Një popull i marrë që është dashuruar marrëzisht pas marrëzisë

9 Tetor 2020, 09:28Blog TEMA

Nga Mentor Kikia 

Mbrëmë emisionet(debatet) televizive i ishin kushtuar, si gjithmonë, politikës. Rama-Meta-Basha…

Përtej sherreve në ekrane, në rrjetet sociale tifozeritë respektive vazhdonin të betejën me “mish e me shpirti”.

Kush do fitojë, kush do e hajë, kujt do ia fusim…

E “detyrova” veten dhe lexova një numër të madh komentesh nën disa lajme të tilla, pra me Ramë, Bashë dhe Metë.

Një lukuni njerëzish që shaheshin mes tyre si mbështetës të njërit apo tjetrit.. Sa më shumë më pështiroseshin, aq më shumë nxitesha të lexoja, për të kuptuar se deri ku mund të shkohet.

Nuk besoj se ishin të gjithë nga ata komentuesit me pagesë. Kishte aty nga komentet që përpiqeshin të replikonin me një lloj etike me njëri-tjetrin, e të tjerë që fjalën më të kulturuar kishin “këlysh” dhe “lëpirës”.

Pyetja që më shkoi ndërmend ishte: Po mirë, ky është halli më i madh i shqiptarëve, pra të shahen e të pështyhen duke mbështetur secili një politikan?

Faji i parë është i medias që u hedh “qenve” vetëm këto kocka, nga e hëna në të premte, nga emisioni “mirëmëngjes”, deri tek “natën e mirë.

Por fakti ka treguar se kopeja këtë ushqim preferon dhe media gatuan sipas preferencave.
Po vetë njerëzit, a nuk mund ti shpenzojnë energjitë e tyre për të tjera probleme?

Papunësia, korrupsioni, zhvatja e pasurivë kombëtare, shkatërrimi i mjedisit, niveli i shkollës, edukimi i fëmijëve dhe të rinjve etj etj. Edhe nëse dikush guxon të ngrejë çështje të tilla në këtë mejhanen e madhe debatuese, diku dikush do të dalë ti thotë se ti je këlysh i atij apo këtij, dhe të gjithë sulen pas këlyshërisë.

Duket sikur këtë popull e kanë dehur, e kanë trullosur duke i hedhur ndonjë kimikat natën me dron, për të transformuar në një qënie pa dinjitet, pa interesa, pa parime e pa objektiva.

Duke e shndërruar në një turmë që të nuk merret kurrë me problemet e veta, por të lufton e është gati edhe të vritet, sikundër është vrarë në fakt, vetëm për partitë dhe politikanët.

Kush mendon ndryshe nga turma, ja tek e ka kufirin, trastën në kurriz dhe të ikë! Njerëz, tunduni dhe zbrisni në tokë, kuptoni se jeta dhe problemet tona nuk janë vetëm PD-PS-LSI, apo Rama-Basha-Meta.

Nëse mbeshtesni njërin apo tjetrin, shpreheni këtë vullnet kur të vijnë zgjedhjet dhe kaq. Nëse mendoni se zgjedhjet janë vonë, dilni në rrugë e rrëzojeni.

Boll e shqyet njëri-tjetrin për ata që, të gjithë bashkë, na shqyjnë ne të gjithëve së bashku.

2 komente në “Një popull i marrë që është dashuruar marrëzisht pas marrëzisë”

  1. Kola says:

    Ky eshte nje shkrim qe duhet te na beje te gjitheve ti veme gishtin kokes. Kikia le te perpiqet sa te doje te argumentoje faktin se banditet e politikes po bejne te pamunduren per te krijuar shtabet e tyre te revoltes, por une kam mendimin e patundur qe si rralle komb tjeter, popullin tone po e bren mercenarizmi. Pra, une difektin kryesor e shoh kryesisht ne popull, me shume se tek partite politike te cilat jane pjella te tij. Nje popull dinjitoz, do kishte bere namin e s’do e pranonte Meten President, pasi bemat dhe krimet e tij diheshin nga i madh e i vogel.

  2. aleko says:

    Nje popull qe asnjehere nuk di cfare kerkon, nje popull qe e ka hedhur dashurine tek partite politike dhe udheheqesit e tyre,njen popull qe me teper se aftesise ,punes se ndershme dhe perkushtimit per nje jete men te mire per familjen dhe shoqerine , beson verberisht , duke ju dorezuar i teri fizikisht moralisht , psikologjikisht dhe menderisht partis dhe udheheqesit te tij te zemres, se keta jane te vetmit qe rregullojne jeten e tij.Duket sikur dashurise se dikurshme te popullit per partine dhe sh. Enver eshte zbehur nga dashuria e popullit ne keto kohe te bukura te demokracise per Berishen , Lulin e Metushin e Ramushin me kompani..qe per tridhjet vjet me radhe u kane hipur ne qafe dhe nukm kane nderment tu zbresin deri ne vdekje..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje