Si analistë pranë opozitës ushqejnë amoralitetin politik në rastin “Meta”

7 Tetor 2020, 11:24Politika TEMA

Analistë pranë opozitës e përligjin precedentin “Meta” me sofizëm politik të llojit “i vetmi institucion i pakapur”, e kësisoj sipas tyre, presidenti e ka të justifikuar gjuhën e tij, që është në fakt ajo e një kryepartiaku të rëndomtë, por jo e një kreu shteti.

Meta ka të drejtën të bëjë gjithë ditën e natën të bëjë luftë me të parin e qeverisë, por jo si kreu i shtetit. Analistët që janë krah tij, nëse do kishin një ndjeshmëri sadopak morale në qasjen e tij kritike ndaj qeverisë, do i kërkonin Metës që të dorëhiqej, e krah tij, në kushte të një kauze politike klasike, të bënin betejë me qeverinë me finale 25 prillin.

Duke mos e bërë këtë, ata po ushqejnë një amoralitet të rëndë politik, siç është katandisja e presidentit në një kryepartiak – ata e dinë fort mirë që Meta të cilin ata po shohin prej kohësh, nuk është presidenti por kreu i LSI-së – e njëherësh shfaqin frustrimin e tyre karshi Ramës.

Një prej shpjegimeve psikologjike të kësaj ashpërsie deri çakërdisje të një skote politiko-analitike kundër Ramës, me Metën në krye, është pikërisht pafuqia e tyre për ta sfiduar Ramën nën normalitet, pra brenda një etike komunikative në llojin e narrativës dhe logjikës që duhet të përshkojë atë. Në vend të kësaj, kanë zgjedhur ekstremet, për t’i përligjur më pas me sofizma politikë.

Dhe një nga këto pra, është ajo që Rama ka kapur të gjitha pushtetet, e se duke mos kapur vetëm presidencën, njeriu i atyshëm po i bën ballë me dinjitet.

Këtyre u duhet kujtuar se janë në një nonsens të rëndë logjike politike, që vjen pra bash dhe nga frustrim permanent karshi Ramës, ajo që është ky i fundit që e ka vendosur Metën aty, në presidencë. E nëse do kishte ndonjë akuzë sot ndaj Ramës, ndër më të meritoret, do ishte ajo e bërjes së Metës president, duke injoruar çdo sentiment publik ndaj një politikani që mban rekordin e kapjes me “presh (bllok) në dorë”.

Eshtë të ushqesh amoralitet politik duke përligjur luftën e një presidenti me një kryeministër, i cili është aty jo me mandat populli por me mandatin e shefit të qeverisë. Pra, ku është kapja e institucioneve këtu kur Rama zgjedh t’i besojë kreun e shtetit atij i cili kalon në opozitë?

Duke mos qenë të aftë në artikulimin e zbërthimin qartë e bindës të defekteve qeverisës, pse jo, dështimin e saj në shumë drejtime, zëri analitik pranë opozitës e ka bazuar narrativën në disa mite sofiste, ku një prej tyre është dhe “kapja e institucioneve”.

Çfarë do thotë kapje institucionesh dhe cilat janë kapur realisht? Eshtë një pyetje që zorr se mund t’i japin përgjigje. Ashtu siç s’rreshtin duke thënë “oligarkë, oligarkët, oligarkët…”, pa artikuluar kurrë një emër prej tyre. (Tesheshi)

11 komente në “Si analistë pranë opozitës ushqejnë amoralitetin politik në rastin “Meta””

  1. vlora says:

    Cilet quhen analiste?LUBONJA?PEKA?BUSHATI?SHKULLAKU?etj etj shoke te tyre.Keta per sherbimin qe i bejne presidentit paguhen.Keta jane njerez pa integritet.Te jesh analist por te kesh dhe pozicionin tend politik nuk eshte turp ,eshte gje normale.Turp eshte kur veprimet e kundra ligjeshme te presidentit i quan te moralshme .Keta te vetequajtur analiste por jane gjitholloge ti quash plera eshte pak.Keta jane armiq te popullit te tyre,se nuk shofin interesin e popullit por te tyren

    1. Shenjestra says:

      Vlora,dakord me ty.Mendime te drejta.

    2. KUJTIM says:

      LIKE FLOLIRI I ka IKUR TRURI
      Ata analiste QE perkrain LIKE FLOLIRI jane MASHTRUS, BYTH lepires
      Turp per keta QE perkrain LIKE FLOLIRI
      Ay ka lojtur nga Ment

  2. Beni says:

    Eshte i njejti grup gazetaresh qe ne fushaten e 2005 thonin qe Berisha pamvaresisht se shkaterroje shtetin ne tym e flake ne 1997, ka ndryshuar thonin e duhet te rikthehet ne pushtet, sepse nevojitet rotacioni.Dhe çfare ndodhi ??? Berisha jo vetem nuk kishte ndryshuar por dhe avancoi ne zullumet e tij.E pa qe drejtesia nuk po e therriste per zullumet e te vraret qe kishte mbi shpine e vazhdoi me biznesin vrases familjar te Gerdecit duke hedhur ne ere nje fshat te tere me 26 viktima e 300 te plagosur e mbetur invalide.
    Leshoi bresheri automatiku kunder protestuesve ne 21 janar 2011 duke vrare 4 qytetare te pafajshem e plagosur dhjetra te tjere.Fshiu serverat e k/ ministrise ne mesnaten e asaj vrasje gjakatare .Nuk pyeti fare per prokurorine duke mos dorezuar gardistet e thirur per hetim, biles edhe sot nuk do tja dije fare per drejtesine.
    Dhe sot keta analiste e gazetare te lidhur me krimin e politikes lavderojne Ilir Floririn si gjoja drejtusi i institucionit te vetem te pamvarun.
    Se pari Meta nuk po lufton per pamvaresine e institucionit sepse perkundrazi e ka kthyer ne institucionin e varun kembe e koke nga opozita.
    Se dyti ai po lufton vetem per te shpetuar koken e tij nga drejtesia e re per vjedhjen e floririt, te vidios me ze e figure te 7 % , per pasurine perrallore qe nuk mund ta vendosnin as biznesmenet miliardere e jo ky me rroge shteti.Per tu mbrojtur nga dy akuzat publike qe i ka bere Sali Berisha:
    1.Ilir Meta eshte kontrabandisti me i madh i droges e trafikimit te femijeve e prostitucionit e per kete duhet ti ngryse ditet ne burg.
    2.Dhe akuza tjeter e Berishes qe Ilir Floriri- siç e quan ai – ka vrare dhe ka zhdukur kufomat e 2 qytetareve pas malit te Dajtit.

  3. kasemi says:

    Vlora harrove gjekmarkajn, ai eshte nder kryesoret, njesoj si bushati, lubonja e ndonje tjeter. Bile ne kete humnere te piset kane rene edhe gazetare qe e mbajne vehten me integitet, si balla, pa permendur ketu nje ruspi te tv ora.

  4. Shenjestra says:

    PO KUR TE FUTEN NE BURG META,BERISHA,BASHA,MONIKA E TJERE SOROLLOP SI KETA,ç’FARE QENDRIMI DO MBAJNE ANALISTET DHE GAZETARET QE SOT PAGUHEN NGA KETA DHE U BEJN LAVDE?

  5. LILOLABJA says:

    Te ishte shkullaku e kompani do i kuptoja,por kur del nje profesor konstitucionalist si puna e zotit Vasjari dhe e ule steken e analizes si te ishte Fevziu dhe te mbroje te gjithe aktet antikushtetuse me nje varferi argumentash qe nuk i ben as Sonila Mece eshte nje katandisje e madhe e kazanit shqiptar.Pompozitetin qe merr kur nis analizen e kthen gjuhen nga te gjitha anet sa te marre sinjalet e vona qe i vijne nga truri per tu exprimuar qe i merr 10 minuta te çentrohen per te thene cfare nje budadallek.Fryhen si gjela se kane bere shkolle ne Itali ,marrin persiper te bejne analistin duke na servirur nje remuje mendimesh pa koke e pa bisht shkurt gadra-madra.
    Kam respekt per zotin Bolino dhe Minxhozin shume te qarte ne qasjen qe bejne ka nje fillim dhe nje fund analiza.
    Zoti Vasjari per mendimin tim me gjithe respektin qe kam per te ,duhet ta lere rolin e analistit dhe te bej profesorin,mund te jete shume here me i dobishem se ate rol qe ai luan ne panele .
    Zoti Balla dhe shume moderatore si ai duhet te kuptojne se keta lloj analistesh e kane konsumuar veten e tyre dhe sado te betohen e sterbetohen qe jane asnjeanes me analizen qe bejne jane te decredibilizuar
    .Teleshikuesi shqiptar sot kerkon cilesi ,nuk eshte me ai iviteve 90.Mediat sot bejne vet seleksionimini e lajmit per audiencen qe ata te mos bien pre e desinformimit, dhe jo te nxjerrin analist qe desinformojne audiencen sic ndodh rendomte me analiste te tipig Cjekmarkaj Lubonja e lloj lloj pseudoanalistesh. Keto lloj formatesh duhet te servirin cilesi dhe kjo eshte sot sfida ne gazetari qe ben diferencen nga fake news.
    Te lutem zoti Balla na e kurse kete lloj niveli ,Ju nuk Ju ndjekin vetem shqiptaret e Shqiperise por Ju ndjek dhe diaspora qe ka mundesi te bej diferencen ndermjet jush dhe kolegeve tuaj ne bote.Ju duhet te jeni avangard dhe jo te qendroni te ganxhosur tek medriokriteti qe i perkiste tranzicionit.Nuk mund te pertypim ta haje dreqi llogjiken se Presidenti shkel Kushtetuten se e detyron pozita.Ketd pa dashur te jem racistd as niveli Batores nuk e pranon e kuptoni qe na fyeni inteligjencen apo jo!!!!!!

  6. Sandri says:

    Keta mender analiste jane vete per burg. te nise hetimi i pasurive te tyre dhe do shihni ku fle lepuri tyre. mos u merzitni aspak njerez se ende ska nis fshesa e modhe

  7. Hapni syte says:

    Perseri tema kampione e manipulimit.
    Cilat institucione ka kap Edi ?!
    Parlamentin-me deputete me rekorde kriminale opozite te jashteligjshme qe i merr zvarre nga te doje.
    Prokuroren e vuri ne kundershtim me kushtetuten
    Gjykaten kushtetuese e asgjesoi .
    Tre pushtete ka i dashur, dy i ka kapur, i treti i takon me kushtetute.
    Sa per analistet qe shume vemje i shajne ketu mund tju them se lubonja, Bushati, Gjekmarkaj e disa te tjere kane treguar guxim se profesionalizmin nuk jau ve dot njeri ne dyshim duke ju kundervene kesaj klike qeverisese me piktor-bejtexhiun ne krye.

  8. Per LILOLABJA says:

    O LILOLABJA po meqe ste pelqen ty, patjeter qe e ka gabim, jo vetem Vasjari por gjithe bota eshte gabim
    Ishalla ta mbush EDI mendjen

  9. Per KASEMI-in says:

    O KASEM -O
    Po mqs qenkan shtuar keta gazetaret pa “nivel”
    Biles siç e thua vete ” ne kete nivel po bije edhe BALLA”, a je perpjek te bisedosh me ate mendjen tate “more mos kane te drejte ata edhe sjemi ne ne rregull ?” .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje