ANALIZA: Partia presidenciale e Ilir Metës

10 Tetor 2020, 11:24Politika TEMA

Shqipëria nuk meriton të hyjë në familjen europiane. Tani jo, të shohim për më vonë.

Dhe jo se nuk ka plotësuar ndonjë detyrim apo detyrë shtëpie, sepse me këtë punë merren zyrtarët e Komisionit Europian në Bruksel, e pas tyre dhe burokratët e vegjwl të aparateve në secilin  shtet, që hartojnë raportin për vendimarrësit në Këshillin Europian.

Shqipëria nuk mund të pranohet në BE edhe sepse përveç Gjykatës Kushtetuese, nuk ka institucione, edhe kur këto i ka të plotësuara formalisht.

Opozita ka dy vjet që ka djegur mandatet dhe ka hedhur në kosh besimin e votuesve për t’i përfaqësuar në Kuvend.

Shumica është e vetme, si në pushtetin qëndror dhe në atë lokal.

Mund të ishin këta faktorë që do të ndikonin gjykimin e çdo europiani të zakonshëm për të na thënë “Jo” tre herë në ditë çdo ditë të vitit.

Por jo, deri tani nuk ka qenë kjo arsyeja edhe për më skeptikët.

Dhe problemi nuk qëndron te euroskeptikët, por te vetë shqiptarët.

Me sa duket kështu ka qenë që në kohën e Skëndërbeut dhe kështu vazhdon të jetë edhe sot.

Shqipëria tani nuk ka as president, edhe pse formalisht nuk ka asnjë mungesë personeli në Presidencë.

Shqipëria tani ka një parti presidenciale dhe Ilir Meta ka dalë nga roli i tij kushtetues.

Ilir Meta është një politikan me një karrierë të gjatë, me vetitë dhe defektet e veta karakteriale dhe të sjelljes, por si politikan ka mbijetuar për tre dekada në skenën politike, ka fituar, humbur, përfituar thuajse të gjithë postet më të rëndësishme të shtetit (përveç atij të ministrit të Brendshëm, që një zot e di pse i ka mbetur peng në karrierë siç thonë thashethemet e korridoreve dhe lajmet e portaleve pranë tij).

Pra, si politikan Ilir Meta ka një karrierë të pasur. Si politikan, Ilir Meta ka qenë kryeministër, zëvëndës-kryeministër, ministër, kryetar Kuvendi, në shumë momente të vështira, në shumë situata krizash politike, brenda ish- partisë së tij socialiste, brenda skenës politike e brenda institucioneve më të larta ta shtetit.

Në tre dekada asnjëherë, me përjashtim të fluturimit në Kuvend kur u miratuan ndryshimet Kushtetuese dhe Kodi zgjedhor në 2008, Ilir Meta nuk ka dalë nga roli i karriges që përfaqësonte.

Edhe atëherë, Ilir Meta ishte thjesht një deputet dhe kryetar i një partie të vogël që po luftonte një padrejtësi ndaj asaj që mendonte asokohe ndaj partisë së tij.

As gjatë luftës për kryetar FRESSH-i në 94, as gjatë mocionit të Nanos, në 96, as pas 14 shtatorit ku u dogj e plaçkit Kryeministria, as gjatë luftës së ashpër për kryetar PS-je në 1999, as gjatë katarsisit të Nanos në 2000-2001 e pak më pak pas 21 janarit 2011, që pasoi videon e tij me të ndjerin Dritan Prifti, as pas marrëveshjes Rama-Basha të 17 majit 2017 kur realisht kërcënohej ekzistenca e LSI-së, Ilir Meta nuk ka patur një sjellje kaq agresive politike, një dalje jashtë detyrës së tij si president ku mbizotëron instinkti i politikanit mbi atë të shtetarit.

Prej më shumë se një viti e gjysëm, me pushime të shkurtëra, presidenti i Republikës Ilir Meta po sillet si kryetar partie në Presidencë, ku në mëngjes shan Edi Ramën në Facebook, paradite del poshtë dritareve në Bulevard para Kryeministrisë, pasdite i del tek oborri i PS-së, dhe në darkë një herë në dy ditë në çdo ekran të mundshëm televizioni.

Presidenti deri tani është mbrojtur nga akuzat duke thënë se po mbron Kushtetutën dhe shtetin ligjor ndaj një qeverie abuziviste.

Nëse shohim vetëm dy javët e fundit të qëndrimeve të presidentit Ilir Meta, ato kanë goditur dy nismat kryesore të Qeverisë, atë të rritjes së pagave dhe atë të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Aq fort sa edhe Lulzim Basha, që ka nisur tashmë fushatën me takime të përditshme në vend duke denoncuar aspektet e ekonomisë anemike shqiptare të periudhës post tërmet e post Covid, në krahasim me Metën ngjan si një ministër i kabinetit Rama.

Një ditë pasi Rama prezantoi projektin për rritjen e pagave dhe pensioneve, ai që i bëri oponencë nuk ishte Lulzim Basha, por Ilir Meta.

Presidenti ia ktheu Ramës se nuk ishte e vërtetë që kjo është rritja me e madhe e pagave, por se rritjen më të madhë të pagave e ka bërë qeveria e Berishës.

Ditën që Kuvendi do të votonte dhe më pas votoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Ilir Meta nuk rreshti së godituri Ramën dhe çdp deputet që votoi, ndërkohë që Basha pothuajse nuk u mor fare me votimin në Parlament por vazhdoi takimet nëpër lagjet e Tiranës.

Për një alien që do të zbriste në Shqipëri dhe do të donte të kuptonte çfarë po ndodh në këtë vend, vështirë se do të zbulonte që Ilir Meta është president i Republikës, por do të mendonte se vendi është në prag zgjedhjesh, ku presidenti është udhëheqës i opozitës.

Sidomos kur do të dëgjonte kreun e shtetit të flasë për përmbysjen e madhe në 25 prill.

Ilir Meta është në të gjithë të drejtën e tij të kritikojë Qeverinë, të kritikojë kryeministrin, ta akuzojë për lidhje me krimin dhe me korrupsionin. Por jo si president i Shqipërisë.

Presidenti është posti më i lartë i piramidës së shtetit, ku ai që zgjidhet ka përgjegjësi dhe përfaqëson edhe ata që kanë votuar Edi Ramën kryeministër, aq sa kanë qenë dhe aq sa kanë mbetur, nëse vertetë mendon se shumica nuk është më shumicë.

Presidenti në një Republikë parlamentare nuk ka fuqi ekzekutive, ka kompetenca të kufizuara dhe një rol ceremonial.

Eshtë e vërtetë që shpesh herë postit fuqitë ia jep apo ia rrit edhe personi që ushtron detyrën.

Por sikurse ka komptenca, presidenti ka edhe kufizime. Dhe kufizimet të shkruara apo të nënkuptuara të marrëdhënies institucionale, sjelljes në publik dhe në aktivitetin e përditshëm nuk e lejojnë Ilir Metën të dalë verbalisht çdo ditë kundër kryeministrit të vendit, kushdo qoftë presidenti dhe kushdo qoftë kryeministri.

Në të kundërt, në mos vetë ai, dikush duhet të shpëtojë presidentin Ilir Meta nga politikani Ilir Meta, në mënyrë që në Presidencë të zgjidhet një tjetër person që të mos jetë as noter i qeverisë, por as skifter kundër saj.(SI)

13 komente në “ANALIZA: Partia presidenciale e Ilir Metës”

  1. xhoxhi says:

    Janë ndëruar gjithë ata presidentë për këto 30 vjet por president më k,,e se ky nuk kemi parë dhe skemi për të parë.Mund të mos jesh shumë i aftë por njeri duhet të jesh pa tjetër.Ai nuk punon si president por si njeri i një partie fantazmë ku selinë e ka në presidencë.Duke dëgjuar gjithë këto marëzra si nuk ka një reagim nga populli nuk e di jo vetëm për këtë pykë po për gjithë politikanët si tipi Klosi që Corona-19 përhapet nga valët e zërit ose Basha që nuk din të bëjë mbledhje e zbritje….Popull zgjou se po u zgjove ti ata do ikin vetë nga ai post që kanë…

  2. Loni says:

    Me ne fund doli nje gazetar ta demaskoje hajdutin dhe ti tregoje rolin e vendit te punes.

    1. Nje qytetar says:

      Doli o Loni , doli, por nuk eshte i vetmi sepse analizen me te sakte ja ka bere e ja ben Ilir Mutit, i madhi M. Baze. Kurse ky artikull shkruesi i sotem nuk ka vene as emrin. Sie duket , ka frike dhe ndoshta ka te drejte sepse Ilir Meta eshte kriminel .

  3. Endri says:

    IM eshte tipik politikan ballkanas: injorant, pa pike vizioni, i pa skrupullt, pa asnje vlere morale dhe hajdut ne ADN. Nje nga arsyet ose ballkani nuk perparon eshte se dominohet nga keta lloj politikanesh

  4. Drini says:

    Presidenti në krizë .
    Kërkohet një president.

    1. Elio says:

      Duhet nje shaban qosje ta kerkojme neper shpella

  5. Elio says:

    Ne Tiranë maloket fshatar kane ardhur eshte normale dhe ne shtet te kete injorant dhe hajdut te ketij kalibri

  6. Nje qytetar says:

    Doli o Loni , doli, por nuk eshte i vetmi sepse analizen me te sakte ja ka bere e ja ben Ilir Mutit, i madhi M. Baze. Kurse ky artikull shkruesi i sotem nuk ka vene as emrin. Sie duket , ka frike dhe ndoshta ka te drejte sepse Ilir Meta eshte kriminel .

  7. Lush berbali says:

    Ne ate rol kerkohen burra,burra te mire,te urte,te mençur.
    Jo hajdute.Jo budallenj.Jo kriminele.
    Besoj se ne politike keta njerez mungojne dhe qe nga sot e ne vazhdim duke marre si shembull Ilir Meten çdo hajdut mund te behet president.
    Dhe ta dini : nje hajdut rruge ka me shume dinjitet se nje president apo dhe se nje politikan.

  8. Aleksander says:

    Rrok Pjeter Lleshi e ka pa pi me got uijt Rakin
    e ka pas men ma shum se ju.
    Ma si ka pa pi.
    Mos e pi kur nuk ta ba.

  9. Roland says:

    O ilir o gruaqir…kaq …se nuk ka surrat ta komentosh me shume….monikqir..hajdut

  10. zdrypi katunari ne qytet ,kombi eshte ne rrezik says:

    Ilir Meta kokrra e katunarit

  11. Pensionist says:

    Ilir meta ben ato, qe di. Ato qe ai di me mire, jane poshtersite, per te cilat shquhet, mbasi i ka rene ”bixha”. Pa bere asnje dite pune ne ”profesionin” e tij, (a e dine shqiptaret se cfare di te beje lili?!), pa hedhur kurre firme ne nje bordero, ai ngjitet lart e me lart ne politike, derisa u be kryetar i shtetit. Kurre mos ardhte nje kryetar shteti per Shqiperine si ky mburravec dhe dordolec njekohesisht, i pasuruar si askush, i akuzuar si askush, perfitues si askush tjeter. Vajza e tije minorene behet ”zonja e pare” e shqiptareve, gruaja deputete dhe kryetare e nje partie pazari, femijet i studion ne Angli…dhe i digjet shpirti per shqiptaret!
    Nje turp per nivelin e popullit tone, qe nje dordolec vertit vendin ne emer te popullit, ndersa gjithcka e ben per te mbrojtur interesat e tij egoiste dhe pasurore. Sot e ka shnderruar Presidencen e vendit ne cerdhen e opozites organizate terroriste te shqiperise dhe i ben shantazh kryeministrit. Eshte bere aktualisht defacto kryetar i opozites destruktive.
    Kur do te marrin fund keta horra?! Dje terrorizonte ministrin e partise private te tij, te ndjerin Dritan Prifti, qe ky burre i paster, i drejte dhe larte t’i bente nje vend ne postin e drejtorit, kur ky kishte vetem 8 klase shkolle dhe nga ana tjeter bente afere per fitimin e 700 mije euro me bllok ne dore, sot kerkon te marre peng vendin, duke perdorur njerez te dale boje si vetja e tij!
    I ka zene syte babezia, makuteria, pangopesia, xhelozia dhe idiotizmi. Nje burre i civilizuar, nje personalitet autoritar, nje kryetar shteti qendron ne postin e tij. Perfaqeson unitetin e kombit dhe nuk ben kurre percarje. Nese qeveria sot eshte e keqe, ja, erdhen zgjedhjet dhe populli vendos.
    Sjellja e ketij njeriu eshte jashte normales. Dikur tha ne Lezhe: populli te marre armet dhe te mbroje me arme votat! Ky eshte njeriu i Ҫepanit me te cilin mburret per te kaluaren e te pareve te tij, burra te vertete te lirise dhe perparimit. Eshte koha jo te mburremi me te kaluaren, por te jemi te perulur, bashkepunues, te drejte, te thjeshte dhe me zemergjeresi, jo t’i thuhet kryeministrit njeri pa atdhe, pa moral, perfaqesuesi i kokoshkave e te tjera fjale, qe nuk jane te denje per nje njeri te zakonshem. Turp i paimagjinueshem per jje kryetar shteti si ky!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje