Sali Berisha dhe Ilir Meta po përpiqen me të gjitha mënyrat që 26 prilli i vitit të ardhshëm t’i gjejë njërin kryeministër ose minimumi zv.kryeministër dhe Ministër i Brendshëm dhe tjetrin President të Republikës.
Ish kreut demokrat dhe pse në moshë tepër të thyer, me sa duket nuk i ‘del shpirti’ pa e plotësuar dëshirën e tij për të “mbyllur” mandatin e dytë në krye të shtetit, i cili iu ndërpre pak muaj pasi e kishte marrë, për shkak të humbjes në zgjedhje në korrik të vitit 1997.
Mes rreshtave ka thënë se Kushtetuta e miratuar më 2008 s’ka efekt prapaveprues dhe se ai nuk përjashtohet nga një kandidim i dytë, përderisa i ka konsumuar zgjedhjet para miratimit të saj.
Por dhe Ilir Meta kërkon që bashkë me Berishën, dhe në aleancë të fortë me të, të bëhet dhe njëherë kryeministër. Madje pikërisht për këtë po lufton shumë fort, aq sa e ka braktisur dhe “mantelin” e Presidentit dhe është kthyer në kryeopozitarin e vetëm në vend.
Sot Berisha dhe Meta janë të lidhur si “mishi me thoin” e kanë plane ambicioze të parashikuara për t’i realizuar pas një viti, në aleancë të fortë të dy bashkë. Nese ia arrijnë kuptohet!
Por vite më parë, kur marrëdhëniet mes Berishës dhe Metës u prishën, kishin parashikime tepër të zymta për njëri tjetrin.
Madje Sali Berisha kishte një parashikim tepër të rëndë për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, teksa paralajmëronte se do ta mbyllin jetën e tyre pas hekurave të burgut.
Nuk ka qënë larg dita e këtij parashikimi, para pesë gjashtë vitesh e ka bërë një paralajmërim të tillë Sali Berisha për Ilir Metën. Kohë shumë e shkurtër për “pirueta” politike!
Teksa Meta është ndjerë keq përballë vendosmërisë së SHBA dhe BE për Reformën në Drejtësi, ngritjen e SPAK dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit në atë kohë, përgjigjien për këtë siklet e ka dhënë vetë Sali Berisha.
Ish kryeministri demokrat në atë kohë ka parashikuar se Ilir Meta do ta mbyllë jetën në burg për një gamë të gjërë krimesh, sipas tij, të konsumuara sa herë ka qënë në pushtet.
“Për PD, Ilir Meta është njeriu që përfaqëson klanin më të rrezikshëm të trafiqeve në Shqipëri, të trafikut të drogës, të trafikut të fëmijëve dhe të trafikut të vajzave të mitura.
Në historinë e vendit, ky mbetet njeriu që me bandat e tij, ngjiti Shqipërinë në krye të listës së vendeve të planetit, të trafiqeve të skllavërisë së seksit, të fëmijëve të drogës dhe armëve.
Mbi këta të dy (për Ilir Metën dhe bashkëshorten e tij) rëndojnë dy varre dhe dy krime të fshehura pas malit të Dajtit. Nuk do të jetë e largët dita kur Ilir Meta do ta mbyllë jetën e tij pas hekurave të burgjeve”, deklaronte Berisha para disa vitesh për mikun e tij aktual Ilir Metën.
Janë akuza të rënda, që për hir të së vërtetës nuk janë artikuluar nga media por nga njeriu që e njeh shumë mirë Ilir Metën, vetë Sali Berisha, i cili nga viti 2009 e deri më 2013 ka bashkëqeverisur me të. Por dhe tani marrëdhëniet e tyre janë tepër të ngushta.
Pak më vonë, në vitin 2015, Berisha e akuzoi Metën se kishte porositur vrasjen e dy deputetëve. Berisha foli edhe për një dosje që ndërkombëtarët kishin përgatitur për Metën.
“Jep dorëheqjen, sepse je person i akuzuar për dy vrasje. Na i nxirr pak ato që të ka sjell Edi Rama nga institucionet ndërkombëtare. Sepse ata të njohin më mirë ty se çfarë përfaqëson ti për vendin”, tha Berisha. Në atë kohë Meta ishte Kryetar Kuvendi. Disa javë më pas, doli një raport sekret i OSBE për kriminalizimin e krerëve të politikës shqiptare.
Pra akuzat e Berishës ndaj Metës kanë qënë me të vërtetë të forta dhe deri më tani presidenti aktual nuk është përgjigjur, për t’i hedhur poshtë.
Por, megjithatë ia ka “arritur” që teksa “merret” me punët e mbrojtjes së Kushtetutës, përplasjes me Edi Ramën, alpinizmin dhe plazhin, ta “sfumojë” parashikimin e Berishës.
Ajo që mund të themi është se Meta ia ka dalë të jetë jashtë burgut, madje as nuk është thirrur nga drejtësia pas akuzave të ish kryeministrit demokrat.
Ndërkohë që ka arritur maksimumin, është rikthyer te miqësia e vjetër me Berishën, dhe me sa duket kanë “mbivendosur” parashikimin e kahershëm për mbylljen e jetës në burg, me rikthimin në pushtet.
Gjithsesi deri më tani, përderisa asnjëri prej tyre nuk është tërhequr nga deklaratat, parashikimi i Berishës për Metën mbetet në “fuqi”.
Për më tepër që në realitetin e ri dhe përballë ambicieve të reja që kanë shfaqur, ia kanë borxh shqiptarëve t’i sqarojnë këto akuza. Makar dhe ti hedhin poshte dhe jo të bëjnë sikur nuk kanë ekzistuar kurrë.
Megjithatë Reforma në Drejtësi sapo ka njisur të implementohet, SPAK sapo ka filluar punë, “FBI”-ja shqiptare po krijohet. Ka kohë dhe për profecinë e Berishës!/M.N-TemA
Dy varre ose dy krime mund të vihen në zbatim dhe duke tërhequr trupa nga varrezat e Sharrës. Politika s’është të sulmosh kundërshtarin por të zgjidhësh me lehtesi problemet në vijim.
Bastardit i erdhi fundi….merr dhe salen me vete.
Ahaaaaaa ja ky eshte Like floriri dhe Sali Berisha….
Variant kriminelësh,interesat i bashkojnë,interesat i bëjnë armiq,fundi hanë kokat e njëri tjetrit.
Aty ku ka ze, seshte pa gje thot populli. Ne momentin qe berisha ka bere keto deklarata, ka pasur shum informacion sepse institucionet ishin te berishes. Ne kete rast populli i jep te drejte berishes sepse ai ka mare shkas dhe nga denoncimini dritan priftit, fill mbas denoncimit te tije berisha e survejoji dhe miri infirmacione per meten, ku i rezultonte i tille. Por berisha si finok, nuk e denoncoj por i bente shantazhe sa here meta e drithte per hater te stabilitetit, deri aty sa, mona me noçkat si te ekefantit, filloj te kishte dobsi per berishen. Keta duhen djegur ne turren e druve, keta e bene shqiperine vater korrupsioni e krimesh, pasojat hane aktuale, autoret shijone vilat dhe femijet shkollohen ne kolegjet me te shtrejta te europes. Monika dhe meta qajne per hallet e studenteve, kjo eshte tallje per te gjithe ata qe i shkojne pas ketij haduti dhe te shoqes tij te neveritur si taksambledgese e cilit do qe do futesh ne pune, pthu rrac kolerash.
Ishalla degjon ai lart.Likja i pari ne rradhe dhe pas tij vete dora e nalmadhenise Sali Ram Berisha.Ndoshta motoja ka sens kete rradhe
Eh lesh lesh brockulla per zgjedhjet. as ja vlen te hedhesh syte.
qe te dy jane kriminele, vrasese, kontrabandite , hajdute te ndyre
Per her te pare plaku Mere ka plotesisht te drejte pre kupolen e atij vendi ky eshte like floriri super plehra e shqiperis
Ky qen bir qeni e di se po te vuri perpara Sale,te hedh ne hendek,prandaj shpesh e perdor shprehjen,ju e dini,se une per doktorin kam dobesi! A nuk te bejne te mendosh,se keta te dy,puthen e rrihen kur ja do interesi dhe shumekush pret qe te vijne ne pushtet….Nuk mund te jemi aq te marre,kuptohet ! Edhe Lulushi ja ka q.re nenen Monit,ne jo pak thenie,por presioni i shefave perkates,kerkon qe ti martoje pas 25 Prillit.Por nuk do te kene dasmore ata horra.Atyre nuk po i vijne ne votime as anetaret e partise neper qytete e katunde,perjashtuar Kukesit.
njesoj jane te dy keta felliqsira, Berisha dhe Meta
Cfar fytyra muti te dy, por urrejtja e popullit ndaj Ilir Metes eshte tanime e barabarte me shefin e tij Berisha.
Populliu di shume krime te renda te kesaj bande te organizuar, te armatosur kriminale.
Shikoni kete pushtin dy pellembesh. Berisha e ka poshteruar ne menyren me makabre te mundeshma, ose me mire ne menyte makabre te tejskajshme qe kur e futi si spiun drejt PS per te percare ate.
Poshtrimi i pare qe i beri, eshte se per shkak te puneve te shumta, ne krye te opozites e pastaj President, Berisha ja dha ne lidhje Gazidedes si kryetar i SHIK-ut dhe ne SHIK e mbante ne lidhje nje inspektor nga lushnja, djal i mire e teper i zgjuar, familja e te cilit kane patur miqesi me familjen e Myslym Murrizit.
Eted urrejtja dhe tanime kercenimet qe i ben ky kulish dypllembesh Mero Bazes eshte si hakmarrje ndaj asaj qe Mero Baze ka shkruar per kete palo president si spiun i Berishes qe financohej me parate e SHIK-ut.
Dhe zhytja ne krime te humb ekuilibrat, me te vertete te con drejte vetvrasjes.
Pale qe ky mutsihane na hiqet edhe gjoja “trim”. gjoja “malesor” e pallavra te tjera.
Gerisha jo njehere por disa here i a ka perplasur ne fytyre si vrases dhe qe ka zhdukur fizikisht viktimat e tij, e ka akuzuar per korrupsion, e ka akuzuar ate dhe te shoqen Moniken si drejtues te rrjeteve te kontrabandes se kokaines e heroines, e ka akuzuar per trafiqe te prostitutave dhe per trafik femijesh deri edhe per shitje organesh, dhe KY ‘BURRI” rri si muti, i lepine bythen Berishes se mos flasi perseri, por “si burra te mire” qe jane te dy. i lidhi fatkeqesia qe po afrohen oret e llogarise Se Madhe per shkak te Reformes Amerikane te Drejtesise.
Ja ky eshte burri Novruz Meta i ulur te ndenjesen e qenefit te Presidences. Ky eshte ai “malsori”, ai “burri i Skraparit” qe te tjeret i a derguan breket e te shoqes ne zarf sepse i kish “harruar” ne fuoristraden e X-it.
Sala i futi gjith ne burg. Tallen po nu k u rras njoni as tjetri nuk hyn. 5 jane ne burg.
Saliu ka patur të drejt.
SPAK , ku je??
Nuk besoj se mund te presesh ma shume nga njerezit e shkolluar ne shkollat e kjofte largut enver ( jo te gjithe ) njerez me trurin e shperlare e te pjerdhur ne shkollat komuniste te asaj kohe pa vlera njerezore , pra demi i kjofte largut duket se vazhdon edhe dy ese tre breza mas ngordhjes se Anti Krishtit enver ……..
ca me bo o popull nje cop katunari na i doli pasuria ke banka e tirones dhe gjiri lalzit .Po per fat edhe monen i la gjyshi ca pallate ti shiste se ishte pa lek sepse gjyshi edhe se banonte ne malsi pronat i kishte prap ne tiron ! E sa me fat eshte kjo bot