Ky ka për të qenë një dimër i vështirë për familjen Meta

8 Tetor 2020, 11:40Blog TEMA

Nga Dritan Hila

Një nga kërcënimet që bëri Ilir Meta ndaj ndryshimeve të reja të Kodit Zgjedhor, ishte se do t’i shpallte luftë Edi Ramës nga çdo shesh i Shqipërisë.

Mitingu i marsit që shkoi, mesa duket i ka dhënë zemër, dhe beson se me një zinxhir mitingjesh të tillë, mund të destabilizojë vendin dhe detyrojë Ramën që të plotësojë kushtet e tij.

Por ka një problem. I duhen ushtarë që të mbushë sheshet. Pasi për të qenë të saktë, mitingu i marsit ishte një kontribut i përbashkët i LSI me PD.

Gjithashtu edhe në mitingjet e vitit të protestave, ata që mbushnin radhët, nuk ishin skuadra e gatshme që shoqëron Monikën. Por militantët e PD-së.

Madje prania e grupit kaçator të LSI-së, më shumë largonte militantë të PD që uthulloheshin nga kjo prezencë, sesa shtonin radhë.

Shumë prej tyre nuk janë të sigurt se në një situatë bllokimi numrash parlamentarë në legjislaturën e ardhshme, LSI nuk rrëshqet në krahun e socialistëve. Kuptohet, për të mirën e atdheut.

Të njëjtën gjë që premton Meta, tentoi Basha ta bënte vitin që shkoi, por e la pasi protestat nëpër rrethe ishin anemike.

Tani, kur një parti e madhe si PD, me prapavijë ideologjike, traditë dhe mbi të gjitha para dhe pushtet lokal në dispozicion, nuk ia doli të shkërmoqte periferinë, mund t’ia dalë LSI? Duhet të kesh kaluar verën në kampet e Jalës që ta mendosh këtë.

Presidenti mund të ketë dëshirë që ta terrorizojë Ramën, por e ka të vështirë. I mungojnë ushtarët. Dhe mbi të gjitha, PD nuk duket aspak e gatshme t’ia japë hua.

Ndaj në vend që të merret me mitingje fantomatike, do ishte mirë të përgatitet për fushatën dhe ringrinte strukturat në terren. Pasi ky ka për të qenë një dimër i vështirë për familjen Meta.(Dritare.net)

10 komente në “Ky ka për të qenë një dimër i vështirë për familjen Meta”

  1. ????⚖️⚖️ says:

    Më në fund, do të shpëtojmë nga hajdutët me 200 flamuj .

    1. KUJTIM says:

      LIKE FLOLIRI MONA Basha Berisha jan njelloj
      Po neqoftese PD e ndjek prapa LIKE FLOLIRIN,PD
      Do humbasi shum elektorat
      PD nuk ka interes ta ndjeki mbrapa LIKE MONA
      Do jet katastrof per PD
      URIME
      RAMA BURE SHTETI po ben DETYREN

  2. Ilirjan says:

    Dimri I fundit osé Dimri i vetmise se madhe…

  3. cadra says:

    Dritan ti besoj e di mire punen e mitingjeve se te kam pare edhe ne cadrem e Bashes para kryeministrise! po tr marresh edhe gruan dhe gjithe stafin e ti nxjerresh nga dritarja se jane shume me siguri ja mbushni sheshet opozites sic ta mbushi bytheve ty rama tw cilit i beje fresk kur te uleshin kacatoret ne Gjader e me pas ule sumen ne cader kur te hoqi! je shume parimot vella ta kam zili! ti besohesh jo keta te tjeret si tama apo basha! futi nje parti ae te votojme pak me ahume se hajdari! ( jo rudina me kipton besoj) vetem bideja demkoratike mund ta marr me nje black jack!

  4. Miliana says:

    Tik tak ,tik tak,tik tak ora po afron! Do ti paguaj te gjitha nje per nje rrushi i Skraparit!I madhi zot ka thene :C’fare kerkon me Ilir Meta,Kryeminister u be,Kryetar Kuvendi po,President po edhe pse ishte shpallur ne kerkim si hajdut ordiner e pervetesues i 1/3 se prones publike zaptuar nga Monika Sihanuku!Do tu shkerdhejme nenen pat deklaruar ajo femer me hormone burri!

  5. Shenjestra says:

    Dritan! PD-ke edhe mund t’i jap ushtar Metes per mitingje se ata jane budallenj.Ata jan si puna e asaj nuses,per inat te vjerres do shkoi te fle me mullixhin. Prandaj,me qe i gerryen inati qe kane me Edi Ramen,nuk do reshtin pa i dhen ushtar mercenar Metes.Meta me te meta mendore,me keta mercenar eshte e “sigurt te rrezoi” Edi Ramen.Vertete,dimri per Meten do jet shume i veshtire dhe shume i ftohet.

  6. ce says:

    Koha e mitingjeve pompoze delirante ne pallatin Asllan Rusi ka mbaruar nje here e pergjithmone per Nafije dybekun e leshilikes. . Qindra lriste te hardallosur nga droga e haremit te piset dhe degjenerues te Jales te eksituar ne kulm duke brohoritur liderin ne mes te salles se pallatit duke imituar Fyrherin e Rajhut te Trete. tani me ne fund leshelija iku per lesh dhije bashke me sharebajgat e kampingut me te turpshem te planetit ne Jale.

  7. KUJTIM says:

    LIKE FLOLIRI MONA Basha Berisha jan njelloj
    Po neqoftese PD e ndjek prapa LIKE FLOLIRIN,PD
    Do humbasi shum elektorat
    PD nuk ka interes ta ndjeki mbrapa LIKE MONA
    Do jet katastrof per PD
    URIME
    RAMA BURE SHTETI po ben DETYREN …………..

  8. Juliano says:

    Qar i ka ndodhur qiftit te mikut qim peka, qifti meta mona as dhe njihere s’kane qene qift, te dy ishin ne gare kush ben lek me shume. Ky per ta eshte dimri i fundit, shoresojm dhe urojm qe se shpejti te shperngulen tek resort 313. O termet ku je, qe bie e sbie ne lalez, ku krimi vetem ne ate vend, i ben shantazh atij populli perqark duke i trguar se ne jemi e do jemi prap. Ky per vete meta, ka kohe qe ne presidence ben si bente enveri me ushtaret e gardes palaçolleqe prej njeriu me depresion te halucinacioneve qe po vijne e po e marrin. Sigurisht qe ne mendje i kalojne shantazhet dhe vrasjet, prandaj ka filluar e ben teater ne presidence, ku tallet europa me karagjozin qe perfaqeson shqiptaret. O zot shpeto ate dhe ne, duke e mare e çuar tek te shumtet, gjynahet e tij i di populli dhe populli e ka amanet qe te jete dimri i fundit.

  9. Dridhe Like, se na fike says:

    “Dimër i Madh” ka për të qenë për ta, me vërte Hila.
    Më saktë:
    “Dimri i vetmisë së madhe”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje