15-vjeçarja po planifikonte të vriste prindërit, ndalohet nga policia

6 Tetor 2020, 11:20Lifestyle TEMA

Një 15-vjeçare italiane është ndaluar nga policia pasi kishte bërë në plan të vriste prindërit e saj me ndihmën e të dashurit.

Gjithçka ishte bërë gati me detaje, por plani u zbulua pasi një mike e saj shkoi në polici dhe tregoi se çfarë pritej të ndodhte. Efektivët nisën procedurat për rastin dhe njoftuan prindërit e vajzës dhe shërbimin social.

Sipas asaj që mësohet, vajza nuk kishte probleme, ishte një nxënëse e mirë dhe marrëdhëniet me prindërit nuk i kishte të këqija. Ndërkohë që po hetohet me imtësi rreth përfshirjes së të dashurit të saj në këtë ngjarje.

Gjatë marrjes në pyetje, 15-vjeçarja mohoi gjithçka, duke thënë se ishte një lojë. Por mesazhet në rrjetet sociale nuk iu kanë lënë këtë përshtypje hetuesve.

Tashmë prindërit e së miturës duan të kuptojnë se çfarë e shtyu vajzën e tyre të shkruante të tilla mesazh.

Hetuesit nuk përjashtojnë dhe mundësinë se pas mund të fshihet dhe një nga ato sfidat ku përfshihen të rinjtë në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje