Pas rezulatit dëshpërues të Balliut Junoir në Pogradec, Bilushi i Metës shpjegon komplotin që LSI po i bën Lul Bashës për t’i marrë talentet, përmes nxitjes së përçarjes në parti.
Strategjia e LSI dhe Metës për t’i marrë PD-së figurat popullore konsiston në prishjen e skemës së votimeve të Bashës, i cili donte t’i nxirrte të gjiha qarqet pa skualifikime.
Pas një mobilizmi të fortë të strukturave të LSI, janë arritur këto rezultate:
1-Në Berat, LSI ka mundësi të ofroëj tani Astrit Veliajn, duke kompensuar rrjedhjet që i kanë ndodhur në drejtim të PS-së.
2-Në Pogradec, LSI merr Kaprin, i cili do jetë figura qëndrore e saj.
3-Klevis Balliu rikthehet tek Unaza e Re me fanellë të LSI-së dhe me një libër të ri.
4-Në Korçë do presim raundin e dytë për të mbledhur viktimat.
5-Do punojmë fort në Tiranë për disa figura përfaqësuese, emrat e të cilëve nuk po i bëjmë publike.
6-Do marrim tre prej pesë aleatëve të Bashës.
Fatmir Mediun nuk e duam, se atij i ka ik dhe Eli Fara tek PS.
7-Presidenti do të dekorojë demokratët e skualifikuar nga Komisioni “Nishani”, të ndjehen si në shtëpinë e tyre në LSI.
8-Do t’i këkrojmë Lulit që Benzin luksoz që e mori duke trdhtuar Unazën e Re, t’ia dorëzojë Klevis Balliut.
9-Kush ka nevojë për shtetësi deri në fund të dhjetorit, janë me ulje 70 për qind.
Më pas rikthehet çmimi normal.
10-Në zgjedhje do hyjmë me slloganin “Rikthehemi fuqishëm”, simbol i së cilës do jetë Klevisi.
Ti jeshe lezeti
jeshe bukuria
vate me ty nuri
vate mënçuria.
I verboi drita
që ndriçoje ti
e të vunë hunë
Lule o Balli!
Kur bënej revoltë
tutje na Astiri
ti jeshe i pari
jeshe më i miri.
Rrije trim në krie
se kështu e kanë
nuk lëftojn’ për vete
lëftojn’ për Vatanë.
Do bëç si do bëç
e do xidhesh prapë
ka para Ballgjëri
për ty do i japë.
Ka para yt atë
ka vjedhur me thasë
të rroç si pasha
se të do pa masë.
Laku t’u ngushtua
t’u ngushtua rrezja
po ti ngushëlloneç
si babi, te Tezja.
…
P.S.
O Ballë për një si tyja
kish nevojë LëSëIja
të lëftoç si në ASTIR
e të bëneç harakir.
Merua vjen ne forme vetem kur e inatosin