Karmina shpjegon pse Tritani falenderon popullin e Gjirokastrës për votimin

29 Shtator 2020, 20:12Antena TEMA

Pas votimit në Gjirokastër, pyetjes së cilin kandidat nuk do të donit të ishte në listë për deputet, votuesit demokratë nuk i dhanë përgjigje.

Ata aplikuan parimin “Vota për të tërë”.

Me këtë rast, i fundit që doli në listë, por që shpëtoi, ishte Tritani, i cili nuk mori më shumë se 10 për qind vota negative.

Shumë demokratë pyesin pse Tritani ishte i vetmi që falenderoi votuesit, kur të tjerët që morën më shumë mbështetje, nuk e falenderuan.

Analisti Qim Peka i Zeni TV shkruan, duke sqaruar fansat e Karminës:

“Tritani e kishte mesazh për Komisionin ‘Ruli’, dhe jo për popullin.

Komisioni ‘Ruli’ e ka eleminuar Tritanin si kandidat i mundshëm për deputet.

Pas skualifikimit, Tritani i ka zënë derën Lulit dhe i ka kërkuar ta fusë në garë.

-Po qe se e heq populli emrin tim, jam dakord, i ka thënë.

Pas kësaj, ka pas debat me Lulit dhe Rulit.

Ruli i ka thënë:

-Ky quhet Komisioni ‘Ruli’, jo Komisioni ‘Luli’.

-Dakord, i ka thënë Luli, por ti ke konflikt  interesi për Gjirokastrën, ndaj duhet ta testojmë.

-Tritani nuk testohet në shtator, kur s’ka as qepë të njoma, por në janar, kur ka presh, ja ka kthyer Ruli.

Këtu debati ka degjeneruar, por ka ndërhyrë Nishani dhe kanë vendosur me shumicë votash që Tritani të testohet.

Pas kësaj, ai shkoi në bazë.

Fakti që Tritani gëzohet, nuk është se ai ka marr vetëm 10 për qind vota negative.

Ai është i gëzuar pasi tani e interpreton kështu rezultatin:

– Kundër meje ishte Ruli. Ruli pretendon që ka ndikim në Gjirokastër.

Faktet provuan që Ruli ka vetëm 10 për qind të elektoratit.

Atëhere pjesën tjetër e kam unë.

Kjo është arsyeja që ai falenderon popllin që nuk e nxorri nga lista.

Tani më tutje ka punë vetëm me Kunatin.

Besoj aty e kalon testin”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje