Udhëtimi në kohë, i mundur

29 Shtator 2020, 09:24Hi-Tech TEMA

Udhëtimi në kohë nuk është më paradoks. Shumë filma janë prodhuar për këtë temë. Shumë shkencëtarë ende ngacmohen nga ideja e udhëtimit në kohë dhe pavarësisht se ende nuk kanë diçka konkrete, teoritë janë të pafundme.

Në industrinë kinematografike, ngrihen pikëpyetje pasi thyhet rregulli kryesor i universit, ku shumë ngjarje thjesht nuk do të ndodhnin më dhe për pasojë do ndryshohej e ardhmja.

Por duket se një student i fizikës në universitetin e Queensland, Australi, ka zbuluar se si ta bëjë të vlefshme formulën e udhëtimit në kohë pa paradokse.

“Sipas dinamikës klasike, nëse di një gjendje sistemi në një kohë të caktuar, mund të zbulosh gjithë historinë e këtij sistemi. Sidoqoftë, teoria e relativitetit nga Ajnshtajni, parashikon ekzistencën e përsëritjes kohore dhe udhëtimit në kohë, ku një ngjarje ndodh paralelisht në të shkuarën dhe të ardhmen”, tha Germain Tobar.

Sipas përllogaritjeve matematikore të tij, shtrirja kohore mund të përshtatet me vetveten dhe të shmangë paradokset. Për shembull, nëse një udhëtar në kohë shkon në të shkuarën për të ndaluar një sëmundje të përhapet dhe ky mision rezulton i suksesshëm, ky udhëtar nuk do të kishte më sëmundje për të luftuar kur të kthehej në të tashmen.

Por, Tobar thotë se “sëmundja” përsëri do gjente një mënyrë për t’u shfaqur, nga një rrugë tjetër, apo metodë tjetër dhe për pasojë hedh poshtë paradoksin që karakterizon këtë teori. Me fjalë të tjera, një udhëtar në kohë mund të lëvizë, por me kufizime në mënyrë që të mos krijojë kontradikta dhe të mos përfshihet në situata që ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve.

4 komente në “Udhëtimi në kohë, i mundur”

  1. Qinani says:

    Do doja t udhtoja n koh ,me i q .. nonen Sales .
    P..dh sheqere mo.
    Nga trendafili del gjembi
    Nga sheqerja doli helmi.
    …..
    Jasamon mi nona Sales
    Pidhsheqerja e mehalles..
    ..jan kto vargje popullore …folklor

  2. Baliu says:

    Po, po, i mundur sepaku teorikisht, sidomos kthimi ne Hene.

  3. Neroni says:

    Perralla. Jane disa shkencetare te rinj keta qe kane bere kerkimin. Duan te terheqin vemendje. thjesht kaq. Pjesa derrmuese e shkencetareve e quan udhetimin ne kohe ne menyre te sigurt te pamundur. Koha eshte nje drejtimeshe. Smund te kthehesh prapa ne kohe, te besh muhabet me Skenderbeun dhe ti tregosh si te pushtoje Stambollin.

  4. Taku says:

    Nje zero e futur ne nje thes bosh dhe shitet si shpikje..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje