Ndryshimet e shpeshta në sistemin tatimor kanë krijuar një pabarazi në pagesën e taksave, veçanërisht në drejtim të individëve.
Për pagat nga 30,001 deri në 150 mijë lekë punonjësit tatohen me 13%, ndërsa ato mbi 150,001 lekë tatohen me 23%. E teksa individët paguajnë ndjeshëm më shumë tatim mbi të ardhurat personale e kontributet sociale, të pasurit nga ana tjetër duken më të favorizuar.Ulja e dividendit nga 15% në 8% është shembulli konkret që pasqyron edhe pabarazinë e krijuar tashmë përmes taksave.
Janë në total rreth 17 mijë tatimpagues në të gjithë vendin sipas të dhënave të Ministrisë së Financave që paguajnë aktualisht një normë prej 23% tatim mbi të ardhurat personale, ndjeshëm më e lartë se mesatarja e rajonit prej 16.9%.
Por, si renditet konkretisht Shqipëria në raport me rajonin sa i takon taksimit mbi të ardhurat?
“Shqipëria ka nivelin më të lartë në rajon të tatimit mbi pagën. Në Serbi, Bosnje Hercegovinë dhe Maqedoni, tatimi mbi pagat është i sheshtë me 10% për të gjitha kategoritë, ndërsa Kosova ka tatim progresiv që nis nga 0, 4, 8, dhe niveli më i lartë arrin në 10%, duke e bërë vendin me tatimin më të ulët të pagës në rajon. Ndërsa në Malin e Zi, ka dy pragje të tatimit mbi pagën përkatësisht 9 dhe 11%.”
Me këto modele taksimi duket qartë që politikat e vendeve të rajonit shkojnë në linjë me rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar për një taksim të sheshtë për tatimin mbi të ardhurat personale.
E teksa debati për taksë të sheshtë apo progresive është rikthyer sërish jo vetëm në radhët e politikanëve por edhe në atë të ekspertëve, mbetet për t’u parë se cilat do të jenë ndryshimet e paketës fiskale 2021 në këtë drejtim, të paralajmëruara tashmë edhe nga vetë kryeministri Edi Rama.(TCH)
Kishte shkruar dhe Prof.Civici për këtë temë sot.
Me idenë që politikat do ti kthehen shtresës së mesme.
Eshte shumë e qartë.
Joo të flasi Ed Rilindësi e LUL Hollandezi.
Çfarë të duan.
Operacioni 30 vjeçar politiko-shoqëror në Shqipëri ka qenë reformë e stisur për të krijuar klasën e pasur në mënyrë të përshpejtuar (me çfarëdo lloj mekanizmi dhe abuzimesh me pasuri e fonde publike).
Përtej të majtës dhe të djathtës .
Me veprime reale PD ishte e djathtë për në qendër po ashtu edhe PS e Edit (çuditerisht në emërtim e majtë). Si dy binjake siamezë në veprimet e tyre.
Për të pasuruar kastat e tyre ose afër tyre në pushtet.
Ato që të dyja kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë fuqishëm për Neo-Oligarkët e rinj, monopolet dhe oligopolet e tyre.
Kjo shpjegon dhe se 90% e pasurisë e kanë më pak se 10% me trend zbritës drejt 5%.
Nuk ka në Shqipëri shtresë të mesme.
Dhe nqs, këta “e vranë” me këto mekanizma por mbi të gjitha shpresën e saj.
Dhe ajo ka marr rrugët.
Edo bëji të fala Saliut.
Welcome in the real world! Be rich or poor, not middle class, you will pay for everything! Sucks!
Kan gjetur 17000 mije vete dhe po I rrjepin …23% tatimi dhe 20 % siguracionet, u meret me shum se 40% e rroges. U rroft qe kan studiuar e specializuar gjith jeten.. esht e qellimshme.. asnje pushtet nuk e do shtresen e mesme.. duan te varfrit ti kontrollojn dhe te pasurrit te korruptohen….
Taksa me te larta jane me shume mireqenie. Merrni shembull nje vend me te cilin doni ti shikoni shqipetaret. Boll me shpikje alla Shqiperie nga gjithologet
Dmth po e pate rrogen 1.5 as mos e hap gojen per rritje se e hongre.