Mzati i Kamzës, letër proteste ambasadorit Grenell

25 Shtator 2020, 19:30Antena TEMA

Mzati i Kamzës i ka dërguar një letër proteste ambasadorit Grenell, pas pagëzimit nga ana e tij të liqenit të Ujmanit, si liqeni Trump në Kosovë:

“I nderuar zoti ambasador!

Pashë dy ditët e fundit lajmet dhe debatet që kanë shpërthyer në Kosovë, pasi ju propozuat me shaka që liqeni i Ujmanit të quhet liqeni Trump.

Duke u uruar për idenë tuaj, ndjehem i fyer që ju më keni kopjuar mua në idetë e mija më origjinale dhe nuk më keni dërguar asnjë telegram urimi.

Sa për dijeni, unë jam kryebashkiaku i parë në botë, që i kam vendosur emrin rrugës kryesore të qytetit “Bulevardi Trump”, duke hequr emrin e mëparshëm, që quhej “Bulevardi i Lirisë”.

“Bulevardi i Lirisë”, është në krah të “Bulevardit Berisha”, pasi gruaja e tij e ka emrin Liri.

Unë pranova ta zëvendësoj atë me “Bulevardin Trump”, dhe Berisha ishte dakord, pasi tha që tani e tutje Trumpi është udhëheqësi ynë.

Vendimin e mora ndërkohë që kryetari i PD bridhte në Uashington të dilte foto me të, pasi më duhej të vendosja në fillim të rrugës foton e tij me Trumpin.

Pas atij vendimi historik, që u bë gati katër vjet, unë nuk kam marrë asnjë urim dhe asnjë përshëndetje nga Ambasada amerikane në Tiranë, që kontrollohet nga Sorosi.

Meqë ju tani keni ardhur tek ideja ime, do të ishte e sjellshme nga ana juaj të më dërgonit një telegram urimi dhe përshëndetje, pasi është dhe fazë delikate  e përzgjedhjes së emrave për kandidatë për deputetë, dhe një mesazh i tillë do të ndihmonte shumë në rikandidimin tim, tashmë si deputet.

Ashtu si liqeni i Ujmanit bashkon Serbinë me Kosovën, dy vende në konflikt, dhe “Bulevardi Trump” bashkon Kamzën me Tiranën, dy qytete armike, pasi Tirana qeveriset nga komunistët.

Ndaj do ishte domethënse që ju ta vlerësonit më në fund aktin tim.

Me shpresë se do të takohemi në “Bulevardin Trump”, para se pasardhësi im komunist ta bëjë “Bulevardi Biden”, ju uroj suksese në punën tuaj.”

1 komente në “Mzati i Kamzës, letër proteste ambasadorit Grenell”

  1. Tom Ndoka says:

    Edhe këtijë Mzatit ja kanë lidhur kokën.
    Para një jave, ky Mzati, hëngri drekë me Sadri Abazin, në Golem, ku edhe i pagoi drekën këtijë të,fundit.
    Rastësisht kjo gjë para zgjwdhjeve ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje