Balla: Kush i harron ballot groteske të Saliut, Metës dhe Lulit me oligarkët e detyruar të blinin pikturat në ankand, paratë gjoja shkonin për bamirësi

1 Tetor 2020, 12:05Politika TEMA

Sekretari i përgjithshëm i PS, Taulant Balla, marrë shkas nga postimi i kryeministrit Rama i cili përmes një grafiku tregonte se “Oligarkët” kanë paguar 3 herë më shumë taksa gjatë qeverisjes së majtë, ka zbuluar ‘prapaskena’ nga koha e bashkëqeverisjes së Berishës me Metën.

Balla kujton ‘ballot’ e Berishës, Metës dhe Bashës teksa thotë se oligarkët ishin të detyruar të blinin pikturat në ankand “me lekët që gjoja shkonin për bamirësi”. Ai e mbyll komentin, duke thënë se Lulzim Basha  po vazhdon “stilin e Saliut”.

“Oligarkët” kanë paguar 3 herë më shumë taksa gjatë 5 viteve të qeverisjes sonë, se sa në të gjitha vitet e qeverisjes së Saliut dhe Lulit.

Në fakt “oligarkët” në vend të taksave publike, paguanin ryshfetin personal të pushtetit. Kush mund t’i harrojë ballot groteske Saliut, Metës dhe Lulit me “oligarkët” e detyruar të blinin pikturat në ankand, me paratë që gjoja shkonin për bamirësi.

Prandaj dhe Lulezim Basha vazhdon stilin e Saliut: “oligarkëve” drejtoju gishtin, bëju presion dhe merri vilën apo paratë nën dorë. Shifrat janë kokëforta dhe flasin vetë”, përmbyll shkrimin Balla.

Gjithashtu , socialisti Balla, ka publikuar një foto ku tregon me shifra se 10 bizneset më të mëdha kanë paguar 3 herë më shumë taksa  gjatë viteve 2014-2019, të dhëna këto që janë marrë sipas regjistrit të Tatimeve të Republikës së Shqipërisë.

2 komente në “Balla: Kush i harron ballot groteske të Saliut, Metës dhe Lulit me oligarkët e detyruar të blinin pikturat në ankand, paratë gjoja shkonin për bamirësi”

  1. kaculi says:

    O balla po luli eshte mute por dhe ju muter q.. jeni. pse nuk permend pikturat ne cope letre te edvinit qe shiten sikur jane flor apo i ka bere picasso apo djalit te tij qe po i shesin sikur jane ibrahim kodra nga 30mij euro. apo pikturat qe shet gruaja e agron hetos per te pasturar leket e burrit qe vodhi me damianin ne kesh dhe AKU…. problemi eshte qe ne shqiptaret nuk kemi mundesi te zgjedhim dhe kemi vetem mutera perpara

  2. Elio says:

    Hajduti shan hajdutin vetem shqiptaret e bejne, nga qe hajdutet ndajne gjithmon vjedhjet per gjys

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje