Monika i shkruan Melanisë: Më fal motër, se të mora më qafë

2 Tetor 2020, 18:49Antena TEMA

Pas lajmit se presidenti Trump dhe zonja e parë Melani janë testuar si pozitiv me Covid-19, kryetarja e LSI i ka bërë një letër zonjës Melania Trump, në të cilën shkruan:

“E dashur Melani!

Po të shkruaj jo thjeshtë si “Zonja e Parë” e Shqipërisë, por më shumë se ndjehem fajtore për sëmundjen që të ka zënë ty.

Duke qenë se qeveria jonë e korruptuar na terrorizoi me Covid-19, duke na mbajtur të mbyllur dhe duke shfrytëzuar rastin të prishë Teatrin, për të cilin luftova aq shumë, krijova bindjen e gabuar, se Covid-19 nuk ekziston dhe ishte shpikje e Edi Ramës.

Duke parë se ai po përhapej në shumicë në vende që qeverisin të majtët, mendova pastaj se është një komplot botëror.

Ende nuk ma heq nga mendja njeri se kjo është një shpikje e Sorosit, për të dëmtuar presidentin Trump në zgjedhje.

Për këtë arsye u mobilizova për ta përgënjeshtruar ekzistencën e tij.

E di që fjala ime ka shumë ndikim tek ju dhe ju me besuat mua për një moment, duke u shkujdesur dhe duke e injoruar këtë realitet, që na e prodhuan armiqtë tanë.

Por sot ku u zgjova me lajmin se ti je testuar si pozitive, ndjeva një ndjenjë të thellë faji, sikur të më kishte zënë mua Covid-19.

Duke u ndjerë fajtore për sa ka ndodhur, unë kam bindjen se ti dhe presidenti Trump do ta fitoni këtë betejë jo vetëm se ju e dini ilaçin që ju shëron, pasi ja keni rekomanduar dhe amerikanëve, por mbi të gjitha se ju e dini që kjo është një armë bilogjike e armiqëve tanë soroistë.

Për t’u bërë më të lehtë tejkalimin e kësaj situate, po ju ofroj plazëm nga e imja, pasi unë e kalova pa simptoma.

Me sa kam dëgjuar, nëse merrni plazëm nga njerëz që e kanë kaluar, ajo të rrit imunitetin.

Bashkë me imunitetin, ti do marrësh dhe veti të partisë sonë, si parti antikorrupsion, që lufton për transparencë dhe për çështje kombëtare.

Vetëm pas kësaj, shpresoj që miqësia jonë të forcohet më shumë dhe pas zgjedhjeve të nëntorit, ti të ndjehesh si anëtare e Kryesisë së LSI.

Sot jam lutur për ty dhe presidentin dhe shpresoj ta kaloni sa më shpejt.

Herë tjetër mos ua vini veshin gjithë marrëzive që them unë.

Do mbajmë lidhje direkte për çdo gjë.

E juaja, Mona!”

2 komente në “Monika i shkruan Melanisë: Më fal motër, se të mora më qafë”

  1. Nafije fallxhorja says:

    Hani qepe, hudhra , grosh dhe pini raki skrapari do te cliroheni nga pordhet qe me eren e qelbet do vrasin virusin. Nga Dr Mona psiko-histerikja.

  2. Titi says:

    Ahhh…Mona zonja e pare ….turp te kemi ate zonje te pare…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje