“Fakti që tregon se kush punon për të ardhmen e vendit”, Rama publikon shifrat: Mbi 4 miliardë lekë janë paguar për bonusin e bebes

6 Tetor 2020, 08:38Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se 63,560 fëmijë të lindur mes viteve 2019-2020 kanë përfituar bonusin e bebes.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se janë paguar 4 miliardë e 420 milionë lekë për bonusin e bebeve dhe ky është një fakt që sipas tij tregon se gjërat nuk janë njësoj siç kanë qenë.

Më tej Rama shton se nuk janë të gjithë njësoj dhe faktet tregojnë se kush punon për të ardhmen e këtij vendi.

Mirëmëngjes dhe me këtë tjetër fakt të thjeshtë që tregon se jo vetëm as jemi të gjithë njësoj dhe as gjërat s’janë njësoj siç kanë qenë, por edhe se kush punon për të ardhmen e këtij vendi, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan Rama.

1 komente në ““Fakti që tregon se kush punon për të ardhmen e vendit”, Rama publikon shifrat: Mbi 4 miliardë lekë janë paguar për bonusin e bebes”

  1. ERTV says:

    Kjo ishte pjesë e strategjisë o artist pikturist ?.
    Për të frenuar rrënien e rritmit të shtesës natyrore të popullsisë në afat mesëm dhe gjatë.
    Dhe përsëri duket e pamjaftueshme mqs të gjitha parashikimet prestigjioze parashikojnë që popullsia të bjeri me 1 milionë deri ne 2050 dhe rrezikojmë mbijetesën si komb ne 2100.
    (Kuptohet jo vetëm si shkak i rënies të lindjeve por dhe lëvizjeve demografike).
    Por kuptohet në këtë zallamahi kërkon të heqësh vëmendjen nga problematikat shumë më të mprehta politike me demagogjite e tua.
    Dhe me sa duket kërkon Scope mediatik të tillë ministrave te tu. Dhe hopa luleshtrydhja ? e kishte gati…
    E kishe më mirë me ato videot 3D.
    Të paktën ato dukeshin si filma fanta-shkencore dhe na e hiqnin mendjen nga realiteti.
    Ahh mjerë kush ta bën ty marketingun politik (se besoj se të njëjtët që të zgjedhin përditë nga një kravatë të re tjetër hand made single exemplar).
    Bëji të fala Saliut !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje