Tirana bën lojën e Ilir Metës, pas nderit të paligjshëm që i bëri

4 Tetor 2020, 15:31Sport TEMA

Klubi i futbollit të Tiranës ka rënë pre e një mashtrimi të zëdhënsit të Ilir Metës dhe ashtu si presidenca, ka sulmuar në mënyrë qesharake “Gazetën TemA” në lidhje me artikullin ku presidenti Ilir Meta ka shkelur ligjin, pasi ka pajisur me pasaportë shqiptare futbollistin afrikan Winnful Cobbina.

Sheklja e ligjit është fakt nga ana e presidentit Ilir Meta, pasi një person që të pajiset me pasaportë shqiptare sipas ligjeve të shteti shqiptar duhet të ketë 5 vite qendrim në Shqipëri, ndërsa lojtari i Tiranës ka vetëm dy vite në Shqipëri.

Dhe pas këtij nderi që Ilir Meta ka bërë në favor të Tiranës, këta të fundit nuk kanë vonuar duke bërë lojën e tij pas nderit të paligjshëm që iu bëri.

“Duke marrë shkas nga akuzat e artikuluara në shtyp, të iniciuara nga “Gazeta Tema”, KF Tirana është e detyruar të sqaroj se:

Lojtari i KF Tirana, Ëinnful Essua Cobbina, ka fituar shtetësinë Shqiptare konform të gjitha ligjeve të vendit tonë, saktësisht ligjit, Nr. 113/2020 “PËR SHTETËSINË”, specifikisht, Neni 9, pika 1, për fitimin e shtetësisë, për rastet e veçanta, ku sanksionohet qartësisht se shtetësia mund të fitohet nga një shtetas i huaj, i cili ka mbushur moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç, kur nuk përbën kërcënim për rendin publik dhe sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë, edhe në rastet kur Republika e Shqipërisë ka interes kombëtar apo interes në fushën e arsimit, shkencës, artit, kulturës, ekonomisë e sportit.

Lojtari i KF Tirana Cobbina, i ka përmbushur të gjitha kushtet ligjore si dhe ka respektuar të gjitha procedurat për marrjen e shtetësisë Shqiptare me kërkesë të lojtarit si edhe me kërkesë te klubit.

U bëjmë thirrje të gjitha mediave, veçanërisht gazetës “Tema”, që për të disatën herë adreson sulme ndaj klubit tonë, të qëndrojë korrekte e të prezantohet në publikun e gjerë si një media serioze. Përdorimi i termit “terrorist” dhe krahasimi i tij me një institucion si ai i KF Tirana apo edhe shtetasëve të saj, të cilët respektojnë cdo legjislacion dhe i shërbejnë të mirës publike, kurrsesi nuk duhet të pranohet nga opinion i gjerë, e diçka e tillë konsiderohet si një term i papranueshëm dhe mjaft i rëndë nga klubi ynë.

Një media që pretendon të informojë publikun e gjerë duhet të tregohet profesioniste në raportimin e lajmit dhe jo të promovoj thirrje raciste e ofenduese. Kurrsesi një media nuk mund të përdhosë identitetin e një individi, i cili ka të drejtën e tij, konform të gjitha ligjeve që të posedojë pasaportën Shqiptare. Lutemi shumë që përmes artikujve të tillë të mos shtrembërohen virtytet e mikpritjes së Shqipërisë, për cilindo që e ndjen veten pjesë të saj.

KF Tirana kërkon të ketë nje reflektim nga ana e gazetës “Tema” si edhe një falje publike për akuzat e pavënda ndaj KF Tirana dhe tifozërisë së saj!”, thuhet ne njoftimin e Tiranes.

Kujtojmë klubin e Tiranës që “Gazeta TemA” nuk ka pasur sulme në drejtim të klubit të saj, ashtu sic pretendojnë në këtë reagim.

Kemi pasur vetëm kur Tirana ka hapur portën në mënyrë të turpshme sic ka bere në sfiden kundër Bylysit, ku në fakt është dhe nën hetim për trukim.

(TemA)

8 komente në “Tirana bën lojën e Ilir Metës, pas nderit të paligjshëm që i bëri”

  1. Juristi says:

    Qesharake!
    I sqaroni dhe ju se neni 9 pika 1 thote per persona te cilet kane interes kombetar. Ne cilin moment Shqiperia ka kerkuar qe Cobinah te jete pjese e Kombetares. Dhe pjesa tjeter interes sportiv. Cfare cilesish ka patur ky sportist, cfare ka bere ndryshe nga te huajt e tjere ne vend? Cfare interesi ka vendo jone nga ky i huaj, te cilit i japim pasaporten? Rasti eshte haptazi shkelje e ligjit. I ngrini keto pyetje qe bera dhe te shohim cfare pergjigje do te jape Blushi dhe Tirana.

    1. Na myten says:

      Juristo e kupton dhe vete ti se si eshte formuluar ligji “vleresimi i cilesive” i lihet ne dorë presidentit.
      Apo s’je jurist?!

  2. Jurgen Klopp says:

    Hidhini ne gjyq,si Ted Blushin dhe Halilin. Hidhi Mero aman,jane te kapur mat!

  3. Lik says:

    O odiote…nuk eshte cilesuar futbollisti si terrorist, por qe mund te ndodhe qe me te njejten praktike mund te pajiset edhe nje terrorist me pasaporte .
    Poshte injoranca!

  4. Tirona says:

    Skeni faj qe beni kete reagim,kaq injorante jeni ne te vertete,keni arrit ne ate derexhe sa te tall menderen me ju nje idiot prej skrapari.

  5. Beni says:

    Çjane mor ato injorante te klubit te tirones qe bien pre e genjeshtrave te Ilir Floririt ?
    O dallkauk lexoje mire shkrimin ku permenden qe ekipi apo tifozet e tirones jane terroriste ? Aq i trashe je sa te mashtroje hajduti, i korruptuari i vidios se 7 %
    vrasesi qe zhduku 2 kufoma pas malit te Dajtit ( sipas deklarates ne parlament te Berishes), trafikanti me i madh i droges dhe prostitucionit ne ballkan ( po sipas Berishes), Ilir Floriri !

  6. muci-muci says:

    po mir o gazeta tema po per GIANNI DE BIASI pse nuk reaguat ? ku eshte ndryshimi me rastin ne fjale ? pse tregoheni raciste , kur ne vete jemi vend qe shumicen e popullsise e kemi ne emigrim… 1 emigrant me ngjyre pa asnje dokument ne France, fitoi nenshtetesine madje e punesuan ne reaprtinn e ndihmes se shpejte me zjrarrefikesit vetem sepse, kur rastesisht po kalonte ne rruge, pa nje femije ne katin e 4-t te nje pallati qe ishte duke rene…emigranti nuk hezitoi por u ngjit nga njeri ballkon ne tjetrin derisa arrite ne kohe te shpetoje femijene vogel….
    per aktin presidenti Macron e priti madje ne zyre dhe ja dorezoi me ceremoni publike nenshtetesine Franceze….e theksoj pa asnje dokument perpara…
    Presideti eshte i pari i shtetit, dhe si i tille eshte e drejte e tij…Pamvaresisht se ju pelqen apo jo, keni apo nuk keni tema tjera per te trajtuar Presidenti eshte ne te drejten e tij …

  7. O p*ll k*ri a e lexo ca thot ligji o juristooo. O p*dhrobsha, o legen. Ti i ha k*rin TIRONES ene TIFOZVE T’TIRONES mer t’q*fsha robt o rob i pavler

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje