Nga Alba Malltezi
Pas diktaturës dolëm të gjithë si nga një tenxhere e madhe presioni, të shtypur në liritë elementare dhe në natyrën njerëzore me krijimtarinë dhe ndjenjat shumëngjyrëshe.
Pas diktaturës, të mëdhenj, të rinj e fëmijë, burra e gra, duhet të rregullonim marrëdhënien tonë me lirinë. Lum kush e pati me harmoni këtë rrugëtim, por për shumë nuk ishte dhe nuk është ende e lehtë. Shtypja e kohës ndjehet ende në shpërthimet e forta dhe të pakontrollueshme të sotmet.
Urrejtja dhe ligësitë janë papastërtitë që dalin e ndotin akoma shumë mjedisin. E largët duket zgjidhja, e vështirë qetësia, por deri atëherë duhet të bëjmë zgjidhjen më të mirë.
Të gjithë kemi gabuar dhe vazhdojmë të gabojmë: gjykojmë personin, individin dhe jo punën dhe veprimin e tij. Disa shembuj? Nëse them që Besa është e keqe, vë një vulë në personin e saj. Nëse them që Besa veproi keq duke shtyrë përtokë Erën, jap mendimin tim mbi një veprim të momentit të saj. Nëse them që Ardi është injorant, vë një damkë mbi individin, nëse them që Ardi nuk ka informacionin e duhur rreth Reformës Zgjedhore, shpreh mendimin tim mbi një problem specifik. Nëse shprehem se Ana është gazetare e keqe, jam gabim.
Nëse them që Ana raportoi me gabime lajmin për dhunimin e një të mituri, po përpiqem të ndihmoj në një korrigjim që është i vlefshëm për të gjithë. Por opinioni publik shqiptar është i elektrizuar negativisht me individë që gjykojnë negativisht dhe reciprokisht të tjerë individë dhe kjo krijon një gjendje jo të mirë bashkëjetese.
Asnjë qënie njerëzore nuk është i/e keq për të gjithë: mund të jetë një baba, bashkëshort/e, koleg/e fantastike, por njëkohësisht një fqinj/e që nuk vepron mirë. Prandaj shoqëria shpiku si domosdoshmëri Drejtësinë dhe strukturat e saj për të gjykuar njerëzit, vetëm e vetëm që njerëzimi të mos binte në anarki.
Por ne jemi të gjithë në një situatë të tillë që ende nuk kemi Drejtësi. Do të ishte kollaj të vepronim drejt në kushtet e një arbitri perfekt. Sot. Sot na kërkohet të veprojmë drejt, kur ende nuk e kemi një arbitër të standarteve perëndimore, një arbitër që të ketë vullnetin të gjykojë drejt për çdo kontradiktë, në respekt të ligjeve më të mira dhe dinjitoze të shpikura nga qytetërimi.
Atëherë sot të gjithë shqiptarëve na kërkohet një sakrificë: Kush prej nesh arrin të jetë konstruktiv? Kush prej nesh arrin të përmbahet në shpërndarjen e urrejtjes, ligësisë, ndarjes, përfoljes? Kush prej nesh bëhet solidar me kë është i qytetëruar dhe njeri i mirë. Unë jam në këtë kërkim. Nuk e di sa janë si unë në Shqipëri? (Shqiptarja.com)
Ha ha ha. Pse nuk na jep ndonje shembull konkret te shkepusesh ndonje cope nga artikujt ( tuajt por edhe te Bolinos ) kur shkruani per Ramen dhe kur shkruani per Berishen ?
Me kujton nje fragment nga filmi i tre humoristeve italiane, kur Giacomo i thote Aldos “Sei un imbecille !!”, dhe kur sheh qe i ngel hatri i thote “Jo se je vertete imbecille por shpesh…”imbella”
Po, ka!
Të urresh do të thotë , ta pish vetë helmin që po i hedh tjetrit .PO !!!!!! TË REALIZUARIT, PUNËTORËT, TË LUMTURIT, NUK URREJNË .
MJERË ATA QË URREJNË .
I gjori Bolino,qe i duhet ta vizitoje me urgjence gruan,qe ka disa kohe qe flet keq percart:
Robi arnautas ketej, sic e ka provuar ne shekuj,por vecanrisht tani:
Pa buke dhe pa uje mund te rroje!
Por ama, po e dergove ne pune,apo ne shkolle qe te mesoje persembari,po e ndalove te shpife,te vjedhe,te mashtroje,ti reduktosh kafehanet,apo ta lesh pa Sulejmenin e “MADHERISHEMM´´,ai jo vdes,por ngordh.
Vete druja prej thane,ne formen e ligjit,mu ne tepe te kokes se pari te Saliu,metes etj,dhe shikoni ti gjithe katundaret e tjere te “MADHERISHEM“qe kane ndyre nga te gjitha anet kete vend,do ta kerkojne vrimen e miut me floririn e vjedhur.
Mirpo kush tja japin?
Qytetar kot per kuriozitet. Ca deshe me thene se smerret vesh
Nuk eshte shkruar per ty dhe eshte normal qe nuk mund ta marresh vesh.
Ka shume, por nuk duken e nuk flasin nga llumi qe i rrethon. Ecin perpara dhe injorojne dhe komente si keto qe ka edhe te Tema. Duken njerez te frustruar qe mezi presin te shkruajne e shajne
Njehere lexova nje shkrimin tend te Gazeta Shqiptare para shume vitesh dhe kur e mbarova thashe qe kjo autore mban era qytetari. Malltez nuk me zhgenjen sa here te lexoj qe je ndryshe nga turma.