Avokati nxjerr blof Berishën: Është thirrur më 2001 nga drejtësia për vrasjen e Azem Hajdarit, ja dokumenti

30 Shtator 2020, 09:22Politika TEMA

Ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh dy dite me pare se nuk është thirrur në gjykatë për të dhënë dëshminë për vrasjen e Azem Hajdarit, avokati i Izet Haxhisë thotë të kundërtën.

Idajet Beqiri në emisionin Repolitix në Report Tv shfaqi dy dokumente që dëshmojnë se Berisha është thirrur. Sipas këtyre dokumenteve, Berisha është thirrur 2 herë, në datë 8 qershor 2001 dhe 30 korrik në të njëjtin vit.

“Këto janë dy thirrjet për Sali Berishën të dëshmojë në gjyq.  Është thirrur në 8 qershor 2001 në orën 10:00. Si dhe më 30 korrik në orën 10:00. Pse e thirrën.

Ky ishte i pari që doli dhe përmendi emra. Është njeriu që i dha ambasadorit amerikan një raport 5 faqe. Kur ai ka dhënë deklarata nuk ka thënë që filani tha kështu” – tha Beqiri.

Vetë ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se nuk është thirrur kurrë për të dëshmua për vrasjen e Azem Hajdarit. Edhe kur u pyet nëse do të shkonte po ta thërrisnin, Berisha shtoi se ai e ka kryer detyrën e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje