Veprimi i komisionerit Varhelyi që ‘tërboi’ Ilir Metën

7 Tetor 2020, 17:32Blog TEMA

Nga Flogert Muça

Ilir Meta qëkur ka nisur puna për reformën në drejtësi, një reformë e cila është sot e gjithë ditën kryefjalë e rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së, është shfaqur i shpërfytyruar politikisht.

Sot e di i madh e i vogël se Ilir Meta ka dalë nga binarët e Presidentit dhe është hedhur në sulm, me kërcënime ndaj medias (specifikisht gazetës TemA të botuesit Mero Baze), ndaj ndërkombëtarëve, ndaj Parlamentit, kryeministrit e gjithëkujt që mendon ndryshe prej tij.

Para dhe pas datës 5 tetor kur u votuan me 97 vota pro në Kuvend ndryshimet në Kodin Elektoral, Ilir Meta nxinte në rrjetet sociale e daljet televizive duke thënë se ‘‘Ky votim antikushtetues do të pengojë përfundimisht rrugën e vendit drejt BE-së pasi shkel marrëveshjen e 5 qershorit.”.

Mirëpo, qëndrimi i BE-së pas votimit e rrëzoi Ilir Metën duke u shprehur se: ”Marrëveshja e 5 qershorit plotëson kushtin e reformës zgjedhore për Konferencën e Parë të anëtarësimit”. Kjo u pasua nga deklarata e SHBA-ve të cilat ishin edhe më të drejpërdrejta dhe që e gjunjëzuan komplet Ilir Metën, kur deklaruan se ”Ndërkohë që ishte brenda kompetencave të parlamentit për t’i miratuar këto ndryshime, dhe ndërkohë që këto ndryshime janë shtesë – dhe jo shkelje – të marrëveshjes së 5 qershorit”.

Ndërsa sot i është dhënë dora e fundit hedhjes përdhe të çdo pretendimi që ka Ilir Meta mbi legjitimitetin e Parlamentit. Ilir Meta i cili ka ngritur çdo kauzë të tijën mbi argumentin se parlamenti shqiptar sot është ilegjitim, e ka parë veten ”përtokë” sot kur Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi ka mbajtur një fjalim aty.

Ky veprim i Komisionerit i ka dhënë shuplakën e fundit çdo argumenti të Ilir Metës, pasi ka legjitimuar në emër të BE-së (SHBA poashtu e rikonfirmoi me qëndrimin për votimin e 5 tetorit) atë që Ilir Meta e ka si kalin e betejës së tij politike. Varhelyi jo vetëm që tregoi që njeh si legjitim Parlamentin shqiptar, por tha edhe që rruga e Shqipërisë është BE, ndryshe nga ç’thotë e mendon Meta. Ndaj tani mbetet të presim që Meta të shpallë armik e të sulmojë komisionerin Varhelyi.

8 komente në “Veprimi i komisionerit Varhelyi që ‘tërboi’ Ilir Metën”

  1. Raul says:

    Me siguri qe Habib Burgiba do konsultohet dhe me strategen nderplanetare, kozmike, leshelike me shkolle te mesme Kejdi dhembcakallja para se te prononcohet per komosionerin europian .

    1. KUJTIM says:

      LIKE FLOLIRI eshte LIKE FLOLIRI dhe SALI QENI dhe Basha ADOLESHENTIN MASHTRUS GENJESHTAR LAPAQEN dhe MONA GOJ BYTHA
      Jan KUNDRA SHQIPERIS
      Vetem hapin problems
      POPULLI duhet ti NDESHKOI me VOT keta BANDIT
      Te shpetoi SHQIPERIA nga ALABAKRIA
      RAMA PUNON do fitoi SHUM deputet
      Te fala SALI VIRUSI

  2. Daj Sami says:

    Me keta njerez oedinier,pa origjine,pa taban,pa nder,pa burrni,qe kane 30 vjet qe i kane hypur ne qafe ketij populli,qe kane vjedh,djeg,vra,trafiku c’do gje,qe jane ba si parja e kuqe,keta laskare imoral,qe i ka dale boja brenda dhe jashte vendit,kata rrugacer,partneret i njohin mire dhe ja kane ba gati recetat,po kur hiqen trima keta muter dhe harrojne se jane nje hic dhe kercenojne dhe ke kercenojne ata qe nuk cane k.. per Sadam e Kadaf dhe jo ta rrujne per ca spurdhjaker politik te ne,do ta shofim se sa do i ngrihet ketyre unukeve me 25 prill.Rrace e dhjere

  3. Filloi te numuroje mbrapsh Alende , se ashtu sikur tha dje ?!!!

  4. Dull tropoja says:

    Mos qofte e thene se mos na vret veten dhe mbetet Shqiperia pa nje hajdut klasi si IM

  5. ???? says:

    Dita kur do te futet Ilir Metaj ne burg do te shpallet FESTE KOMBETARE

  6. Pelioni says:

    Që ky presidenti i ka thënë mëndjes ikë pirdhu kjo nuk do as mënd as kalem,megjithëatë këtij nuk i flet mëndja ky flet me bythë se për atë ka menduar e mendon gjithmonë,se nuk shpjegohet ndryshe që ky i zgjuari i bythës,kërcënon parlamentin ,hedh posht votat 97 parlamentarëve,kërcënon BE,ShBA,sikur ky dhe askush tjetër mbron interesat e shqipërisë e të shqiptarve,dhe kush ky që realisht ato interesa i ka vrarë,vjedhur,tradhëtuar e shitur për 30 vjet vetëm për të majmur bythën e tij.
    Like shqipëria është republikë parlamentare ,por faji është i atyre 97 votave që para se të bënin atë që bën të kishin nxjerrë edhe ty në rrugë të madhe bashkë me ata rrugaçët e tjerë të llojit tënd,që asgjë nuk keni shqiptare në tërë qënien tuaj o hajdut vrasës e kriminel,Reçi është rezidenca jote,harroje bllokun në gjirin e lalzit,atë le t’a gëzojë macja Sasha,pasi vetëm ajo është e pa fajshme në sojin tënd.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje