Bilushi i Metës, shpjegon si do rrëzojë murin e Rilindjes para 25 prillit

6 Tetor 2020, 19:40Antena TEMA

Për të gjithë ata që mendojnë se Ilir Meta nuk e mban fjalën e dhënë, Bilushi i Metës shpjegoi sot se si do ta rrëzojë murin e Rilindjes para 25 prillit:

“Të dashur opozitarë.

Presidenti Meta ka detajuar çdo veprim që do të ndërmarrë për çmontimin e murit të Rilindjes deri më 25 prill.

Disa nga masat e marra janë këto.

1-Të skedohen deputetët që votuan ndryshimin e Kodit dhe të kapen një nga një deputetët e opozitës që e votuan.

Secili ka nga unë nga 100 mijë.

2-Do vazhdoj intesivisht takimet me listën e OFL që kam në dispozicion, për t’i garantuar që investimi i tyre tek LSI nuk do shkojë dëm.

3-Lefter Maliqit t’i ngarkohet detyra e Avni Rustemit, dhe pas kësaj do jetë deputet në Berat.

Nëse i ndodh gjë më pas, ne do ta kemi atë ditën e nisjes së revolucionit.

4-Briseida të dorëzojë dekoratën “Bleta Punëtore” që ja ka dhënë Rama dhe të marrë dekoratën “Grenza pickuese” që ja jep Tit Vasili.

5-Monika t’i japë hapësirën e duhur Nora Malajt nëpër TV, që njerëzit të kenë mundësi të përloten.

6-Të shpallen në kërkim gjithë ish- drejtorët e rëndësishëm të LSI që kanë ikur në Perëndim dhe nuk kontribuojnë më.

7-Të mblidhen urgjent fonde që të ridalë gazeta e Fahros, pasi paska 3 vjet që nuk del dhe nuk e kemi kuptuar.

8-Monika të vendosë kandidaturën në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Elbasan, me qëllim që të trembë Taulantin, Ramën, Veliajn dhe Ter Kokën.

9-Tit Vasili të fillojë si analist tek Qim Peka, dhe të trajtohet si gjithë të tjerët.

10-Në rast krize të hidhen në treg rezervat e florit të Krabës së 2001, që i patëm fshehur nga frika  e Doktorit.”

3 komente në “Bilushi i Metës, shpjegon si do rrëzojë murin e Rilindjes para 25 prillit”

  1. Nafija e President palles says:

    Kam qesh me lot me pikat 4,5,7,8, dhe 10.Je fantastik Mero me shkrive.

  2. Faiku says:

    Ky bilushi e ka pyetur te jemen e lefter maliqit çfar e ka lefterin, se ngjajne shume dhe nga trimeria, lere ate kullen pastaj, keshilltari azerbajxhanit, trimit nehat kulles. Çar bohet mor amon, na mbyten mashtruesit.

  3. Koti says:

    Bilushin e ka qejf Mona se e ka të fortë kalemin, bën shkrime të ëmbla…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje