Pas zhurmës që u bë lidhur me skualifikimin e Rusmalit prej PD nga gara për kreun e KQZ-së, Karmina ka marrë shumë mesazhe negative nga fansat e saj.
Shumë prej tyre ankohen se Zeni po vazhdon të prishë punë me historinë e Gërdecit.
Analisti Qim Peka i Zeni TV, u dha këtë shpjegim:
“Nuk është e vërtetë që kjo histori ka lidhje me Zenin.
Zeni e ka hedhur pas krahëve historinë e Gërdecit, pasi nuk është hetuar dhe nuk është gjykuar kurrë.
Përveç kësaj, ai u është gjendur pranë, duke hapur biznes në Gërdec për shitje boronicash, që t’i ndihmojë në punësim.
I vetmi gjyq është bërë me kërkesë të tij.
Është bërë në SHBA, por gjyqtari ishte një njeri i Sorosit dhe ai e humbi gjyqin.
Kryetari për KQZ-në vjen nga rregullat e reja të partisë së Lulit.
Ilir Rusmali nuk përmbushte kriterin e Kunatit.
Të kesh një kunat është kriter i rëndësishëm në Partinë Demokratike.
Ne të gjithë e dimë se tashmë institucioni i Kunatit është institucioni kryesor në Partinë Demokratike.
Pa kunatin nuk ka as financime shtypi, as lista deputetësh, as emërime të tjera.
Bile as reklama nuk ka, po nuk je në listë të Kunatit.
Ky kriter është dominues në çdo vendim që merr PD për çdo lloj kandidature.
Ndaj dhe kur u diskutuan tre kandidaturat pë KQZ, nuk ka pas lidhje Zeni fare.
Pyetja e parë që u bë për Rusmalin ishte:
-Kë ka kunat ky?
Nuk i njihte njeri.
U kalua tek kandidatura e dytë.
-Kë ka kunat ky?
-Mua, tha Mediu, dhe ngriti dorën.
-Atëhere të kalojë ky, tha Kunati i Lulit.
-Po ky i treti a ka kunat, pyeti Kunati?
Nuk e njihte asnjë, dhe u la me kaq.
Pra Rusmali nuk ka plotësuar kushtin kryesor për karrierë në PD, që nuk është Gërdeci, por kunati.
Të tjerat janë shpifje.”