“Po lexoj Sali Berishën, frutat po shkarkohen... po këta fisq*ra, plera m*ti”, zbardhen SMS-të që fundosën Arbër Çekajn

29 Shtator 2020, 17:38Kronika TEMA

Arbër Çekaj, që u dënua me 14 vite burg për trafikun e sasisë rekord prej 613 kg kokainë, ka apeluar vendimin e Gjykatës.

Dy vite më parë në një kontejneri bananesh u gjetën 613 kg kokainë të ardhura nga Kolumbia, që kaloi nga Italia, në Portin e Durrësit dhe më pas në magazinën në pronësi të biznesmenit Çekaj.

Gjykata dënoi dhe anëtarët e tjerë të kësaj dosje, ku Donaldo Lushaj u dënua me 10 vjet e 8 muaj burg, ndërsa Armando Pezaku u dënua me 8 vjet e 8 muaj burg.

Por Çekaj pretendon se droga nuk ka qenë e tij.

Por ndërkohë, në media kanë dalë mesazhet që shkëmbente ai, gjatë kohës së ardhjes së 613 kg kokaine.

Përgjimet e zbardhura të Prokurorisë

Donaldo 27/02/2018 17:52:35: Po më kërkojnë nr tëndë;

Donaldo 27/02/2018 17:52:45: T’ju jap këtë

 Arbër  27/02/2018 17:53:10: Po

 Arbër  27/02/2018 17:53:19: Ky në What Up

Arbër  27/02/2018 17:54:37:  004917620027457

Arbër  27/02/2018 17:54:44: Ky është telefoni

Arbër 27/02/2018 17:55:01: Ndërsa në Whats up është ky që po të shkruaj.

Arbër  27/02/2018 17:55:12   është zhvilluar një bisedë midis punonjësit të policisë dhe Arbër ÇEKAJ e cila ka zgjatur 00:02:46 por nuk është transkriptuar me qëllim nga ana e prokurorit dhe oficerëve të policisë gjyqësore.

Në këtë bisedë e cila ka zgjatur dy minuta e dyzetë e gjashtë sekonda (02:46) është komunikuar nga ana e oficerit të AntiNarkotikut, i cili i është prezantuar Arbër ÇEKAJ për funksionin e tij dhe e ka pyetur se ku ndodhej…

Rrjedha e bisedës së mësipërme të transkriptuar vazhdon si më poshtë:

Arbër  27/02/2018 18:09:36: Çfarë problemi ka?

Donaldo 27/02/2018 18:10:09: Se di akoma s’po mee thonë;

Arbër  27/02/2018 18:10:27: Ok

Arbër  27/02/2018 18:10:39: A i morët frutat

Arbër  27/02/2018 18:10:47: Apo akoma?

Donaldo 27/02/2018 18:11:12: Jo, jo janë shkarkuara jashtë frutat e ne po presim këtu te gjithë.

Arbër  27/02/2018 18:11:26: Ok

Arbër  27/02/2018 20:24:48: O vlla mbaruat?

Arbër  27/02/2018 20:24:58: Se ju lanë aty

Arbër  27/02/2018 20:25:33: Je që në mëngjes në punë;

Donaldo  27/02/2018 21:18:16: Jo me këtu jemi akoma i ngarkuam

Arbër  27/02/2018 21:18:35: Pse o vlla?

Arbër  27/02/2018 21:18:40: Çfarë kanë?

 Donaldo  27/02/2018 21:18:43:  E po presim te japin ok që të dalim

 Arbër  27/02/2018 21:18:52: A janë normal?

Arbër  27/02/2018 21:18:59: 12 ore aty

Donaldo  27/02/2018 21:19:23: Le se jemi ngrire (zënë)

Arbër  27/02/2018 21:19:35: Ma bëni hallall

 Donaldo  27/02/2018 21:19:42: Ka presim jemi besoj mbarojmë për nja gjysmë ore

 Donaldo  27/02/2018 21:19:42: Jo mo ça faji ke ti;

Arbër  27/02/2018 21:19:57: se nuk isha vet aty;

Donaldo  27/02/2018 21:19:59: po këta fisqira plera muti;

Arbër  27/02/2018 21:20:16: Po ku me e ditee unë se çmenden ata k**a;

Arbër  27/02/2018 21:20:25: Na kane marrë inat;

Arbër  27/02/2018 21:20:39: Tatimet, këta s’po kuptoj çfarë kanë?

Donaldo  27/02/2018 21:20:47: Vari k***in se për inat janë ka na e bëjnë për me marrë Lek;

Arbër  27/02/2018 21:21:02: asnjë leke mos jua jep;

Donaldo  27/02/2018 21:21:09: asnjë kafe s’ja u dhamë;

Donaldo  27/02/2018 21:21:13: se lek të harrojnë;

Arbër  27/02/2018 21:21:14: nëse ju lanë nje muaj atë

 Arbër  27/02/2018 21:21:20: Kontrolloni thuaj;

Arbër  27/02/2018 21:21:47: po për ditë me kontroll i kemi atje po aty po skaner tee gjitha tani çfarë duan ma shumë;

Arbër  27/02/2018 21:21:59: Shtet koti;

Donaldo  27/02/2018 21:22:09: Shtet hajdut;

Arbër  27/02/2018 21:23:14: ok më trego pra

Arbër  27/02/2018 21:23:29: Edhe a i ke punëtorët me shkarkue

 Arbër  27/02/2018 21:23:35: te puna

 Donaldo  27/02/2018 21:23:49: po te puna jane;

Arbër  27/02/2018 21:23:35: ok;

Arbër  27/02/2018 21:26:40: marrjau letrën e kontrollit;

Donaldo  27/02/2018 21:27:19: po po;

Arbër  27/02/2018 22:33:13: A mbaruat akoma?

Donaldo  27/02/2018 22:33:55: Jo jo po presim me sjell letrat akoma

Arbër  27/02/2018 22:34:14: A folët me ta?

 Arbër  27/02/2018 22:34:24: A janë normal o vlla?

Donaldo  27/02/2018 22:34:38: Ka presim me ardh te gjithë me firmos procesverbalin;

Arbër  27/02/2018 22:34:55: S’jemi skllevër ku k***in janë;

 Arbër  27/02/2018 22:35:12: Me i fut në gjyq;

Arbër  27/02/2018 22:35:40: Qënkan jo normal;

Donaldo  27/02/2018 22:36:09: Ishalla mbarojmë sonte njëher e vari k**n se ca me ju ba

Arbër  27/02/2018 22:36:09: Pse thonë s’bën sonte apo si

Donaldo  27/02/2018 22:36:47: Po shkon ora 11;

Arbër  27/02/2018 22:36:57: E di;

Donaldo  27/02/2018 22:36:58: Nuk të lënë me dalë pas orës 11;

 Arbër  27/02/2018 22:37:07: Po thirrju

Arbër  27/02/2018 22:37:12: Po thuaju o vëlla;

 Arbër  27/02/2018 22:37:17: Çfarë po bëni?

Arbër  27/02/2018 22:37:22: Me kënd je aty;

Donaldo  27/02/2018 22:37:28: S’kanë gjë në dorë këta;

 Donaldo  27/02/2018 22:37:39: Po presin me ardh nga Tirana;

Arbër  27/02/2018 22:37:40: Kush ka në dorë;

Donaldo  27/02/2018 22:37:47: Me Tosin jam;

Arbër  27/02/2018 22:37:52: Me ardhë pse?

Arbër  27/02/2018 22:38:01: A e kontrolluan?

Arbër  27/02/2018 22:37:20: Ai që fola me të tha jam nga Tirana;

Donaldo  27/02/2018 22:38:26: Po po me firmos procesverbalin ata që ishin ne Kontroll

Donaldo  27/02/2018 22:38:32: Ata po presim që fole ti?

Arbër  27/02/2018 22:38:35: Antinarkotiku;

Donaldo  27/02/2018 22:38:36: Me ardh me firmos;

Arbër  27/02/2018 22:38:35: Po a janë normal pse ikën pa firmos?

Arbër  27/02/2018 22:39:09: Kush jua ka numrat?

Arbër  27/02/2018 22:39:21: Nuk është Arlindi;

Donaldo  27/02/2018 22:39:42: Jo ka ik Arlindi se njëherë thanë mbaruam;

Donaldo  27/02/2018 22:39:50: S’di është e ngatërrume;

11 komente në ““Po lexoj Sali Berishën, frutat po shkarkohen… po këta fisq*ra, plera m*ti”, zbardhen SMS-të që fundosën Arbër Çekajn”

  1. Mario says:

    Bisede normale midis nje sipermarsi (Arbri) qe meret realisht me fruta (ne kte rast banane) dhe puntorit te vet (Donaldi). Kjo bisede e shfajson komplet Arbrin qe vertet se ka pas idene pse ky kontroll dhe pse kjo vonese kur nderkohe kontenieri ka patur nje ispeksion ne Itali (porti transit) dhe nje kontroll skaneri ne Durres. Por prokuroria/policia/qeveria e bananeve ka pas nevoje per nje koke turku dhe gjeti Arbrin. Nese kontenieri bosh kthehej ne Durres aty do shkonte pastaj pronari i plackes qe ta merte. No comment!

  2. Antikontrabanda says:

    Mario, je gjeni. Tamam keshtu duhet te jete.

    1. ABC says:

      Ky mbase e ka trafikuar drogen por kjo biseda nuk paska ndonje “fundosje”.

  3. Meli says:

    Po bisede normale do ishte. Pse idiot eshte ai te fliste hapur?! Kot qe publikoni lajme bosh per klikime

  4. Ilir says:

    Kaq sa keni publikuar ju o gazeta, nuk duket kerkund fajtor Arbri dhe ai I punesuari. Ketu del me faj dogana qe nuk u thote asgje por I vonon…!!! Titullin thote “fundosen”… Boooh komplet ne Hava, pa piken e lidhjes!!Behuni serioze! Pak respekt per ne qe ju lexojme.

    1. Tani says:

      Me këto mesazhe e paskan fundosur?…

  5. Tyryry, Tyryry, 7 x 7 s'bejne 42 says:

    Bizede vertet shume Normale.
    Ku eshte droga aty?

  6. Kot says:

    Cishte kjo? E ky tipi ka rreziku 600 kile koka per nje kafe dmth? Hahahaha ky duket komplet pa faj.

  7. Arvanites says:

    Bideda eshte fare normale nese nuk e paragjykon situaten.

  8. HAHAHA…KOMPLETA PA FAJ…DIKUSH E KA PAS INOT.DHE I KA FUT NE KONTEINER 600 KG DROG…PO SHKONI E PIRDHUNI…CA DONIT JU TE FLISTE PER DROGE…PO PER FRUTA DO FLISTE…

  9. am says:

    Sipas komentuesit Mario biseda duhej bete keshtu ne telefon. Alo erdhi droga? 600 kg? Ne rregull , njatjeta! Kur te dalesh kalo nga shtepia ti fusim nji tegel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje