Pas deklaratës së djeshme të Doktorit se Edi Rama iku nga Durrësi sepse aty do shkojë Luli, shumë demokratë janë bërë entuziastë dhe i shkruajnë Karminës se sa i sigurt është ky lajm.
Analisti Qim Peka i Zeni Tv u jep këtë shpjegim.
“Në të vërtetë lajmi që donte të prodhonte Doktori nuk ishte Edi Rama, por shkuarja e Lul Bashës në Durrës. Arsyeja është se Doktori do kandidojë në Tiranë pasi ka qenë gjithë jetën deputet i Kavajës dhe nuk mund ta ndërrojë tani në pleqëri.
Por nëse ata janë të dy në Tiranë krijohen shumë probleme.
Problemi i parë është që Doktori mund të marrë siç pritet më shumë vota se Luli. Kjo do të ulte shumë autoritetin e Lulit në parti dhe në rast të një humbje të mundshme, Luli nuk kishte më autoritet për të mbajtur postin.
Versioni i dytë që mund të jetë dhe më i keq është që komisionerët e Lulit t’i vjedhin votat Doktorit dhe t’ia kalojnë Lulit duke e nxjerrë atë të parin. Në këtë rast do ketë një revoltë të madhe demokratësh brenda partisë dhe do shkojë situata drejt konfliktit.
Problemi i tretë është që të dy së bashku dhe prap mund të humbasin në qarkun e Tiranës duke i mundur Erion Veliaj. Kjo do ishte dhe më e rëndë.
Ndaj Doktori e caktoi Lulin në Durrës. Ai tani duhet të reflektojë. Edhe Ed Rama ja hapi krahun dhe nuk lëvizi nga Vlora. Tani është në dorë të Lulit të fillojë organizimin e punës për të kandiduar në Durrës. Shanset i ka të mëdhaja, pasi dhe Gon Duka do jetë në koalicion me PD dhe mund të na shtojë vota.
Duke qenë zonë e prekur nga tërmeti, njerëzit duan shpresë se shtëpia nuk është gjithëka. Qeveria mund t’u ndërtojë shtëpitë por nuk u ndërton dot më jetën që ua ka prishur Edi Rama. Vetëm Luli mund ta rikthejë shpresën e tyre. Ndaj ai do jetë aty.”
M.q.s. në Duhurrës nuk fiton Grigja Suhuma pedeja ka çu Luhule Byçën me fitu me patjatër.