Ilir Meta dhe Ilir Kulla
Për skandalin tashmë të zbardhur nga drejtësia italiane, se ishte një përpjekje për të rrëzuar qeverinë shqiptare, duhet kuptuar konteksti politik dhe ai mediatik në kohën kur shpërtheu.
Jemi në vitin 2017, një vit elektoral kur po afroheshim zgjedhjeve parlamentare të ëtij viti. PS-ja ishte në qeveri me LSI-në, por prej kohësh dy aleatët po përjetonin një krisje të madhe mes njëri-tjetrit.
Opozita kishte ngritur çadrën përpara Kryeministrisë që më 18 shkurt të vitit 2017 dhe deklaroi se nuk do të hynte në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër.
LSI nga ana e saj ende nuk kishte dalë hapur, por qarqet e saj mediatike e sulmonin fort qeverinë dhe nën zë flitej se po përgatitej dalja e partisë së Metës nga aleanca me Ramën.
Në atë kohë, siç edhe shpesh kanë qarkulluar mjaft lajme të rreme, apo më shumë sinjale nëpër rrjeteve sociale për të mbjellur panik e pakënaqësi.
Edhe në rrafshin global, bota po jetonte “lulëzimin e lajmeve të rreme” që më pas nisën të sulmohehin në SHBA e BE. Nuk do të kishte bërë përshtypje lajmi i rremë i “1300 kontenierëve me mbetje toksike”, pasi në fund të fundit ai nuk bëri ndonjë efekt mediatik në vendin fqinj.
Ai u publikua nga portali i ish-senatorit De Gregorio, me të cilin Ilir Kulla lidhi marrëveshje, por asnjë media tjetër nuk e publikoi, pasi nuk pa një burim të besueshëm që i referohej.
Në Shqipëri ai lajm u publikua vetëm nga disa portale e televizione pranë opozitës, të cilat nuk e ndoqën duke shkuar në vendngjarje për të zbuluar detajet, pasi nuk kishte vendngjarje.
Megjithatë, ajo që tronditi kancelaritë e shtetit fqinj, ishte përmendja e një institucioni shumë prestigjoz në Itali, por edhe organizatave më të frikshme të krimit të organizuar.
Lajmi i rremë i Pianeta Italia News, theksonte se ka “një pakt ndërmjet Camorras e Ndragheta-s për të administruar jashtë trafiqet e mbetjeve, për të ricikluar sasi të mëdha parash”. Portali theksonte se ka një hetim të hapur për këtë edhe nga Prokuroria e Durrësit, por edhe nga Prokuroria Antimafia e Italisë.
Ndërkohë aty përmendej edhe emri i kryeprokurorit antimafia, Franco Roberti. Një naivitet nga ana e “shpikësve” dhe hartuesve të tekstit, pasi menjëherë zgjoi kureshtjen si të Prokurorisë antimafia, si të prokurorisë së Durrësit, të cilët natyrisht që nuk kishin hapur asnjë dosje.
Në mënyrë të qetë, Prokuroria Antimafia, i kërkoi kolegëve të tyre që ta hetonin njëherë nëse qëndron kjo çështje, e nëse do të ishte e vërtetë, atëherë ky institucion do të hynte të hetonte përfshirjen e Ndragheta-s dhe Camorra-s.
Menjëherë sapo ish-senatori italian De Gregorio u thirr nga Prokuroria për të deponuar, ai u zbërthye shpejt dhe tregoi të vërtetën.
Kjo sepse ai kishte frikë se mos rëndonte pozitën e tij si precedent, pasi në të shkuarën ai kishte disa hetime mbi shpinë. Dhe menjëherë sapo u zbulua skema, hetimi mbaroi shpejt dhe u mbyll pa zhurmë, duke konkluduar se ishte një mashtrim.
Në një nga fletët e shkresës së Policisë italiane, që e disponon gazeta theksohet:
“Sipas pritshmërive të tij, pjesëmarrja në këtë projekt për rrëzimin e qeverisë shqiptare do të sillnin favore për De Gregorion që bashkëpunoi me Ilir Kullën, nga qeveria e re që do të instalohej në Tiranë. Por nga hetimi nuk se ka elemente të tjera të kësaj marrëveshje. Ndaj procedohet se nuk ka elementë për ta ndjekur penalisht personin në fjalë, ngaqë nuk ka pasur ndonjë pasojë adekuate”.
Mbase për De Gregorion nuk mund të ketë një pasojë penale, por për vendin tonë kjo shkaktoi panik dhe vuri në lëvizje strukturat e anti-terrorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
As Sali Berisha dhe as Ilir Meta, si të akuzuar nga drejtësia italiane për sponsorizimin e këtij fakenews, nuk janë marrë në pyetje për këtë skandal. Madje as vetë Ilir Kulla nuk është pyetur për rolin e tij në këtë zhurmë të rreme, që shkaktoi jo pak tension asokohe.(Shqip)
⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️
PSE E NISI PYESNI NEVE APO DO TE DUHEJ TE NA E THOSHIT JU?
SPAK ???……..ÇFARE DO TE BESH ???…
President legen dhe i pabure.Ne qeveri ishte me PS dhe thurte intriga prapa shpine me PD .Sa per Ilir Kullen duhet te veproj ligji
si shkruante Der Spiegel kur Ps e beri President ?
Frankenstein-i politikes Shqiptare , nji nder Trafikantet me te medhenje ne Ballkan pas
Presidentit Malezes Milo Gj. O vic
I.Meta ky trafikant i gjithckaje do duhej te Arrestohet jo bere president.
Ky gabim Trashanik i Rames ngriu shpresat per nji antaresim te shpejte ne BE
te Shqiperise.
Komisioner te Brukselitt deklaruan se Rama eshte i pasigurt e i pavendosur,
te marri Vendimin e duhur ne momentin e duhur per vendin e tij
pra larg karakterit e kultures se politikanit te NORM EU
Europa analizon gjithcka
KU, KU NDODHET ILIR KULLA, eshte zhdukur nga qarkullimi po te tjeret dihet ku jane, prandaj eshte detyre e SPAKU-t te filloje ose te inicioje procesin ose te filloj me dosje .
Lidheni
Hajduti Meta e ka vendin ne burg.
Po qe se E. Rama nuk e dënon atë faqedjegurin që bëri këtë katrahurë ndërkombëtare do të tregojë se është i paaftë dhe se duhet shporrur.
O injorant, po Edi Rama si do ta denoje apo si i pari kulles qe te thote ty kultura jote. Or idiot, Edi Rama eshte i pari i pushtetit ekzekutiv qe nuk merret me denimet. As pushteti legjislativ nuk ka pune me denimet. Ne Shqiperi te denon pushteti gjyqesor. Apo ti do kohen e baces Enver e te baces Sali qe njeri kishte gjith shtetin n’dore???
O Ndarja e Kofshëve pyet mamin se sa injorant jam unë dhe sa i mençur je ti.
Po pse nuk merret prokuroria me hetimin e kesaj ceshtje?. Cberi me babalet dhe te tjerat qe shpien ne destabilizimin e vendit?. Pse qenkan kaq te gateshem te merren me hetimin e shoifjeve te shqupit?. Rrofsh o drejtesi.
E nxori pse e nxori, fytyren e tradhetareve e te pabeseve e çorri.
E nxori pse e nxori,por fytyren e tradhetareve dhe te pabeseve e çorri .
Ky Ilir Kulla eshte nje nga antishqiptaret tipik,qe shitet per 40 aspra
Ne cdo vend qe ka qene ka kryer veprime te tilla.Analizoni se sa sekteve terroriste myslimane,qe nuk i pranon asnje shtet ne Europe, u eshte dhene leje prej tij dhe Nano kellires,per tu futur ne Shqiperi,gjate kohes qe ishte keshilltar per fene ne Kryeministri.Sa eshte shperblyer prej tyre.Sa pasuri ka vene,ky legen qe perfiton se Shqietia nuk ka sherbim sekret,polici e financa e drejtesi,qe ti vene fre.Por ka vetem drejtues legena e te shitur qe pjerdhin ne nje uturak me keto lloj monstrash.
SHIKONI TE GJITHE CFARE KESHILLTARESH I RETHOJNE,VETEM PER TE VJEDHUR.
Ky faqebytha duhet varur ne mes te sheshit bashk me ata qe e mbeshtesin dhe e financojne.
Te behen shembull per te gjithe ata zagare qe bejne propagande antishqiptare neper bote
Zagar i vogel, lidheni dhe sekuestrojani kontot qe ka ne Lindjen e Afert.
NË BURG ILIR KULLA .