Denoncimi i PD, reagon këshilltari i Veliajt: PD-ja ose është orakull që parashikon tërmetet ose është kthyer në agjenci imobiliare

10 Tetor 2020, 15:23Politika TEMA

Bashkia Tiranë ka reaguar sërish pasi zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, publikoi një dokument prokurë të datës 6 dhjetor 2011, ku pretendon se pronarja e shtëpisë, Fatime Joca, i lejon Tatjana Lakes të kryejë veprime me bashkinë.

Sipas bashkisë bëhet fjalë për një prokurorë të posaçme të lidhur 9 vite më parë, ku Tatjana autorizon Fatimen për të shitur shtëpinë e saj dhe jo që kjo e fundit të marrë pagesën e dëmshpërblimit të tërmetit në bashki.

Kodi Civil në nenin 64 dhe 71 e përcakton mjaft qartë kuptimin e përfaqësimit me prokurorë të posaçme, që në rastin konkret është vetëm shitja e shtëpisë dhe jo çdo veprim.

Lidhur me këtë, zëdhënëses së PD i është përgjigjur këshilltari për mediat i Bashkisë së Tiranës, Renato Kalemi.

“Pasi mashtroi dje paturpësisht, me zë dhe figurë, duke na e shitur znj.Tatjana Lake si znj.Fatime Joca, sot spikerja e PD vazhdon të na hedhë hi syve, duke publikuar një dokument ku thuhet se Fatimja e ngarkon Tatjanën që t’ia shesë shtëpinë. Por, në këtë dokument nuk thuhet kund që Fatimja na ngarkon Tatjanën që të aplikojë për të përfituar nga programi i rindërtimit. Madje, ky dokument ka datën 6 dhjetor 2011! Tani: Ose PD-ja është orakull që parashikon tërmetet, ose është kthyer edhe në agjenci imobiliare! TURP!”, shkruan Renato Kalemi.

3 komente në “Denoncimi i PD, reagon këshilltari i Veliajt: PD-ja ose është orakull që parashikon tërmetet ose është kthyer në agjenci imobiliare”

  1. Supreme Fyrher says:

    Muti i pergjigjet mutit.

    Qelbesirllek ne cdo ane.

    Ju meritoni Ali Pashen ose Hitlerin qe te veje gjerat ne vije ne kete vend.

  2. kastro says:

    Duket se vemjet e politikes pasurohen nga te kater anet.Edhe te rij ne moshe edhe pasunare.keshtu si dashnori i ri i grides,ai 1/2 femer me shoke.kane nuhatje,perfshi kete ina rrospine,qe i mbeti miktofoni ne goje.Me se paguajne keto monstra,qe u ecen mbroth puna e parave ! Ne e dime,qe pa para nuk te qas askush,perfshi Lulushin !

  3. Xha Beqo says:

    Aguensi bilare e cfar bilareje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje