëhet..
    Per fat të keq u konsumove dhe ti Edo (jo vetëm nga mesi) por e kam politikisht.
    Nuk ke cfare i jep më Big Brother it.
    Bëji të fala Saliut…

  4. Po po, këta dylberët të thonë lepe e peqe, po sa të ikësh ti te kafeneja i ke, duke u zgërdhirë me bardhak rakije e meze përpara dhe kruajtur hundën!
    Çfarë i mbanë këta lloshtra që do të hanë kokën??!!

  5. apolonacademy says:

    tani u kujtove per popullin , jo zoti rama jooo , kater vjet tallni bythen ju e kur vijne votimet beni sikur ju digjet shpirti per popullin, te gjithe njesoj jeni, me mire nje sazan guri se ju ose pd apo sli, te gjithe jeni nje bande antishqiptare dhe antipopullore , pike , ju rrofshin juve ppp , dhe atyre plerave para jush koncensionet rrapiskanat apo taska e naftes, sos .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje