Tit Vasili paralajmëron se Rama s'do hyjë në zgjedhje nga frika: Ka vetëm një dramë se s'do përballje, votën nuk e prek njeri se përndryshe do ndëshkohet

4 Tetor 2020, 17:48Politika TEMA

Përfaqësuesi i LSI-së në Këshillin Politik, Petrit Vasili ka deklaruar për mediat se kryeministri Edi Rama nuk ka mbështetje të ndërkombëtarëve.

Teksa foli për Kodin Zgjedhor, ai u shpreh i sigurtë se në ditën e zgjedhjeve askush nuk do të mundë që ta prekë votën.

Sipas tij, çdokush që do të prekë votën do të ndëshohet.

Ndërkohë, ai ngre hipotezën se shefi i qeverisë mund të mos hyjë në zgjedhje pasi sipas tij opozita e bashkuar do ta mundë menjëherë.

Ka qenë një paketë e tërë ligjore që kishte të bënte me dekriminalizimin e votës, me shit-blerjen e votës, mënyra se si bëhet e qartë kjo shitblerje, stimulimin e denoncimit të saj, etj.

Pra themeli, duhet të jeni të qetë se ditën e zgjedhjeve votën nuk e prek njeri. Këtu duhet që të kuptoni dhe dëshpërimin e tmerrshëm të Edi Ramës.

Ju e dini që menjëherë pas 5 qershorit Edi Rama u qarravit në parlament duke thënë se pse na duhet ne kjo, pse duhet me pyetur ndërkombëtarët. Ne e dimë shumë mirë qëndrimi që ka pasur me ndërkombëtarët Edi Rama.

Nuk i kemi hapur rrugë Edi Ramës, kemi bërë detyrën tonë deri në fund të Këshillit Politik, falë kësaj gjëje kemi pasur disa arritje të synuara që krijojnë integritet të procesit të votimit.

Këto janë disa ndryshime të njëanshme në sistemin, të cilat ai mendon se mund t’i bëjë derman, por të jeni të bindur se zero derman do t’i bëjnë.

Por kemi rënë dakord dhe ua kemi bërë të qartë edhe shqiptarëve këtë gjë, ky nuk mban marrëveshje, ky mashtron që nga Shqipëria, në Bruksel e deri në Washington, pasi 5 qershorin e përshëndetën që të gjithë dhe ky njeri është i gatshëm që të thyejë çdo rregull formal nga frika e humbjes.

Shqiptarët janë të qartë se kush është ky njeri, nuk ka më ndërkombëtar që i jepnin mbështetje të pavërtetë dhe të rremë. Sot mbreti është lakuriq.

S’ka më dyshime as në OSBE. Secili nga ato që do të votojnë atje kanë përgjegjësi për votën e tyre. Kush shkel ligjin do të ndëshkohet. Edi Ramës iu këputën duart për të futur duart në zgjedhje. Edi Rama ka vetëm një dramë, se nuk do përballje”, tha Vasili.

9 komente në “Tit Vasili paralajmëron se Rama s’do hyjë në zgjedhje nga frika: Ka vetëm një dramë se s’do përballje, votën nuk e prek njeri se përndryshe do ndëshkohet”

  1. Doktori says:

    Po ku e rrun Rama per sharlatane si puna juj,ju nuk do futeni ne zgjedhje se e dini shume mire ku jeni,cfare keni bere dhe kush jeni

  2. ? says:

    O Tito, na hënkshmunë,
    e bën mirë ti këtë punë.

  3. GAZETARJA says:

    Cfare rrypi qe je ! Hahahaha

  4. k says:

    Po e tha ky zagari me njargë i baxhellës dhe metës,është gjë e sigurtë.

  5. Nje shqiptar nga Jugu i vendit says:

    Kesaj i thone qe LSI – ja me kokoshet e tij te matufepsur e ne panik , te vertiten si p**dha neper breke ! Ky eshte nje politikan idjot tipik !

  6. Shkoni para Drejtesise per vjedhjet kur ishit ne pushtet
    ju hienat e lsi
    Banda e Ali babes pro cepani
    Burgu eshte vendi juaj ,jo Politika .
    Banda e lsi nuk cti thote me ktij populli,
    por Drejtesise Ofl mbi Vilat e Lalzit dhe gjithe pasurine e bandes,ish Ministrat
    # ha mit kot ne bla-bla-bla-t per Zgjedhjet ,me te cilen kerkoni si Struci me ngul ate kok pordh ne der ?
    mos u duk me medieve o llapa e kryekares bytheLeshe ???

  7. kasemi says:

    Jepi tito, idiot i lindur.

  8. luani lsi says:

    Tit te paska ngale nje qime tek buza
    kur i ke bere llape mones
    oh sa bytheqire mor te shplfte mortja

  9. labi says:

    Ku magjari i bllokut nipi i shokut Manush, hiqet si certifikues i fallxhores.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje