Meta i dehur në emision? Spiropali: Më erdhi keq për gjendjen e tij, uroj të jetë si pasojë e ndonjë dreke kilometrike në Durrës ku ka ngritur shumë dolli dhe jo për shkak të ndonjë raptusi të ri mendor

8 Tetor 2020, 22:39Politika TEMA

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ironizuar deri në kufijtë e fyerjes Presidentin e Republikës Ilir Meta sot gjatë një interviste pë gazetarin Fevziu.

Spiropali e pyetur nëse kur ta kthejë Meta në Kuvend ligjin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor do reflektojnë për konsensus me opozitën, iu shmang pyetjes dhe tha se i vinte keq të shihte Metën në atë gjendje, duke aluduar se presidenti ishte i dehur pas një dreke në qytetin e Durrës.

Spiropali: Doja ta nisja me një narracion spiropalist siç e quan Shkullaku. Por kur dëgjova Metën në këtë intervistë sot më erdhi keq për gjendjen e tij, si deputete, si nënë si qytetare e këtij vendi, dhe dua të besoj që presidenti është në atë gjendje për shkak të ndonjë dreke kilometrike të gjatë sot në Durrës ku janë ngritur shumë dolli pë rrëzimin e qeverisë, dhe jo për shkak të ndonjë raptusi të ri mendor

Fevziu: Çfarë rëndëise ka shkojmë diekt te teza s’ka rëndësi e ha të gjatë aop të shkurtër drekën presidenti…

Spiropali: Ka rëndësi sepse gjuha e dollive që u përdor në të intervsitë që u përmendën armët, u përmendën dhe mbrëmë në një intervistë, është shumë e shmëtuar.

2 komente në “Meta i dehur në emision? Spiropali: Më erdhi keq për gjendjen e tij, uroj të jetë si pasojë e ndonjë dreke kilometrike në Durrës ku ka ngritur shumë dolli dhe jo për shkak të ndonjë raptusi të ri mendor”

  1. k says:

    U degjenerua fare i shkreti.
    Sa turp.Fshatari na perfaqson si komb.

  2. S- New York says:

    Z.RAMA!
    Te jesh I sigurt se,ne rast se Spiropalin e ke vendosur kordinatore per Tiranen ,votat do te pergjysmohen.Si eshte e mundur te vendosesh nje njeri qe eshte nen mesataren intelektuale te zgjedhesve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje