Veliaj ironizon takimin e Bashës me taksistët: Del të takojë kushërinjtë e gruas se ka alergji nga populli

7 Tetor 2020, 18:46Politika TEMA

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ironizuar sot takimet që Lulzim Basha zhvilloi në mëngjes me taksistët e Tiranës, të cilët në fakt rezultuan se ishin as më pak e as më shumë se të afërm dhe familjarë të bashkëshortes së tij.

Duke folur në asamblenë socialiste të Njësisë 4, Veliaj theksoi se Basha ka alergji të rrijë me qytetarët e thjeshtë. “Ju duhet të flisni me çunat dhe gocat e PD-s dhe ju duhet t’i kujtoni që nuk kanë folur kurrë për ta. Luli dhe kur del të takojë njerëz takon kushërinjtë se ka alergji nga populli.

Nuk rri dot ai me popull që se njeh, po nuk ishin fisi i gruas ai nuk rri dot. Ne e kemi mundësinë se 99.99% e njerëzve nuk janë fisi i gruas së tij, madje edhe ata e dinë që ne shërbejmë më mirë kështu që duhet të flisni me ata të PD-s”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se PD do të mbajë peng vendin për interesa të dy familjeve. “Një plak 80-vjeç do të mbaj vendin peng për vetëm një djalë të tij që quhet Shkëlzeni.

Ndërkohë që 99.99% e të tjerëve nuk kanë hedhur njerëz në erë, 99.99% e të tjerëve nuk kanë vrarë njerëzit me plumba në mish në bulevard.

Ku është i përfaqësuar një njeri tek e djathta? Tek një parti që nuk do t’ia dijë një njeri përveçse tek dy familje, dy familjeve, pasurimin e njërës familje siç është familja e kunatit dhe shpëtimin nga burgu të një familje tjetër, po përjashto këto dy familje 265 mijë familje të tjera të Tiranës kanë çuna dhe goca që duken si ju, që flasin si ju, që ëndërrojnë si ju, që mësojnë si ju që nuk shkojnë dhe hapen dhe thonë: Jam çuni i Saliut, jam kunati i Lulit por që thonë jam një djalë, vajzë e thjeshtë që jam rritur tek Bregu i Lumit, jam rritur në Kinostudio, jam rritur tek Rruga Ura, jam rritur tek Fresku dhe dua të kem një shans dhe ka vetëm një parti që 1/3 e këshillit bashkiak e ka me çuna dhe gocat e FREESH-it.

Ka vetëm një parti që një kontigjent të djemve dhe vajzave të rinj i ka dhënë sot besim. Janë çuna dhe goca që ngrenë dorën dhe që vendosin për këto investime që ndodhin në këtë komunitet. Kjo është diferenca ndaj duhet me fol edhe me ata”, tha Veliaj.

Mëngjesin e sotëm, taksisti që takoi Basha ishte as më shumë e as më pak, por djali i dajës së Aurelës dhe rrethi familjar duken si alternativa e vetme në ndihmë të fushatës së Lulzim Bashës dhe që kanë ngelur në derë të PD.

Në fotot më poshtë, Lulzim Basha po takohet me kushëririn dhe djalin e dajës së bashkëshortes së tij, Aureles.

3 komente në “Veliaj ironizon takimin e Bashës me taksistët: Del të takojë kushërinjtë e gruas se ka alergji nga populli”

  1. Eshte populli qe ka alergji nga kerma basha
    e dijn te tan qe eshte i infektuar me AIDS ??

  2. texas says:

    Po a ke pune ti o miu Persian apo merresh vec me lulin? me lulin po merret rama…punoni td pakten njeri…merru me punet e hallet e njetrzve e justifiko rrogen e pamerituar qe paguajme ne si qytetare tirane per ty.Ok…

  3. Lalka Erjonka says:

    O Erion i vogël i madhërishëm.
    Është fakt i lexueshëm që duke u marrë ti personalisht me Bashën mbi bazë të parimit “primus inter pares” mes të barabartëve .
    Duket ashiqare që do me e pozicionu veten si kundërpeshë e Lulit (të vocër) si kundërshtar.
    Dhe për këtë do me përgatit opinionin e majtë që ti je ai i gjeturi i ardhshëm.
    Për ty pak rëndësi ka fiton apo jo PS (në fakt ty të intereson JOOO) se ti bën planet që të jesh ti ne vend të Edit për tu bërë kryetar i PS dhe me vonë të tjerat.
    Nuk ka asgjë të keqe të kesh ambicie e të bësh plane.
    Por ti nuk je as ai brumë e as ke ate peshë.
    Ti je si puna e atyre trangujve që rriten me shirringa nëpër sera për një javë ose me sakte si ata zogjtë e pulave që edhe pse një muajsh duken si struca nga shiringat dhe peshojnë 3 kg ndërkohë që zërin e kane ende cicërima zogu të sapo çel nga veza.
    Me këtë dua te them që ti se ke maturinë dhe peshën dhe eksperiencën ende.
    Veç nqs je ti “pasardhësi” që ka zgjedh Rama ta zëvendësosh dhe keshtu mos ta leni PS këtë “Pronë të xanun Private” ti iki klanit tuaj nga dora.
    Plan shumë i lexueshëm.
    Vazhdo merru me Bashën.
    MQS rra fjala shkove në prokutori-gjykatë për Bashën ? (Makina,shtëpi,vila) ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje